Ne keto 10 qytete europiane punohet me pak se kudo tjeter

1.Parisi

Surprize! Parisienet kane orarin me komod ne bote. Sipas nje raporti te Bankes UBS, qe analizon punen dhe modelet e fitimit ne 71 qytete neper bote, banoret e kryeqytetit francez punojne 1,604 ore ne vit.“Ata qe duan te kene sa me shume kohe per veten, duhet te marrin ne konsiderate faktin te jetojne ne Paris, ku njerezit punojne 35 ore ne jave dhe kane 29 dite pushime te paguara”, shkruajne analistet e UBS.

Franca i sanksionoi keto rregulla ne vitin 2000, duke zyrtarizuar 35 ore pune ne jave, per te inkurajuar kompanite te punesojne me shume njerez. Reformat e ndryshme i kane zbutur keto rregulla me kalimin e kohes. Ato duket se jane ende efektive ne mbulimin e oreve mesatare te punes. Per kontrast, Hong Kongu eshte nje nga vendet ku njerezit punojne mesatarisht 2,606 ore ne vit, ose 50 ore ne jave.

2.Lioni

Ashtu si Parisi, qyteti francez i Lionit krenohet me nje orar te shkurter pune.

Njerezit ne Lion punojne mesatarisht 1,631 ore ne vit, duke e bere qytetin e dyte ne bote per kohen ne pune. Po ashtu, ata kane 29 dite pushime te paguara ne vit.

3.Moske

Harrojeni per nje moment politiken dhe krizen ekonomike dhe mendoni kete: Banoret e kryeqytetit te Rusise kane nder oraret me te shkurter ne bote: 1,647 ore ne vit dhe 31 dite pushime te paguara.

4.Helsinki

Per ata qe kerkojne nje orar te shkurter dhe pak stabilitet politik keshillohet te merret ne konsiderate Helsinki, me nje mesatare 1,659 ore ne vit. Pushimet e paguara jane 29 dite. Sipas nje raporti te Forumit Ekonomik Boteror, Finlanda eshte konsideruar nje nga vendet me te mira ne bote per pergatitjen dhe trajnimin e fuqise punetore.

5.Vjene

Ne qytetin austriak, me nje popullsi 1,8 milione banore, punohet mesatarisht 1,678 ore ne vit, me 27 dite pushime te paguara. Sipas “Economist Intelligence Unit”, Vjena eshte konsideruar qyteti i dyte me i mire ne bote per te jetuar, pas Melburnit ne Australi. Qyteti ka nje reputacion per standarde te larta jetese, infrastrukture te qendrueshme dhe nje sistem te mire shendetesor.

6.Milano

Milano eshte i njohur si nje nga qytetet me te rendesishme te modes ne te gjithe boten, ku çdo vit zhvillohen sfilata. Milanezet i gezohen nje ekuilibri te mire pune-jete, me vetem 1,691 ore ne vit.

7.Kopenhagen

Kryeqyteti i Danimarkes krenohet me rruget miqesore te biçikletave dhe restorantet e cilesise se pare. Banoret e qytetit punojne mesatarisht 1,697 ore ne vit. Nuk eshte çudi qe Danimarka renditet vazhdimisht nder vendet me te lumtura ne bote nga Kombet e Bashkuara.

8.Luksemburgu

Ky qytet i vogel i pasur ka fituar reputacion duke u bere nje nga parajsat fiskale per kompanite boterore. Por zyrtaret do te preferonin ndoshta qe njerezit te perqendroheshin me shume ne ruajtjen e ekuilibrit mes punes dhe jetes. Ne Luksemburg punohet mesatarisht 1.703 ore ne jave; 32 dite pushime te paguara ne vit.

9.Vilnius

Kryeqyteti i Lituanise vleresohet per arkitekturen e tij historike dhe nje orar te shkurter pune gjate javes; mesatarisht 1,716 ore ne vit dhe 30 dite pushime te paguara.

10.Brukseli

Kryeqyteti belg eshte epiqendra e politikes europiane, qe pret takime te lidereve te Europes dhe Komisionit Europian. Me gjithe keto aktivitete, Brukseli ka nder oraret me te shkurtra te punes krahasuar me kryeqytete te tjera europiane, mesatarisht 1.717 ore ne vit.Megjithate, punemarresit marrin nje numer me te paket dite pushimesh te paguara krahasuar me vende te tjera ne Europe: 18 dite ne vit.