Ne Kosove jane nostalgjike per Enver Hoxhen

Lidhur me artikullin:

Pavaresisht trashegimise se kobshme dhe urrejtjes mbizoteruese ne Shqiperi, figura e diktatorit Enver Hoxha nderohet nga komunistet ne Ferizaj te Kosoves, si dhe nder komuniste te shteteve te tjera.

Pak minuta larg qendres se qytetit te Ferizajt, ne ndertesen e gjimnazit te pare te vitit 1938 ne kete qytet, mes shkurresh dhe pemesh qe bejne hije, ndodhet zyra e Frontit Popullor per Kultivimin e Vepres se Shokut Enver Hoxha.

Sekretari i kesaj organizate, Agim Xhigoli rreth te 60-ave, hap deren e Frontit dhe perpara shfaqet nje bust rreth nje meter i larte i vendosur ne balle te dhomes. E tere dhoma eshte e mbushur me fotografi.

2

Nje pjese e tyre jane fotografite ikonike te Enver Hoxhes, udheheqes i Shqiperise qe pas Luftes se Dyte Boterore, nga viti 1945 deri ne vdekjen e tij me 1985.

Vite me pare publiku i Shqiperise u trondit me pamjet qe dolen nga Salla e Kuqe e Pallatit te Rinise ne Prishtine te nje mbledhjeje perkujtimore te hoxhaisteve kosovare, ku Enver Hoxhes i thureshin lavde e i permendeshin sukseset e udheheqjes se tij.

Madje, duartrokitjet e gjata qe shoqeroheshin me thirrjet e emrit te tij qe te kujtonin pamjet e mbledhjeve te kongreseve te punes se PPSH-se, sigurisht ne Shqiperi, nuk lane shije aspak te mire.

Kosovaret jane te njeanshem kur vjen puna te udheheqesit e Shqiperise. Pa i perjetuar ne lekuren e tyre politikat qe burreshtetasit e Shqiperise mund t’i ndjekin, kosovaret apriori krijojne simpati per ta, duke i konsideruar si burreshtetas te kombit ne pergjithesi dhe jo si zyrtare me funksione e pergjegjesi te caktuara.

Per kete arsye, kur vjen puna te figura e Enver Hoxhes, shqiptaret e Kosoves nuk kane emocion per sa i perket jetes ne kohen e tij, ata e shohin ate vetem ne nivel makro te politikes e historise dhe me shume nga aspekti i aktivitetit te tij nacionalist.

3

Agim Xhigoli, i cili ngjan me i ri se mosha e tij, ndoshta edhe ngaqe ka qene notar dhe merret ende me sporte, tregon se Fronti ne Ferizaj u themelua ne vitin 2000.

“Enver Hoxha ishte frymezuesi dhe ideatori i te gjitha levizjeve per çlirim dhe bashkim kombetar”, tregon sekretari i Frontit, duke sqaruar anet me te forta te Enver Hoxhes.

Per te, Enver Hoxha ishte i dinjitetshem dhe para tij “dridheshin armiqte e lindjes dhe perendimit”.

Xhigoli nuk thote vetem fraza letrare per njeriun me te rendesishem, sipas tij, te kombit shqiptar, por permend zhdukjen e analfabetizmit dhe elektrifikimin e vendit po ashtu.

Por ajo qe eshte me e rendesishmja per te, eshte ruajtja e Shqiperise siç eshte sot.

“Ne ate kohe, jeta mund te kete qene e veshtire per shqiptaret, por duke e pare nga sot, eshte e qarte qe Shqiperia e ka ruajtur sovranitetin per shkak te Enverit”, sqaron ai per Gazeta JNK.

Sekretari enverist thote se Fronti Popullor per Kultivimin e Vepres se Shokut Enver Hoxha ne Ferizaj ka leshuar deri me sot rreth 5000 libreza anetaresimi dhe te pakten 300 prej tyre disponohen nga anetare aktive.

Ndonese Xhigoli ishte qytetar i Jugosllavise, ai e urrente ate. Ai shpjegon se ne ate kohe kishte vetem dy mundesi, ose ishe titist ose enverist, “natyrisht, ne shqiptaret e Kosoves nuk mund te beheshim me Titon, por me Enverin”, shpjegon ai.

Ndryshimin e sistemeve nga ai socialist ne kapitalist, sekretari e sheh si te rrezikshem per njerezit, mirepo shpreh bindjen se socializmi do te vije perseri. Madje, thekson se “Enver Hoxhen s’mund ta ngjallim, por socializmi ka me ardhe prap”.

4Korrupsioni qe sot ze vend ne te gjitha ballinat e te perditshmeve, sipas Xhigolit, ne Shqiperi nuk ka ekzistuar kur ishte gjalle Enver Hoxha.

“I vetmi vend ne bote ku nuk ka pasur korrupsion ka qene Shqiperia ne kohe te Enverit. Ata kane mesu ne shkolla per korrupsionin ne vendet tjera te botes se ne Shqiperi s’ka pase korrupsion, e tash…?” – hap syte sekretari si per te treguar se pyetja e tij eshte retorike.

Ai thote se e çmon sistemin socialist ne pergjithesi, per mbrojtjen qe u bente qytetareve te vet. Xhigoli shpjegon se edhe duke qene brenda Jugosllavise, qe per te paraqet nje entitet shtypes, jeta e dinjitetshme e punetoreve mbrohej.

“Ja per shembull” – thote ai – “atehere ke mund me marre kredi sa te duash por bankat kane mund me t’i ndale vetem 30% te te ardhunave, e sot ta marrin krejt rrogen edhe vijne senet ne shpi t’i marrin”, perfundon ai duke tundur koken si me njefare deshperimi per ate se si njerezit nuk arrijne te kuptojne thjeshtesine e asaj qe shpjegon.

Nderkohe qe Xhigoli shpalos mendimet e tij rreth Shokut Enver dhe socializmit, dhoma ku ndodh biseda eshte e sterngarkuar me flamuj te Shqiperise socialiste qe karakterizohen me yllin pese-rremesh ne mes te flamurit, me fotografi te aktiviteteve te ndryshme te Frontit Popullor per Kultivimin e Vepres se Shokut Enver Hoxha, simbole te socializmit e banera me thenie te Enver Hoxhes.

Te gjitha keto nen hijen e rende te bustit te ftohte, te bardhe te Enver Hoxhes, qe sheh i vrenjtur mbi ate qe ka lene pas.

Xhigoli nuk heziton ta rreshtoje Enverin si njeriun me me ndikim ne shekullin 20, bashke me Nelson Mandelen madje, me Stalinin, me Che Guevaren. Por ai e dallon Enverin nga te tjeret. “Ai ishte i pandryshueshem ne mendime, i pathyeshem, nuk ia zgjaste qafen askujt”, shprehet Xhigoli per idhullin e tij.

5Nderkohe qe Titon, si socialistin fqinj te Enverit, e sheh si joparimor. “Ai ishte me krejt, s’kishte parime si Enveri”, vazhdon sekretari enverist.

Daljen nga pakti i Varshaves qe ndodhi ne vitin 1968 per shkak te mosmarreveshjeve rreth konfliktit kinez-sovjetik dhe pavaresisht faktit se Shqiperia socialiste merrte ndihma domethenese nga Bashkimi Sovjetik, Xhigoli e sheh si deshmi te parimeve te forta te Enver Hoxhes.

Kjo ngjarje ka bere qe udheheqesi komunist i Shqiperise te gezoje reputacion te mire te shume shtete dhe organizata socialiste te kohes. Madje nje simpati e tille vazhdon te kultivohet edhe sot.

Qartazi adhurimi per figuren e Shokut Enver i ka mbijetuar dekadave jo vetem ne Ferizajn e veçuar ne Kosoven e vogel, por edhe ne vende me serioze e qe zene siperfaqe te medha ne harten e planetit.

Me nje kerkim te thjeshte ne internet mund te gjenden lista te partive komuniste hoxhaise si dhe debate mbi ate se çka eshte hoxhaizmi.

Partia e Punes se Iranit eshte nje nga ato parti qe u rreshtua me Shqiperine gjate konfliktit kinezo-sovjetik. Platforma Komuniste ne Itali e formuar ne vitin 2008 poashtu identifikohet me hoxhaizmin. Lista vazhdon ne vende te ndryshme ne te gjitha kontinentet e botes.

Madje disa parti komuniste te sotme, siç eshte Partia Komuniste e Spanjes, qartazi shprehin admirim dhe ngrejne lart figuren e Enver Hoxhes.

I pyetur se kush eshte me afer Enver Hoxhes nga partite qe veprojne ne Kosove, Xhigoli u shpreh “me shiku me platforme, nese jane te verteta ato qe i thone, atehere Vetevendosja eshte me afer ideve te Enverit”.

Mirepo ai e sheh Hashim Thaqin si figuren politike me te suksesshme dhe me afer Enverit nderkohe qe na tregon nje fotografi te tij dhe Kadri Veselit ne mesin e shume fotografive te veprimtareve komuniste qe mban zyra e Frontit.

Se fundmi ne Britanine e Madhe pati bere buje nje citim i Enver Hoxhes nga ana e Jeremy Corbin, udheheqesit te laburisteve, i cili ne ndejen e krishtlindjeve te Partise Laburiste tha se “ky vit do te jete me i veshtire se viti i kaluar” dhe kete fjali ia atribuoi “liderit te ashper”.

Kjo ngjalli reagime te shumta qofte ne Britani te Madhe po ashtu ne Shqiperi. Zyra e Corbyn sqaroi me vone se fjala ishte per nje shaka.

Enver Hoxha akuzohet se eshte pergjegjes per vrasjen e te pakten 5000 njerezve dhe burgosjen e internimin e dhjetera mijera te tjereve, duke u konsideruar si nje nga diktatoret me te eger komuniste ne bote.

Ne nje interviste te disa viteve me pare per Enverin, Remzi Lani, nje ekspert i medias nga Shqiperi, tha me shpoti: “Krahasuar me Enver Hoxhen, Çaushesku ishte demokrat i madh”.

E me gjithe kete, adhurimi per te vazhdon, jo vetem ne Shqiperi, por edhe perreth saj, dhe nuk perfundon ketu, por vazhdon te shperndahet pertej oqeanit Atlantik e atij Paqesor, duke mberritur ne te gjitha skajet e botes.

Nderkohe, shqiptaret jane ne perpjekje te vazhdueshme per daljen nga traumat dhe demet qe ka lene periudha e te ashtuquajturit “sistemi socialist” ne Shqiperi.