Ne Mynih jane nervoze. Kritika per Boateng

Lidhur me artikullin:

Çfare ndodh kur nuk je mesuar me humbjet?! Ajo qe po i ndodh Bayern Munchen gjate ketyre diteve: mbizoteron nervozizmi. Dy humbje radhazi. E para kunder Dortmund, qe ka kushtuar vendin e pare te renditjes, qe per here te pare pas 14 muajsh i perket nje skuadre tjeter, e dyta me Rostov ne Champions, nuk i jep mundesine bavarezeve te kualifikohen ne 1/8-et e finaleve te Champions League, si vendi i pare i grupit.

Kaq mjafton qe Boateng te thote se skuadra eshte e perçare, ndersa Rummenigge nuk ka dashur te flas per drama ne lidhje me humbjen ne Rusi, por i ka terhequr veshet atyre qe ankohen shume.

“Ne kete pike e kuptojme qe ne 1/8-t e finaleve te Champions do te kemi nje ndeshje shume te veshtire, por kjo mund te ndodhte edhe pa humbjen ndaj Rostov. Ndersa pergjigja per Boateng eshte qe duhet te kthehet sa me pare me kembe ne toke.” Pergjigje dhe kunderpergjigje…

Asnjehere Bayern Munchen nuk ishte mposhtur me nje kundershtar nga Rusia para ndeshjes se sotme ne Champions League. Ancelotti ne fund te ndeshjes eshte dukur i shqetesuar:

“Si trajner me duhet te marr pergjegjesite dhe te kthej skuadren sa me pare te jete e mundur ne rrugen e duhur. Nese pesohen tre gola me nje ekip si Rostov nuk meriton fitoren. U mbrojtem shume keq, te gjithe si skuader dhe jam i zhgenjyer.”

Me te dobetit e mbrojtjes nuk kane qe as Badstuber, as Ulrich, qe te dy ne ndeshjen e pare si titullar ne kete sezon, por ai qe zhgenjeu me shume ishte Boateng. Gjithashtu, Jerome u largua nga fusha ne fillimin e pjeses se dyte per demtimin e trete muskulor ne vitin 2016.

“Jerome duhet te qetesohet sepse keto demtime vertetojne se ka kaluar nje vere shume aktive, ashtu si ben jeten aktuale,” – kujtoi Rummeniege per mbrojtesin qe vetem nje jave me pare doli ne nje reviste ne krah te Jay-Z, duke pozuar me syze dielli.

Ne Gjermani kritikonin Pep Guardiolen qe e dominoi kampionatin per kater vjet dhe gjithmone e kaloi grupin e Champions si vendi i pare, kesisoj nuk mund te shmangen dyshimet e para per Ancelotti. Mes “gabimeve” qe i vihen trajnerit Ancelotti eshte se italiani nuk heq dore nga vendosja baze 4-3-3, e cila nuk lejon mundesine per shume fantazi. Kundershtaret e studiojne dhe arrijne ta ndalojne.

Pika dy per te cilin e kritikojne trajnerin e Bayern eshte se nuk ka nje plan B ne momentin qe kalon ne disavantazh. Ndaj Atletico, Rostov, Hoffenheim dhe Dortmund, bavarezet nuk arriten te permbysin disavantazhin fillestar, diçka qe e kane bere vetem me Ingolstadt vendi i parafundit. Ancelotti i lejon shume liri taktike futbollisteve dhe gjithashtu pergatitja fizike ngjall diskutime.

Ndeshja e humbur ndaj Rostov ne Rusi u luajt ne temperaturen -7 grade celsius, duke e shtyre gazeten “Bild” te mbante si titull kryesor: “Situata te Bayern eshte e akullt”. Carletto Ancelotti ka detyren te risjelle ngrohtesine. Ne Mynih nuk jane mesuar te humbasin dhe menjehere pas disfatave te para mbizoteron nervozizmi…