“Ne ndjekje te nje sulmuesi”. Kjo merkato do te jete ‘bombarduese’

Gola, miliona, deshira dhe shume endrra. PSG qe tenton Ronaldo, Reali qe “varet” pas Lewandowski dhe tani dhe Atletico ne gjurmet e Aubameyang.

Jane historite me te nxehta te diteve te fundit, si spoti i nje filmi te cdo vere, “Ne ndjekje te nje bomberi”. Pas tentatives se deshtuar te nje viti me pare, Emir Al-Thani po provon serish per Ronaldo. Reali reziston edhe pse portugezi nuk kenaqet me me pagen e tij prej 20 milione Eurosh neto ne vit, page te cilen Los Blancos duan t’ja garantojne deri ne 2020 duke i zgjatur kontraten per t’i paraprire rrezikut te PSG qe Ronaldos i ofron 30 milione Euro ne vit.

Pa Ibrahimovic, parizienat mbajne fort Cavani qe kerkon dhe ai me shume para dhe ka hedhur hipotezen Atletico meqe Godin insiston ta binde. Sido qe te jete te PSG duan nje sulmues klasi dhe per kete arsye Al Khelaifi eshte duke punuar per nje goditje te madhe.

Planet e francezeve komplikohen edhe nga vendosmeria e Bayern per te refuzuar kerkesat e Realit te Madridit per Lewandowski. Rummenigge ishte i qarte per polakun: “Ka dhe 3 vjet kontrate, qendron ketu”, u shpreh drejtuezi bavarez. Ne mendjen e Florentino Perez kryegolashenuesi i Bayern mund te kushtoje 70 milione Euro, edhe sepse ne kete menyre mund te dergoje Benzema te PSG.

Por eshte e qarte qe Blanc preferon Ronaldo. Ka shume uri per gola te te medhenjte e Europes dhe duket se ekuilibrat aktuale veshtire se do te rezistojne deri ne 31 gusht. Nje rebus me vete mbetet Ibrahimovic. Suedezi eshte i lire te zgjedhe destinacionin e ardhshem dhe ne keto jave emri i tij eshte perfolur per shume klube,. Manchester United e Tottenham ne Premier League pervec Galaxy ne SHBA. Por ka dhe nje hipoteze qe e con ne Milano me “bekimin” e parave nga Kina.

Milani eshte ne pritje te verdiktit per shitjen e aksioneve dhe keto dite po vlereson ofertat per kolumbianin Bacca. Deri tani me nje oferte konkrete eshte paraqitur West Ham, por ne cdo rast te Milani gjithcka varet nga tratativa me kinezet. Zlatan Ibrahimovic mund edhe te pranoje te heqe dora nga Kupat e Europes per nje vit per te riveshur fanellen kuqezi, por pret qe me pare te mesoje se cili do te jete projekti i ri per Milanin.