Ne pranga 9 shqiptare. Trafikuan marijuane ne vlere 70 milione euro

Lidhur me artikullin:

Dy grupe qe merreshin me trafikimin e marijunes nga Shqiperia ne rajonin e Lacios dhe Katanias jane kapur nga policia. Ne pranga kane perfunduar 15 persona, mes tyre 9 shqiptare.

​Ne total, policia ka sekuestruar nje sasi prej 3 500 kg marijuane, e vlera e te cilet arrin ne 70 milione euro.

Shqiptaret e arrestuar jane Oresti Mufali, 33 vjeç, Albert Shoau, 31 vjeç, Erion Mucaj, 34 vjeç, Ermi Baja, 45 vjeç, Jodian dhe Emiliano Shametaj, 25 dhe 28 vjeç, Gentian dhe Fatjon Hoxhaj, 35 dhe 38 vjeç dhe Erson Zhuka, 31 vjeç,

Nga pergjimet e policise, thuhet se grupi ka pasur nje aktivitet kriminal me vlere 70 milione euro.

Grupi i pare e ka bazen ne Nju-Jork, ku kohet e fundit ka qene aktiv ne provincat e Katanias dhe Raguses.

Hetuesit kane zbuluar se ngarkesat me droge qe importoheshin nga Shqiperia shkonte direkt per dy grupe kriminale te famshme ne Katania, “Gruppo della Stazione” dhe “Pillera”.

Hetimet per keto grupe kane nisur qe ne vitin 2012, ku atekohe u arrestuan 19 persona dhe u sekuestrua nje sasi prej 3 500 kg marijuane.

Ndersa gjate vitit 2013, grupi ka trafikuar ne mars 950 kg marijuane, nentor 980 kg marijuane, dhjetor 1 520 kg marijane, lende narkotike e cila eshte transportuar me mjete lundruese nga Shqiperia.