Ne prill 2017 fillon fluturimet nga Rinasi kompania low cost “Wizzair”

Lidhur me artikullin:

Lajmin e beri te ditur ambasadori i Hungarise ne vendin tone Antal Heizer gjate nje takimi qe pati me ministrin e Transporteve dhe Infrastruktures, Sokol Dervishaj.

Shqiperia do te kete kete kompanine e pare low cost e cila do te filloje fluturimet nga aeroporti i Rinasit.
Lajmin e beri te ditur ambasadori i Hungarise ne vendin tone Antal Heizer gjate nje takimi qe pati me ministrin e Transporteve dhe Infrastruktures, Sokol Dervishaj.

Ne njoftimin e zyres se shtypit te ministrit Dervishaj thuhet se “gjate takimit Ambasadori Heizer informoi Ministrin Dervishaj, se duke filluar nga muaji Prill 2017, kompania low cost “Wizzair” do te filloje fluturimet direkt Budapest- Tirane. Ambasadori tha se kjo linje ajrore, fillon operimin fale angazhimit te Qeverise Hungareze dhe pales shqiptare, per ti dhene mundesi rritjes se shkembimeve tregtare dhe turisteve qe duan te vizitojne Shqiperine”

Nga ana e tij Ministri Dervishaj falenderoi Qeverine Hungareze dhe Ambasadorin per kete lajm pozitiv, dhe theksoi se pala shqiptare eshte e gatshme te ofroje çdo lehtesi ndaj kompanive “loe cost”. Dervishaj, nenvizoi se ky eshte nje zhvillim shume pozitiv dhe i shume pritur nga qytetaret shqiptar, por qe do ti jape nje dimesion te ri shkembimeve tregtare dhe afrimit te 2 shteteve.
Ministri Dervishaj e njohu Ambasadorin me disa reforma te ndermarra se fundmi, veçanerisht me ate te Ujit dhe ne Transportin Nderqytetas, ku Shqiperia mund te perfitoje nga eksperienca e Hungarise ne kete sektor.

Ambasadori tha se biznese hungareze, kane interes te madh per te pare mundesite e investimit ne sektorin e ujit dhe ne transport, jo vetem ne Tirane por edhe ne qytete te tjera.