Në Rusi 2018 është Franca kombëtarja më e shtrenjtë

Me vlerën prej një miliard e 80 milionë eurosh, është pikërisht Franca përfaqësuesja më e kushtueshme e këtij Botërori. Lajmi publikohet nga “L’Equipe”, duke u bazuar te të dhënat e “Transfermarkt”. Vlerësimi është bërë në bazë të moshës mesatare që kanë skuadrat, vlera e lojtarëve, klubet ku ata luajnë dhe kontratat që kanë me skuadrat respektive.

Te “Gjelat” vlerën më të lartë e ka Mbappe, i cili vlerësohet 120 milionë euro, ndërsa pas tij është Antoine Griezmann me 120 milionë, teksa “gardiani” Mandanda është lojtari me çmimin më të ulët, 2.5 milionë euro. Në vendin e dytë është Spanja. “La Roja” kap vlerën e 1 miliard e 40 milionë eurove.

Luaj Online Kliko Ketu lottosport.com.al

Pavarësisht se ka lojtarë si Neymar apo Coutinho, Brazili mban vendin e tretë, me një diferencë të ndjeshme në krahasim me dy vendet e para. Pesë herë kampionët e Botës kushtojnë 950 milionë euro.
Gjermania e Low pozicionohet në vendin e katërt, me “Pancerat” që kapin shumën e 885 milionë eurove, ndërsa në vendin e pestë Anglia, vlera e “Tre Luanëve” është 874 milionë euro.

10-shja e parë plotësohet me radhë nga Belgjika, Argjentina, Portugalia, Uruguai dhe Kroacia. Përfaqësuesja që merr pjesën në Botëror me vlerën më të vogël është ajo e Panamasë me vetëm 9.4 milionë euro.