Në Samsung, njerëzit dhe robotët punojnë së bashku

 

Sot, pak javë përpara lançimit të smartphone-it Galaxy S9, Samsung lëshoi një reklamë të re. E titulluar “Galaxia jonë”, video paraqet një pasqyrë të asaj që ndodh çdo ditë në një fabrikë prodhimi Samsung Mobile – ku njerëzit dhe robotët po punojnë për të bërë smartphone-ë, “të fiksuar pas gjërat e vogla në mënyrë që të bëjnë gjëra të mëdha,” siç thotë dhe Samsung.

Nëpërmjet minifilmit “Samsung Galaxy: Galaxia jonë” paraqitet procesi i realizimit të një telefoni Samsung vështuar nga sytë e robotit, duke marrë kështu një dimension krejt të ri.

Dita fillon me zgjimin e robotëve dhe nisjen e tyre për në punë. Detyra e tyre në fabrikën e prodhimit të telefonëve Samsung është të ndihmojnë në transportimin e përbërësve të telefonit nga një proces prodhimi në tjetrin. Punonjësit në fabrikë po grumbullojnë dhe inspektojnë përbërësit deri në inspektimin përfundimtar.

Filmi tregon një histori të vërtetë – përkushtimin e palodhshëm të Samsung tek detajet si dhe harmoninë që ekziston mes njerëzve dhe teknologjisë të avancuar, duke u fokusuar tek filozofia e markës dhe moto “Bëj atë që nuk mund të bëhet”, Samsung realizon atë që nuk mund të prodhohet për të mundësuar përdoruesit të bëjnë atë që është e pamundur për tu bërë.

Në rast se po pyesni, se cili smartphone që është paraqitur në video ai është një Samsung Galaxy Note 8. Deri sa të zbulohet një Note i ri, ne do të zbulojmë Galaxy S9 dhe Galaxy S9 + së shpejti, më 25 shkurt. Do të shohim se sa i fiksuar me hollësitë dhe gjërat e vogla (por të rëndësishme) është Samsung në vitin 2018.