Ne Spanje jane te sigurte. Lionel Messi ne 2018 shkon te Manchester City

Lidhur me artikullin:

Nga Spanja shperthen lajmi, qe nese konfirmohet, do te nxiste skenare te larmishem. Messi largohet nga Barcelona gratis ne veren e vitit 2018, atehere kur skadon kontrata aktuale e pleshtit me klubin blaugrana. Sipas asaj qe raportohet nga media gjigante spanjolle “Marca”, ne fakt, veren e kaluar argjentinasi ka refuzuar rinovimin e avancuar nga klubi katalanas, ne menyre qe te mund te reflektoje mbi te ardhmen e tij me qetesi dhe ne liri. Nderkohe, Manchester City i Guardiolas mbikqyr i interesuar. Akoma me shume madje, teksa sipas “Marca”, Messi do te bashkohet me Guardiolan ne vitin 2018. Ne javen e dyte te muajit korrik, Messi ka refuzuar Barcelonen nderkohe qe ndodhej me pushime, ne Ibiza bashke me familjen e tij. Nje vendim ai per te mos rinovuar, qe iu komunikua klubit nepermjet babait te futbollistit qe eshte njeheresh edhe menaxher i tij, Jorge.

“Marca” citon momentin e veçante ne te cilin ndodhej asaj kohej Messi. Fillimisht “k.o” me Argjentinen ne finalen e Coppa America, me ate doreheqje e largim provizor nga kombetarja, me pas denimi me 21 muaj, veç gjobes prej 2 milione euro per evasion fiscal. Nje situate aspak e lehte, qe shtyu Leon per te kerkuar me shume kohe. Nderkohe, Barcelona ka tutelen mbi futbollistin fale klauzoles maksimale prej 250 milione euro, sikurse eshte e vertete qe vera e vitit 2018 nuk eshte tashme dhe aq larg, dhe kohe per te humbur nuk ka, duke konsideruar faktin qe Manchester City i Guardiolas eshte i gatshem te tundoje Leon me nje propozim te parefuzueshem. Ja pse presidenti Bartomeu eshte prej kohesh i angazhuar per te blinduar pleshtin me nje rinovim qe parashikon nje tjeter rritje dhe tejzgjatje te angazhimit aktual. Te humbesh Messin ne parametra zero, ne vitin 2018 do te ishte nje dem i pallogaritshem.

Sipas “Marca”, Messi ka marre tashme vendimin, pas denimit me 21 muaj me kusht nga nje gjykate spanjolle, per mashtrim fiskal. “Marca” hipotezoi se Messi, pas dy vitesh mund te transferohet ne klubin e ish-trajnerit te tij, Pep Guardiola, te Manchester City. Lajmi i gazetes “Marca” ka terbuar nje tjeter organ shtypi, “Sport” qe konsiderohet si nje media perkrahese e Barcelones, dhe qe denoncoi sipas saj, mashtrimin e radhes nga ana e “Marca”, me pretendimin se po tenton te destabilizoije gjeniun e skuadres blaugrana. “Nje manover e re per te tentuar te ndale ne çdo menyre nje futbollist qe nuk arrijne ta ndalin ne fushe”, citon “Sport”. Nderkohe, eshte e vertete qe Messi nuk ka rinovuar me Barcelonen kontraten qe skadon pas dy vitesh, ndryshe nga sa ka bere Neymar dhe seshpejti do te beje edhe Luis Suarez. Por sipas “Sport”: “Leo nuk nxiton, sepse ka besim ne vetvete dhe te klubi. Te gjithe e dine se Messi deshiron te qendroje te Barcelona, per ta mbyllur ketu karrieren e tij”.