Ne Turqi kane ndodhur dhe me pare grushte shteti. Historiku

Grusht shtetit i deshtuar mbreme ne Turqi, nuk eshte i pari qe vendi ka pare. Keto ngjarje datojne qe nga viti 1960. Ju sjellim nje histori te shkurter te te gjitha grusht shteteve te mehershme ne Turqi:

1960
Grusht shteti i pare ne Turqi ndodhi me 1960, kur ushtria ia doli me sukses te merrte nen kontroll vendin ne mesin e tensioneve te larta ne vend. Presidenti i atehershem Celal Bayar, kryeministri Adnan Menderes dhe zyrtare tjere u arrestuan me pas dhe u gjykuan per tradhti, raporton Al Jazeera. Me vone, Menderes u var. Gjenerali ushtarak, Cemal Gursel, qe drejtoi grusht shtetin, mori postin e presidentit dhe ate te kryemministrit.

1971
Ushtria perseri rrezoi qeverine turke me 1971. Grusht shteti erdhi pas disa muajve te percjell me dhune e trazira, raporton Reuters.
Ky grusht shtet u konsiderua si “grusht shtet nga memorandumi” pasi qe gjenerali ushtarak Memduh Tagmac i dha ultimatum kryeministrit Suleyman Demirel, duke e detyruar ate te largohet nga zyra. Per dallim nga zhvillimet e vitit 1960, ushtria nuk e mori shtetin ne dore, por Kabineti qe drejtonte shtetin ishte nen mbikeqyrjen e ushtrise.

1980
Meqenese grusht shteti i vitit 1971 nuk solli shume qetesi ne Turqi, ushtria serish vendosi te tentonte nje grusht shtet me 1980. Grusht shteti u ndermor shtatorin e atij viti, dhe ushtria mori kontrollin. Admirali Bulent Ulusu mori postin e kryeministrit nga Demirel.
Kesaj radhe, grusht shteti solli stabilitet ne Turqi, por ushtria ndaloi disa mijera person, ekzekutoi disa dhjetera dhe torturoi nje numer te madh, raporton Al Jazeera.

1997
Ndonese nuk mund te konsiderohet si krejtesisht grusht shtet, ushtria turke me 1997 leshoi disa rekomandime per qeverine turke. Zgjidhja e vetme e qeverise ishte te pranonte ato rekomandime, raporton Al Jazeera, dhe kryeministri Necmettin Erbakan u detyrua te dorehiqej. I cilesuar si grusht shtet “i bute”, ai ishte i suksesshem pasi qe ushtria punoi me bizneset, me drejtesine, me mediat dhe me lideret politike, raporton Reuters.