Ne Vicente Calderon perballen 2 shkolla te ndryshme futbolli

Lidhur me artikullin:

Dy kolose te Champions League ne vitet e fundit do te masin forcat sot, ne “Vicente Calderon”. Atletico Madrid, e pamposhtur ne shtate ndeshje zyrtare te luajtura, do te sfidoje Bayern Munchen, qe nen drejtimin e Carlo Ancelotti vazhdon te tregoje potencial te madh, duke pasur fillimin me te mire sezonal ne historine e tij (tete ndeshje, tete fitore). Konfrontimi mes dy favoriteve te qarte per t’u kualifikuar ne Grupin D perfaqeson ne njefare menyre “rematch” te gjysmefinales se edicionit te fundit te Champions, e cila u fitua nga “colchonero”.

Fuqia fizike dhe pakalueshmeria ne mbrojtje e skuadres se drejtuar nga Diego Simeone do te duhet te perballoje mbajtjen (posedimin) dhe qarkullimin e dendur te topit nga bavarezet, te cilet nuk kane ndryshuar thuajse asgje nga stili i lojes qe la trashegimi Pep Guardiola. Nese portiere Oblak e ka nxjerre vetem dy here topin nga rrjeta e vet, deri me tani, kete sezon, Manuel Neuer e ka bere kete vetem nje here. Atletico Madrid dhe Bayern Munchen jane perforcuar me elemente cilesore ne kete sezon, edhe pse formacionet startuese ne mbremjen e sotme pritet te kene te njejtet protagoniste, si ne gjysmefinalen e edicionit te kaluar te ketij kompeticioni, ndoshta me te vetmen risi te “colchonero”, Gameiro.

Mirepo, nuk duhet te perjashtohet edhe mundesia e uljes ne stol te Fernando Torres dhe perfshirjen ne sylm te francezit Griezmann. Kjo sfide eshte, gjithashtu, nje “rematch” i veçante mes Antoine Griezmann dhe Manuel Neuer. Anesori francez i ka shenuar tre gola portierit gjerman ne dy ndeshjet e fundit, ne gjysmefinalen e Liges se Kampioneve, sezoni i kaluar, dhe gjysmefinalen e “Euro 2016”, te luajtur mes kombetares se Frances dhe Gjermanise. Ne te dyja rastet, buzeqeshja e Griezmann ka perfunduar me zhgenjimin e tij, si pasoje e humbjes ne finale.