Nenshkruhet marreveshja e privatizimit te INSIG

Ministria e Financave nenshkroi marreveshjen qe finalizon kalimin e plote te aksioneve te kompanise INSIG tek grupi Eurosig.

“Ju garantoj qe INSIG-u do te jete i madh dhe i sigurte me te gjithe punonjesit qe jane aktualisht do te vazhdojne punen te qete, vetem me nje kerkese me te madhe llogarie ndoshta. Garantoj klientet se per 25 vite do te jete prane tyre me sherbime edhe me te avancuara”, u shpreh Kadri Morina, perfaqesues i Eurosig.

Ish-kompania shteterore e sigurimeve u ble nga Eurosig per 2.2 miliarde leke.

“Te cilat shkojne ne buxhet, gjysma ul borxhin publik dhe gjysma shkon e gjitha per vazhdimin e punes per Unazen e Madhe te Tiranes”, tha ministri Ahmetaj.

Sipas Ahmetajt, shitja e suksesshme e INSIG konfirmon besimin qe ka sipermarrja tek ekonomia shqiptare.

/Top-Channel