Nenshkruhet Marreveshja “Per bashkepunim ne fushen e turizmit” me qeverine lituaneze

Shqiperia dhe Lituania kane shkruar nje marreveshje bashkepunimi ne fushen e turizmit. Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtise dhe Sipermarrjes e Republikes se Shqiperise dhe Ministria e Ekonomise e Republikes se Lituanise, duke njohur rendesine e zhvillimit te turizmit ne zhvillimin e marredhenieve ekonomike mes vendeve, nenshkruan dje, date 26 maj ne Lituani, Marreveshjen “Per bashkepunim ne fushen e turizmit”. Marreveshja u nenshkrua per palen shqiptare nga Zv. Ministrja e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtise dhe Sipermarrjes, znj. Adela Karapici dhe per palen lituanese nga Ministri i Ekonomise, z. Evaldas Gustas.

Ne ceremonine e nenshkrimit, mori pjese edhe Sekretari i Pergjithshem i Organizates Boterore te Turizmit, z. Tabel Rifai, i cili u shpreh se “Shqiperia eshte nje yll ne ngritje ne fushen e turizmit”.

Me ane te kesaj marreveshjeje synohet qe Ministrite te zhvillojne dhe perforcojne marredheniet ne fushen e turizmit, te zhvillojne shkembimet ekonomike dypaleshe, te nxisin bashkepunimin midis shoqatave te tyre te biznesit, te turizmit, institucioneve dhe organizatave te tjera te angazhuara ne zhvillimin e turizmit. Ministrite do te shkembejne pervojen dhe informacionin statistikor ne fushen e turizmit, me synim rritjen e fluksit te turizmit ne vendet e tyre perkatese dhe do i kushtojne vemendje te veçante nxitjes se pjesemarjes ne aktivitete qe synojne promovimin e turizmit. Marreveshja hyn ne fuqi diten e nenshkrimit dhe eshte ne fuqi per nje periudhe prej pese vitesh, e cila rinovohet automatikisht.

Lituania eshte nje model i suksesit ne integrimin e shpejte ne strukturat euro-atlantike. Vleresohet bashkepunimi dhe mbeshtetja e vazhdueshme e Lituanise per procesin e integrimit evropian te Shqiperise dhe qendrimi konstruktiv i saj ne rajonin tone, ne mbeshtetjen ndaj aspiratave euro-atlantike te te gjitha vendeve te rajonit dhe veçanerisht, ndaj Kosoves.

/Lexo.al