Nevila, fituesja e ‘Big Brother Albania 7’

 

Nevila eshte fituesja e ketij edicioni te ‘Big Brother Albania 7’ dhe e çmimit te madh prej 100 milione lekesh . Ne nje nate finale spektakolare, me plot emocione, te papritura dhe me surpriza nga me te paimagjinueshmet kulmoi edhe aventura 100 ditore e ketij reality show, qe mbajti me miliona shqiptare te mberthyer çdo te premte pas ekranit.

Çifti i krijuar brenda shtepise se Big Brother, Arditi dhe Xhuliana ishin 2 finalistet e pare qe u eliminuan ne naten finale.

Mes Neviles dhe Meridianit, te cilet u vune perballe njeri tjetrit ne televotim, publiku vendosi qe Meridiani te jete i treti i larguar ne kete nate.

Nga 6 finalistet e ketij edicioni, Valeri, Jona dhe Nevila ishin 3 konkurentet e fundit te mbetur, per te cilet u hap nje televotim nga i cili doli edhe fituesi i ketij edicioni.

jona

Nderkohe qe televotimi mbetej i hapur ‘Vellai i Madh’ kishte rezervuar nga nje surprize per Valerin, Jonen dhe Nevilen.

Valeri takon bashkeshorten e tij, Madalenen e veshur me kostumin popullor. Menjehere ai fillon te kercejne, nen ritmet e muzikes popullore. Me flamurin e kuq ne duar, se bashku kercejne vallen tradicionale te zones.

Tri animatore performuan per Nevilen, duke organizuar nje mjedis cirku. Ndersa jona u vendos ne qender te djemve. Trupa e baletit te Top Channel performuan per te.

valer

Pas televotimit Valeri ishte konkurenti i katert qe le garen e Big Brother Albania 7. Ndersa, mes Jones dhe Neviles publiku vendosi qe fituesja e ketij edicionit te jete Nevila, e cila pas perfundimit te spektaklit eshte shprehur se nuk e priste kete fitore pasi te gjithe finalistet ishin te forte dhe te veçante.

“Ndoshta karakteri qe ka treguar ka ndikuar ne kete fitore. I druhesha Valerit, pasi ka qene gjate gjithe kohes aktiv dhe ka dhene shume, gjithashtu edhe Jona”, tha fituesja e “Big Brother Albania 7”.

Por, gjate ketyre 100 diteve, kane qene 24, banoret qe hyne brenda mureve te shtepise. Fillimisht ne çifte, te krijuara permes zgjedhjeve te tyre te rastesishme, e me pas ne loje individuale.

Ndarje ne grupe, por edhe sfida te vazhdueshme personale, per t’u rezistuar provokimeve e kandidimeve. Debate… Miqesi… Por, edhe çifte.

Pasione kalimtare apo dashuri, çfare u duk nepermjet kamerave, qe vezhguan 24 ore ne 24, eshte lidhja e Visarit me Lorin, qe perfundoi shume shpejt, dhe ajo qe vazhdon mes Xhulianes dhe Arditit.

Per here te pare ne historikun e “Big Brother Albania”, nje çift te martuarish, se bashku ne loje.

 

/ Top Channel