Neymar: “Nderhyrja e Zuniga me rrezikoi karrieren time”

Lidhur me artikullin:

4 korrik 2014 eshte nje date qe brazilianet nuk do te harrojne me lehtesi. Eshte data kur gjithe bota ka pare deshperimin e nje populli te tere nepermjet televizorit. Nje popull qe ka pare t’i shuhet para syve endrra per te fituar nje Boteror ne shtepi. Te njejtin deshperim qe ka provuar edhe ylli i kombetares verdhjeshile, Neymar, i cili do te kishte dashur te perjetonte nje Boteror si protagonist. Por ai nuk i kishte bere llogarite me nderhyrjen “vrasese” te Zuniga: nje goditje me gju qe i ka shkaktuar frakturen e nje vertebre dhe qe e ka detyruar te terhiqej nga kompeticioni. Tani, kur kane kaluar dy vite nga ai episod, sulmuesi i Barcelona, e ka akoma te veshtire ta kujtoje ate moment.

“Kam pasur shume momente te veshtira ne karrieren time, por episodi i Boterorit ne Brazil eshte ai qe me shkakton me shume dhimbje kur e kujtoj. Endrra e femijerise sime ishte qe te behesha kampion i botes, por eshte shkaterruar per shkak te nje demtimi qe pothuajse me ka detyruar te heq dore perfundimisht nga futbolli”, ka thene Neymar.

“Per mua ka qene nje jave shume e veshtire. Fatmiresisht kam pasur miqte e mi dhe familjen time. Eshte e rendesishme te kesh nje mbeshtetje ne momente te tilla”.

Çerekfinalja kunder Kolumbise eshte mbyllur me fitoren 2-1 te Brazilit, por qe ka humbur ne gjysmefinale kunder Gjermanise, me “Seleçao” qe nuk ka pasur ne dispozicion Neymar dhe Thiago Silva, dhe qe eshte mundur 7-1, duke pesuar nje turperim historik qe, sipas zerave, djeg akoma sot…