Neymar rinovon deri me 2021. 200 deri ne 250 milione euro klauzole

Lidhur me artikullin:

Tifoze te Barcelones, mund te festoni! Klubi katalanas ka konfirmuar se Neymar ka firmosur rinovimin e kontrates, qe e mban ate ne “Camp Nou” deri me 30 qershor 2021. A mund te kete lajm me fantastik se ky per mbeshtetesit e kampioneve te Spanjes? Me siguri qe vetem njoftimet per Lionel Messi-n jane me emocionuese, por kur merr vesh se sa do te jete klauzola e largimit e brazilianit, kupton se behet fjale jo vetem per nje futbollist, por nje marke globale. Nese nje klub bind ish-sulmuesin e Santosit te largohet nga Barcelona, duhet te paguhen plot 200 milione euro per prishjen e kontrates, teksa klauzola rritet ne 222 milione euro qershorin e ardhshem dhe nje vit me pas ne 250 milione euro.

Lojtari brazilian, emri i te cilit eshte permendur lodhshem per nje kalim te PSG-ja, me kete firme dha nje sinjal te qarte se shtepia e tij eshte Barcelona.

“Jam me te vertet i lumtur qe rinovova. Ketu ndihem si ne shtepi”, – tha Neymar ne “Barca TV”. “Para se te vija ketu, sigurisht qe e dija se behej fjale per nje klub gjigant. Lojtaret jane te jashtezakonshem dhe, nga jashte, kjo me frikesoi pak para se t’i bashkohesha skuadres. Por sapo hyra ne dhomat e zhveshjes, ishte e qarte se sa me kembe ne toke ishin ata. Kjo me goditi dhe me ndihmoi qe te hidhja mire hapat e pare”, – shpjegoi me tej pasuesi me i mundshem i dyshes Lionel Messi-Cristiano Ronaldo per fronin e me te mirit ne bote.