Nga burgu ne Bundeslige. Endrra e bere realitet

Per Sulejman Koc sezoni i ri i Bundesliges qe fillon me 22 gusht do te jete nje aventure e jashtezakonshme. Do te jete nje sfide e vertete per 25 vjecarin turko-gjerman. Vetem ne janar te vitit 2013 ai eshte bere pjese e skuadres se Paderborn e cila kete sezon do te luaje ne Bundeslige. Por historia e Koc eshte e vecante pasi ai ka qene ne burg. I denuar ne vitin 2011 me 3 vjet e gjysme heqje lirie pasi u shpall fajtor ne grabitje, Koc u lirua ne vitin 2012 per sjellje te mire dhe pjesa tjeter e denimit iu kalua me kusht. Transferohet ne skuadren e Paderborn dhe tani ai eshte gati per te luajtur ne Bundeslige. ‘Per mua eshte nje enderr. Kur mendoj se ku isha 2 vite me pare…’ Koc e di shume mire qe duhet te stervitet shume per te arritur nje vend ne formacion. Ne ndeshjet testuese qe skaudra e Paderborn ka zhvilluar ai ka shenuar nje gol kunder Athletic Bilbao. Edhe trajneri i Paderborn, Andre Breitenreiter eshte i kenaqur dhe i mahnitur nga ecuria e 25 vjecarit. ‘Sulejman Koc eshte nje futbollist shume i shpejte dhe ka nje goditje shume te forte. Per ne ai do te jete nje plus i madh ne sezonin e pare ne Bundeslige’.