Nga Chelsea te Atalanta. Skuadrat qe kane me shume fitore te njepasnjeshme

Te fitosh ne futboll eshte shume e rendesishme, por per te arritur suksese te medha eshte e domosdoshme ta besh nje gje te tille me vazhdimesi. Ne Europe, ne kete sezon, jane shume pak skuadrat qe arrijne te sigurojne me shume se 5 fitore te njepasnjeshme, veçanerisht ne kampionatet me te rendesishme. Ja cilat jane 5 ekipet qe kane fituar me shume ndeshje te njepasnjeshme ne 10 kampionatet kryesore te Kontinentit te Vjeter.

Chelsea

Vendi i pare i takon Antonio Conte dhe Chelsea te tij. Fitorja ne “Stamford Bridge” kunder rivaleve te Tottenham ka qene e shtata radhazi per “Blute” ne Premier League. Pas nje fillim te kampionatit me ulje ngritje dhe humbjeve djegese kunder Liverpool dhe Arsenal, londinezet kane bere kthesen, edhe fale ndryshimit te modulit te bere nga ish-trajneri i kombetares se Italise. Hazard me shoke nuk njohin asnje rezultat perveç fitores qe nga 1 tetori i kaluar kur kane mundur 2-0 Hull City. Fale kesaj serie te gjate tani kane marre kryesimin e kampionatit anglez.

Leipzig

Jane shtate fitore te njepasnjeshme edhe per Leipzig, skuadra e ngjitur kete vit ne Bundesliga. E fundit ka ardhur ne fushen e Freiburg me rezultatin 4-1. Skuadra e Red Bull, e themeluar vetem 9 vite me pare, i siguron 3 piket ne kampionat me rregullsi qe nga 30 shtatori kur ka mposhtur Augsburg me shifrat 2-1. Ekipi, akoma i pamposhtur, kryeson sot kampionatin kryesor te futbollit ne Gjermani me nje avantazh prej tri pikesh ndaj Bayern Munchen te Carlo Ancelotti.

Real Madrid

Vazhdojne fitoret e njepasnjeshme edhe per Real Madrid e Zinedine Zidane. Fitorja e vuajtur me rezultatin 2-1 ndaj Sporting Gijon ne “Santiago Bernabeu” ka qene e gjashta radhazi per kryesuesit e kampionatit spanjoll. “Merengues” fitojne pa nderprerje ne La Liga nga 15 tetori i kaluar, domethene qe nga suksesi 6-1, i arritur ne fushen e Betis.

Spartak Moscow

Ne kuoten e 6 fitoreve gjejme edhe Spartak Moscow, qe ne javen e fundit ka mundur me rezultatin 1-0 skuadren e Terek, duke vazhduar ne kete menyre serine e sukseseve ne Premier League ruse, qe ka filluar me nje fitore 1-0 ne shtepi kunder Rostov. Spartaku tani kryeson kampionatin rus, qe nuk e fiton qe nga 2001.

Atalanta

Me fitoren 2-0 te arritur kunder Bologna-s, Atalanta e Gian Piero Gasperini ka regjistruar suksesin e gjashte radhazi ne Serie A. Zikaltrit kane marre tri piket e plota qe nga 23 tetori i kaluar kur kane mundur 2-1 Inter, ne ate kohe i drejtuar nga De Boer, dhe nga ajo ndeshje nuk jane ndalur me. Ecuria e jashtezakonshme e Kessie me shoke i ka sjelle skuadres 28 pike ne renditje pas 14 javesh.