Nga Ishulli i Lirise, Las Vegas, Walt Disney e deri te Hollywood. Vende zhgenjyese per tu vizituar

Nga Ishulli i Lirise, Las Vegas, Walt Disney e deri te Hollywood. Keto vende popullore me shume jane destinacione zhgenjyese qe duhen anashkaluar se sa vende qe duhen pare me patjeter.

1. Gjibraltari
Ky territor, rreth 2.3 milje katrore qe nuk ndodhet as ne Britani e as ne Spanje, terheq mijera turiste. Nese keni planifikuar te shkoni atje, ju duhet te prisni shume gjate qe te kalonin kufirin dhe pasi e keni bere kete gje dhe keni arritur atje, nuk ka ndonje gje te veçante per te pare perveçse nje shkembi te merzitshem, disa pabe te rreme angleze, dhe nje grup majmunesh te eger qe u pelqen te ngacmojne njerezit.

2. Ujevara e Niagares, Nju Jork
Po ta shohesh ujevaren e Niagares nga Kanadaja, patjeter qe ke nje pamje me te mire te saj. Ana kanadeze na paraqet pamje me te mira te tre ujevarave (Ujevares amerikane, Vellos Martesore (Bridal Veil Falls) dhe Ujevares se Patkoit (Horseshoe Falls).. eshte mire qe te kalohet kufiri ne menyre qe te shihen me qarte. Po ta vizitosh ujevaren nga ana amerikane, nuk eshte edhe aq interesante.

3. Temple Bar, Dublin
Dublini eshte nje qytet madheshtor. Ka nje keshtjelle dhe nje arkitekture te mrekullueshme, ka kolegje te njohura dhe hapesira te blerta. Gjithashtu ka shume gjera per te bere dhe per te pare qe shkojne pertej pabeve te lodhshem irlandeze. ‘Temple Bar’ eshte nje shembull kryesor i turisteve te dehur e te shfrenuar qe duhet shmangur me çdo kusht. Ky bar ve ne konkurrence vizitoret se kush arrin te pije me shume. Perpiquni ta shmangni ate dhe kerkoni per nje pab tjeter kudo neper Dublin per nje eksperience me te mire.

4. Hollywood, Kaliforni
Hollywood ka gjithçka – nese tek kjo ‘gjithçka’ ju nenkuptoni njerez agresive te veshur si personazhet e filmave qe duan te paguani per nje foto, nje trotuar plot me yje, dhe nje muzeum me karakteret e filmave prej dylli. Perse doni te vini ketu perderisa ju nuk jeni ndjekes fanatike te ketyre yjeve? Yjet e vertete qendrojne larg.

5. Nasau, Bahamas
Rreth 1 milion pasagjere ne vit i hipin anijeve per te vizituar Nasaun (kryeqytetin e Bahamas). Verrtet deshironi te shkoni ne nje vend ku zbarkojne nje milion vizitore te cilet, harxhojne ore larg aktiviteteve te perditshme. Keto vizitore priten te harxhojne shume para.

6. Ishulli i Lirise (Liberty Island), Nju Jork
Qe te arrini ne kete ishull, duhet te kaperceni disa rrugica. Shume. Nese nuk prini nje bilete brenda kohes, do t’ju duhet te prisni shume kohe. Me pas duhet te prisni perseri per te dorezuar bileten tuaj. Pastaj ju duhet te prisni per te hipur ne traget. Per te zbritur nga trageti. Ishulli eshte i mbushur plot me njerez. Per nje statuje qe simbolizon lirine, nuk ja vlen te presesh kaq shume.

7. Frankfurt, Gjermani
A e dini se qytetet e medha gjithmone kane qarqe financiare? Dhe se si ky qark financiar eshte plotesisht bosh dhe i vdekur gjate nates, me çdo gje te mbyllur? I gjithe qyteti i Frankfurtit eshte nje nga qarqet financiare me te medha. Sigurisht eshte nje nga qendrat financiare me te medha boterore, por eshte shume e merzitshme dhe nuk ke shume gjera per te bere.

8. Bota e Walt Disney, Florida
Kujt i pelqen te paguaje 99 dollare ne nje park te rrethuar nga femijet e njerezve te tjere? Vetem per nje shishe me uje, duhet te shpenzoni 2.5 dollare. Dhe nese mendoni te blini nje kokteil per te shuar disi dhimbjen qe ofron bota e Disney-t, duhet te harxhoni 8.5 dollare per pije.

9. Kazablanka, Marok
Shume fluturime nderkombetare ne Marok arrijne ne Kazablanka, por shume vizitoreve do t’u pelqente sikur fluturimi te vazhdonte me tej. Ky qytet komercial perbehet me shume nga ndertesa zyrash dhe shpesh quhet qyteti ‘pa shpirt’ nga shume turiste. Nese deshironi nje eksperience me autentike duhet te vizitoni pjesen tjeter te Marokut.

10. Las Vegas, Nevada
A ka vend me te deshperueshem se sa brenda nje kazinoje ne tre te mengjesit? Drita fluoreshente dhe nje mjegull e dendur tymi nuk perbejne elementet e pushimeve te endrrave. Perveç humbjes se parave ne poker, duhet te harxhosh edhe para te tjera per te blere ushqim dhe per te blere biletat e shtrenjta. Nese shkon ne Las Vegas e ke te garantuar qe do te largohesh nga ky qytet me i varfer se sa erdhe.