Nga Mercedesi i Zogut tek Jaguari i Rames: ndikimi i gjigandeve te makinave ne politiken shqiptare

Nga Ylli Pata

Partia Demokratike ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se po i jep qeveritareve makina Jaguar, qe sipas opozites jane nje afere klienteliste, pasi pronari i Volksvagenit ne Shqiperi eshte miku i Rames.

Ne fakt Jaguar-i eshte nje marke luksi ne Britanine e Madhe e themeluar ne vititn 1922 ne Coventry nga inxhinieri i talentuar Villiam Lyons, te cilit iu dha titulli Sir nga Mbreteresha.

Por sot, Jaguar eshte nje makine indiane, prone e TATA Motors, qe seline qendrore e ka ne Mombai, ose si i themi ne shqiptaret Bombei, qe eshte dhe qyteti me i madh dhe i me zhvilluar i Indise.

Markat e medha apo kompanite e njohura te makinave, kane qene dhe jane nje tregues per te analizuar jo thjesht humorin e tifozllekut sportiv per motored, por edhe te lobimit politik ndaj shumekombeshve.

Ne nje veshtrim te shpejte: Ne Mal te Zi Audi eshte mbret i makinave te shtetit, po ashtu dhe ne Serbi. Ne Kosove eshte BMV-ja, ne Greqi Toyota dhe ne Maqedoni po BMV-ja.

Do thote dikush: ç’lidhje kane makinat?! Ne Itali, ne vitin 1993, Berluskoni u rrezua se ndryshoi makinat e policise nga Alfa Romeo, pra FIAT, ne Volksvvagen.

Ne s’jemi ne Itali, por gjithseshi kane ndikim lobimet e rendesishme qe mbajne si spaleta markat e makinave qe me shume i kane si silueta sesa si realitet industrial.

Per shembull, ne Shqiperi ka konçensionare te te gjitha markave, ama nje makine qe difektohet nuk arrin dot te kete servis efikas, pasi gjithçka eshte ngritur si keshtjelle ne rere.

Megjithate le te bejme nje kronologji te makinave te udheheqjes shqiptare qe nga fillimi.

Zogut

Mbreti Zog e ka nisur nga Mercedesi, tek Cheevorlet-i e me pas te FIAT-i.

Udheheqesit komuniste, domethene Enver Hoxha, e nisi me ZIL, (shqip Uzina e Makinave Lenin) por pa lene pas dore lidhjen me francezet, me Citroen-in e Peugeot-ne.

Ne vitet 1970-1990, Byroja Politike e PPSH-se dhe kreret ne rrethe ishin te gjithe Peugeot. Perjashtim beri vetem Sokol Hoxha, i biri i Enverit, qe levizte me njeAlfa Romeo Giulieta, qe u quajt atehere si diçka ekzotike, por qe ne fakt perbente nje politike te Enverit qe t’u merrte para italianeve, siç tentoi me palestinezet.

Por kur e pa qe italianet ishin si gjirokastritet e tij, pra qe njhnin mire se pse e bente kete veprim, iu kthye gjermaneve; por ata vepruan njesoj.

m eh

Pas komunizmit, njesoj vepruan lideret e rinj, megjithate Shqiperia u be “atdheu i Mercedesit”, nga vete impakti i shqiptareve mbi mallin gjerman qe bart nje nam te mire.

Por qeverite kane bere levizje piruete me kompanite marka te automjeteve.

Mbetet ne kujtese tenderi i Fatos Nanos per autoambulancat Mercedes pasi ia ishte premtuar FIAT-it. Berisha i ofroi Sarkozi-se parate per te blere helikoptere franceze Cougar.

Nderkohe sot Edi Rama furnizon ministrat e tij me Jaguar-in britanik, nderkohe qe ka si keshilltar Tony Blair-in dhe krahun e tij te djathte, Alaistar Cambell-in. Por ne kemi kryeministra ne detyre apo marka makinash?!

Artikulli u publikua me pare te TeSheshi.com