Nga poetesha Safo te Nene Tereza. Nga Zhan D’Ark te princesha Diana. Keto gra kane ndryshuar Boten

Zhvillimin dhe ndryshimet ne bote i kane sjelle, jo vetem burrat, por edhe grate. Ato kane dhene nje kontribut te çmuar, por veprimtaria e tyre nuk eshte shume e dukshme. Ne pergjithesi, sado maskiliste ka qene shoqeria njerezore nuk mundi ta shuaje kontributin e tyre, qe tashme ka hyre ne historine e njerezimit. Disa prej tyre kane shkruar libra, te tjera kane pikturuar, te tjera kane studiuar natyren. Grate per te cilat une do ju flas jane ndryshe. Veprat e tyre jane aq shume, saqe nuk mund te grupohen ne disa libra. Por ato me veprat e tyre na kane ndihmuar te jetojme dhe te jemi me te lira, me te lumtura dhe me te mira. Le te njihemi me disa nga shembujt qe na kane frymezuar nga historia boterore, te cilat ne i permendim dhe i kujtojme edhe sot ne ditet tona.

Duke shkruar per keto Zonja te jashtezakonshme dale ne perfundimin se cdo vajze dhe grua ka ne veten e saj nje force te madhe dhe aftesi te plota, qe i nevojitet, per te arritur e per t’i kthyer ne realitet endrat e saj.

 

1. Safo

“ Erosi me lekund dhe mi ledhaton gjunjet….”

Safo, poetesha me e famshme e lashtesise, ka jetuar ne ishullin Lesbos rreth shekullit te VII-VIp.e.sone. Shkruante poezi-lirike, performonte duke i shoqeruar vargjet me muzike, kane mbetur shume pak nga vepra e saj. Vargjet e saj ishin aq popullore saqe çoheshin goje mbas goje. Filozofi Platon i ka cituar vargjet e saj deri ne fund te jetes. Sipas autoreve te lashte, ne pergjithesi vargjet e saj hymnizonin dashurine homoseksuale, ajo i dha liri lezbikeve te cilat jetonin ne ishullin Lesbos.

2. Kleopatra (69-30 p.e.sone)

Faraonia e fundit e Egjiptit te Lashte, e famshme jo vetem per bukurine, por per inteligjencen, kulturen dhe aftesite e saj te jashtezakonshme si stratege. Kishte lidhje dashurie me dy burrat me te famshem dhe me me influence. Ajo luftoj dhe u perpoq qe te ruante vendin e saj nga superfuqite sic ishte Roma: Juli Cezari dhe Mark Antoni. Ne kohen kur ajo sundoj Egjipti ishte shume i fuqishem, u mundua te ruaje atdheun e saj nga ekspansjoni i Perandorise Romake.

3. Maria Magdalena (shekulli 4 para krishtit-40 pas krishtit)

Faktet historike per te jane te mbushura me spekullime. Nga Evangjelia kane dale disa fakte te rralla se Maria ishte nje nga mbeshteteset me te medha te Jezusit. Legjendat thone se ajo ka qene grua me “reputacion jo te mire“, ndersa sipas Evangelise se Markos dhe Llukes thuhet se dashuria e saj, perkushtimi dhe pastertia e saj ndaj tij, e meritoj plotesisht faljen e tij. Ajo i qendroi prane qekur e kapen dhe deri sa e kryqezuan.

4. Boudika (shekulli I pas Krishtit)

Boudika ishte liderja shpirterore e anglezeve. Ajo ngriti ne kryengritje shume fise kunder pushtuesve romake. Ajo mobilizoj nje ushtri prej 100.000 vetesh, me sukses luftuan ne Kolcester e me pas ne Londer. Por fatkeqesisht ushtria e saj u shkaterrua teresisht nga sulmet e forta te romakeve.

5. Hidgerard nga Bingen( 1098- 1179)

Kompozitore dhe shkrimtare Hidgerard e kaloi pjesen me te madhe te jetes pas mureve te manastirit. Megjitheate poezia dhe melodite e shkruara prej saj per nje kohe te gjate u perhapen pafund. Ajo u konsultua me njerezit me me ndikim te asaj kohe si me Papen, Mbreter, shkencetare, filozof dhe si rrjedhim shkrimet e saj dhe muzika e kompozuar prej saj kane patur ndikim deri ne ditet tona.

6. Elinora nga Franca (1122-1204)

Mbreteresha e pare e Frances, dy nga djemte e saj –Ricardi dhe Xhoni u bene Mbreter te Anglise. E bukur, e mencur dhe shume e shkolluar ajo pati nje ndikim te madh ne politiken e Europes Perendimore,njekohesisht ndikimi I saj u ndje edhe neprmjet djemve te saj.

7. Zhan D’Ark (1412-1431)

Nje vajze e thjeshte fshatare, i vinin nga qielli sinjale fetare, qe e frymezuan te udheheqe ushtrine franceze kunder anglezeve ne luften e tyre 100 vjecare. Dhe me te vertete vajza 17-vjeçare Zhana, fitoi betejen kunder anglezeve ne Orlean. Por me vone anglezet e arrestuan dhe e egzekutuan. Kisha katolike e beri shenjtore te pafajshme, ndersa Franca e perkujton figuren e saj si nje heroine qe sakrifikoj per kombin.

8. Mirabaj (1498-1565)

E lindur ne nje familje te privilegjuar Hinduse, ajo luftoi derisa jetoi per nje jete me te mire te popullit te saj. Nga qe edhe ajo filloj te bente nje jete jashte standarteve te tyre edhe njerzit e familjes se saj tentuan disa here ta vrasin por me kot, kenget e saj benin qe ajo te mbijetonte induizmi ne Indi.

9. Shen Tereza e Avila (1515-1582)

Mistike dhe poete, Ajo ka jetuar ne kohen e inkuizicionit ne Spanje. Ajo ka dhene nje kontribut shume te cmuar per reformimin e fese katolike.dhe beri qe feja te qendroje larg fanatizmit.

10. Katerina de Medici (1519- 1589)

Lindur ne Firence te Italise Katerina ishte martuar me Mbretin e Firences, ne moshen 14-vjeçare. Kur vdiq i shoqi, ajo u be Mbreteresha dhe kishte tre djem. Ka marre pjese ne te gjitha manipulimet e politikes se Mbreterise se saj si dhe per t’i rritur autoritetin djemve te saj. Keto veprime sollen katastrofen e madhe qe u quajt dita e tmerrshme e Shen Bartolomeut, dita e vrasjeve te tmerrshme, ku u vrane rreth 50 000 vete (hugenote).

11. Mbreteresha Elizabeta e I ( 1533-1603)

Elizabeta e I e drejtoi shtetin e saj per 44 vjet, dhe koha kur ajo drejtoi mbetet ne histori si shekulli i arte I Elizabetes. Gjate kesaj epoke Anglia e zgjeroi ndikimin e saj ne te gjithe boten, ndersa kultura angleze u pasurua shume dhe u perhap neper te gjithe boten. Dramaturgu Uilliam Shekspir, Kristofer Marlou dhe fillozofi Fransis Beiken. E bija e Henrit te VIII dhe e Ana Bolenes, Elizabeta eshte quajtur Mbreteresha e ve, pavaresisht presionit nga ana e Parlamentit dhe deshirave te vazhdueshme te kandidateve te saj per tu martuar, ajo kurre nuk u martua.

12. Katerina e Madhe ( 1729-1796)

Nje nga lideret me te medha politike te shekullit te 18- te. Sipas fakteve vertetohet se Katerina ka luajtur nje rol shume te rendesishem dhe shume pozitiv per te rritur popullaritetin duke ndikuar qe Rusia te vendosej krahas shteteve te tjera te njohura europiane, si nje nga vendet me kulture dhe art te famshem te botes.

13. Meri Uollstenkraft (1759-1797)

Ka shkruajtur librin me domethenes per levizjen feministe ne bote. U quajt Traktati i “Fitores se te Drejtave te Grave”, ku parashikonte dhe vendosi bazat morale si praktike per zgjerimin dhe zmadhimin e te drejtave te njeriut dhe sidomos te drejtave politike te grave. Ajo eshte nje pionere e luftes per te drejten e grave per te votuar.

14.Xhejn Ostin (1775-1817)

Ne shikim te pare vajze e thjeshte angleze ndoshta pak krenare, por e mbyllur ne vetvete. Ostin e kaloj jeten e saj e rrethuar nga te afermit e saj, jo mes aventurash dhe ngjarjesh. E megjithate, romanet e saj jane klasifikuar si nder romanet me te lexuara e me te dashura ne historine e letersise. Ajo e beri per vete lexuesin e asaj kohe me pershkrimet reale te jetes se njerzve te zakonshem, me analizen e holle psikollogjik te normave sociale te kohes. Mund te permendim “Northanger Abbey”. Ne kohen kur ajo krijonte, grate shkrimtare ishin shume te rralla, dhe ajo eshte nje nga zonjat qe vendosi bazat per shkrimtaret qe i perkisnin te ardhmes.

15. Elena Gjika- Dora d’istria( 1828-1888)

Konteshe rumune me prejardhje shqiptare nga 4 grate e famshme te fundit te shekullit te 18-te dhe fillimit te shekullit te 19-te. Ishte nje nga grate e rralla te asaj kohe qe pseudonimin e saj e mbajti te gjinise femerore. E para grua qe u ngjit ne Alpet e Zvicres, qe analizoj si askush kushtet dhe jeten e grave nga vende te ndryshme te botes. U perpoq shume per autoritetin dhe pavaresine e Kombeve te vogla ne Ballkan, luftoi shume per te drejtat e grave te gjithe botes. Te gjithe pasurine e saj e dhuroi shkolles se shurdh-memeceve te qytetit te Firences.

16. Hariet Bicer Stou (1811-1896)

Te gjithe jeten e kaloj si aktiviste e flakte kunder roberise. Romani i saj “Shtepia e Xhaxha Tomit”mbetet nje bestseller, qe ndihmoj ne mbeshtetjen e njerezve me ngjyre. Abraham Linkoln lidhur me librin e saj ka thene: ”Libri i saj mbetet faktori kryesor per fillimin e luftes civile ne Amerike”.

17. Mbreteresha Viktoria (1819-1901)

Udhehoqi nje nga Perandorite me te medha, qe ka egzistuar ndonjehere. Ne fund te shekullit te 18- te dhe ne fillim te shekullit te 19- te, Mbreteresha Viktoria shendrohet ne simbol te korektesise.Vleresoi dhe mbeshteti lindjen dhe zhvillimin e klases se mesme te popullsise. Mbreteresha Viktoria donte te kishte ndikim te thelle ne politiken angleze, por ajo mbeti jashte politikave partiake.

18. Florens Hajtingeill (1820-1910)

Sherbeu denjesisht ne luften e Krimese. Ajo permiresoi rolin dhe profesjonin e infermjeres, ne saje te rolit dhe punes se saj profesioni i infermiereve filloje qe ato te ishin prane mjekeve, duke qene asistente te denja ne permiresimin e shendetit te njerzve neper spitale.

19. Sjuzen B. Anteni (1820- 1906)

Ajo udhehoqi fushaten per te drejtat e grave punetore dhe kunder skllaverise, luftoi per te drejtat e grave amerikane. Ajo shkoj neper te gjithe Ameriken dhe u be avokate mbrojtese kundrejt atyre njerzve qe kishin ceshtje per te drejtat e njeriut.

20. Emili Dikinsen (1830-1886)

Nje nga poeteshat me te medha te Amerikes. Pjesa me e madhe e vargjeve te saj jane botuar pas vdekjes. Poezite e saj vleresohen deri ne ditet tona per stilin e saj te vecante si dhe te guximshem vargjet jane quajtur te vecanta-jashte standarteve te asaj kohe. Vargjet e saj jane quajtur nje trashegimni e pasur per shekullin e 20.

21. Emili Pankurst (1858-1928)

Ajo organizoi greven e pare te urise kunder dhunes. Organizoi demonstrate publike. Fatkeqesisht vdiq gjate vitit 1928, 3 jave para se te aprovohej ligji per te drejten e votes, per te gjitha grate mbi moshen 21-vjeçare.

22. Marija Kyri (1867-1934)

Ajo eshte gruaja e pare qe mori çmimin “Nobel”, dhe ne pergjithesi njeriu i pare qe mori dy çmime te tilla, ne shkencen e fizikes dhe te kimise.Bashke me bashkeshortin e saj Marija zbuloj elementet qe u quajten “radioaktiv”. Puna e saj e palodhur e ndihmoj ne mjekesi si edhe ne percaktimin e diagnostikimin e semundjeve. Zbulimi i saj hapi rruge per nje nga mundesite e kurimit te semundjes se rende te kancerit, per kurimin me kimioterapi.

23. Emili Merfi (1868-1933)

eshte Magjisteri i pare grua ne Britanine e Madhe dhe Europe. Gjate vitit 1927 ajo u bashkua me zerat e kater grave te tjera kanadeze te cilat u perpoqen shume dhe ja arriten qellimit qe te anullonin ligjin qe thoshte se:” Grate nuk duhet te numerohen si njerez…”

24. Roza Luksemburg (1870-1919)

Revolucionare-marksiste, shoqe e Leninit dhe luftoi shume per te organizuar revolucjonin socialist ne Gjermani. Gjate kohes para luftes se pare boterore ajo shkruajti ashper kunder imperjalizmit gjerman dhe per socializmin nderkombetar. Gjate vitit 1919 pas perpjekjeve te pasuksesshme per organizimin e revolucjonit komunist ne Gjermani, nje nga veprat e saj eshte edhe festa e 8 Marsit,mbeti e vrare nga ushtaret gjerman.

25. Helena Rubenshtajn (1870-1965)

Ajo eshte nje nga grate e pare ne bote qe krijoi kompanine e pare kozmetike. Biznesi i saj u vertetua shume i suksesshem. Me pas pasurine e saj ajo e perdori per qellime bamiresie. Ne fushen e artit, kultures, arsimit dhe shendetesise.

26. Helen Keler (1880-1968)

Ishte vetem 19 muajshe kur u be e verber dhe shurdhe, eshte gruaja e pare e ketij target grupi qe ka organizuar manifestime, demonstrata per te drejtat e te verberve dhe shurdheve. Kjo gjendje nuk e mposhti per te mos qene aktive per te drejtat e ketij target.

27. Evelina Mihajllova-Koko Shanel (1883-1971)

E bija e sherbetores se varfer dhe e shitesit, Koko punoi si kengetare ne nje klub dhe zbukuronte kapele, eshte nje nga stilistet me te medha te botes ne historine e njerezimit. Ne ndryshim nga stiliste te tjera europjane, Shanel e vendosi gruan ne qender te koleksjoneve te saj: ”Jam e lumtur se ju dhashe grave ndjenjen e lirise, ju ktheva dashurine dhe vleresimin per trupin e tyre….ju ktheva bukurine trupore qe rrobat e teperta, korset dhe jastecka pa fund ua kishin muluar hijet e tyre. I hoqa duke thyer mentalitetin e disa stilisteve te çuditshem”. Ajo beri revolucjon ne moden femerore, revista “Times” e ka percaktuar si nje nga 100 personalitetet me me ndikim te shekullit te XX.

28. Elinor Ruzvelt (1884-1962)

Bashkeshortja dhe keshilltarja politike e Presidentit Amerikan F.D. Ruzvelt. Ajo ishte edhe udheheqese e Komisjonit te Drejtave te Njeriut ne OKB. Ajo u be nje shtyse e madhe dhe mori pjese ne menyre aktive ne pergatitjen dhe aprovimin e deklarates se te drejtave te njeriut ne 1948.

29. Ani Besant (1847-1933)

Eshte nje luftetare per barazi sociale. Ajo zhvilloj nje fushate shume active per pavaresine e indianeve.

30.Ketrin Hepbern (1907-2003)

Personazh ikone e kinematografise se shekullit te XX. Ajo fitoj 4 “Oskar” si dhe mbi 12 nominime per Oskar. Menyra e saj e jeteses ishte jo tradicjonale per kohen kur jetoi, gjithashtu edhe menyra e saj aktorjale. Ajo ndihmoi te pre definicohen pikpamjet tradicionale te rolit te grave ne shoqeri.

31. Simon dy Bovoar (1908-1986)

Nje nga lideret e filozofise ekzistencialiste te shekullit te XX. Ajo pati lidhje te aferta me Zhan Pol Sarter. Ne librin e saj “Gjinia e Dyte” e ka trajtuar ndryshe seksizmin tradicjonal, qe dominonte deri atehere ne shoqeri dhe histori. Libri mori shume kritika gjithashtu edhe shume lavderime. Ky eshte nje liber kritik per levizjen feministe.

32. Nena Tereza (1910-1917)

Agnes Bojaxhi, lindur ne nje familje shqiptare katolike, qe ne moshen 18 vjeç i perkushtohet njerezve te varfer e ne nevoje ne Indi. Tashme moter ne Kalkute ajo pranoi emrin Tereza, megjithese pergjithemone ne zemren e njerezve mbeti Nena Tereze. Duke qene Misjonare e njerezve, ajo u qendroi prane te gjithe njerzve te varfer, te semure dhe ne nevoje, jo vetem per Indi, por ne te gjithe boten. Ajo u kujdes per 1000 te semure rende ne Kalkuta. Ne vitin 1979 per devotshmerine e saj ndaj njerezve ne nevoje ajo mori Cmimin e Madh Nobel. Mbetet simbol i miresise, sakrifices dhe shenjtores se vertete.

33. Doroti Hoxhkin (1910-1997)

Mori çmimin “Nobel” ne fushen e kimise, ajo beri zbulime dhe zgjidhje shume te rendesishme ne lemin e kimise. Ajo zbuloi strukturen e penicilines dhe me vone insulinen. Keto zbulime permiresuan shume shendetin e njeriut. Ajo ishte nje luftetare e flakte per paqen ne bote dhe per carmatimin e popujve.

34. Roza Parks (1913-2005)

Aktiviste per te drejtat e njeriut te njerzve me ngjyre ne SHBA, gjate vitit 1935. Kjo grua kreu nje veper skandaloze per kohen – nuk i leroi sediljen ne autobus nje burri te bardhe. Roza u arrestua nga policia, veprimi i saj i guximshem provokoi bojkot neper autobuza, levizje e udhehequr nga Martin Luterking, dhe shenoi, kthimin ne levizjen per te drejtat e njerzve me ngjyre.

35. Billi Hollidei (1915-1959)

Eshte e para grua qe ka marre titullin ”Madama e Pare e Bluzit”. eshte vleresuar si nje nga emblemat e muzikes se xhazit ne historine e njerezimit ne te gjitha koherat. Zeri i saj kishte nje tingull magjepes qe dukej sikur levizte neper qenien tende ne menyre emocjonale dhe kishte veti qe ndersa e degjoje shtangia ishte e paevitueshme. Zeri i saj mbetet i paharrueshem jo vetem per kohen e arte te xhazit, por incizimet e saj degjohen me endje edhe ne ditet tona.

36. Indira Gandi (1917- 1984)

Gruaja e pare Kryeministre ne Indi. Ajo ishte ne krye te qeverise ne vitet 1966-77 dhe 1980-84 akuzohej per tendenca autoritare, ajo bllokoj nje kryengritje te armatosur, kur pranoj te bente zgjedhje te parakohshme “ne periudhe te pershpejtuar” ne vitin 1977. U vra ne vitin 1984 nga rojet e saj personale. Vrasja e saj ishte nje pergjigje per te mos e marre perseri pushtetin.

37. Eva Peron (1919- 1952)

Ishte gruaja qe e donte i gjithe populli argjentinas. Ajo beri nje fushate te gjere per te drejtat e te varferve dhe sidomos per te drejtat e grave te varfera. Ne te njejten kohe njerez te keqinj me ndikim ne rangjet e larta e shantazhonin deri ne zhdukje fizike per shkak te popullaritetit te saj te madh. Ajo vdiq ne moshen 32-vjeçare ne vitin 1952 nga nje semundje e rende.

38. Beti Frieden (1921-2006)

Nje feministe e betuar libri i saj ”Mistika Femerore” u kthye ne “best-sellser”, por ne te njejten kohe kritika u tregua e pashpirt per librin e saj. Ajo luajti nje rol te rendesishem kunder diskriminimit gjinor por edhe nga ana seksuale.

39. Margaret Theçer (1925- 2013)

Gruaja e pare Kryeministre ne historine e Britanise se Madhe, e mbiquajtura “Zonja e Hekurt” ajo qendroi ne krye te shtetit 10 vjet. Ajo i dha kuptim te plote lirise se tregut dhe e nxori Angline nga nje krize e thelle ekonomike. Zhvilloj mardhenie te ngushta me D. Regan. Me skeptiket e kritikuan per integrimin europian.

40. Merilin Monro (1926-1962)

Emri i saj i lindjes ishte Norma Jean Beiker, ajo pati nje femijeri te veshtire te palumtur dhe me varferi te plote. Ajo u kthye ne nje emer legjende ne kinematografine boterore. Filmat e saj jane te suksesshem por pamja e saj e mrekullueshme mbetet e paharruar dhe shume e dashur deri ne ditet tona. Pamja e saj e jashtme shume terheqese, shkelqimi qe kishte dhe elegance e paperseritshme e bene qe te mbetet idhulli i te gjitha grave dhe burrave te gjithe botes dhe te gjitha koherave.

41. Ana Frank (1929-1945)

Ditari i saj eshte nje nga librat me te lexuara ne bote. Ai i zbuloj mendimet dhe deshirat e nje vajze te re13 vjecare shume te pjekur, qe jetonte e fshehur ne nje bodrum. “Megjithate une mendoj se njerzit jane me te vertete te mire thelle ne zemren e tyre”.

42. Odri Hepbern (1929-1993)

Me pamjen e nje mbretereshe, Odri ishte nje misherim i shijes dhe i elegances se vertete. Mbetet artiste idhull per grate e viteve 1950-60. Aktorja u be e famshme me filmat “Mengjez ne Tifani”, “Zonja e ime e mrekullueshme”, Pushime ne Rome” etj. Ajo u percaktua nje nga grate me te bukura te shekullit te XX. E vecanta e saj ishte se ajo pati nje femijeri te trishtuar sepse ishte pikerisht ne kohen e regjimit nazizst ne Hollande, gjate luftes se dyte boterore. Pikerisht kjo eksperience e saj me vone e çoj ne rolin e saj shume vjecare si Ambasadore ne UNICEF.

43. Xheremi Grier (lindur ne 1939-)

Ikona e feminizmit te viteve 1960 dhe 1970. shkruajti nje liber” Eunuku Femeror”, qe u percaktua si manifest i levizjes feministe, ajo pati nje ndikim shume te madh per vazhdimesine e levizjes feministe ne bote.

44. Beti Uilljams (1943-)

Sebashku me Marid Korigan, zhvilluan nje fushate te forte kunder dhunes sektante ne Irlanden e Veriut. Ajo perhapi mendimin e paqes gjate vitit 1977.

45. Billi Xhin King (lindur ne 1943-)

Nje nga sportistet me te medha te botes, kampjone ne tenis, qe luftoj per barazine gjinore ne fushen e sportit. Fitoi 67 tituj dhe medalje, gjithashtu edhe 20 tituj dhe medalje te tjera.

46. Benazir Bhutto (1953-2007)

Ishte gruaja e pare kryeministre ne nje shtet musliman. Ndihmoj dhe kontriboj shume qe Pakistani te mos ishte me nje vend diktatorjal por nje vend demokratik. Ne vitin 1977 ajo ndermori reforma socjale shume te vlefshme per shoqerine pakistaneze. I dha shume prioritet dhe u be nje mebshtetje e rendesishme per grate dhe vajzat e varfera e ne nevoje. E hoqen nga posti sepse e akuzuan per korupsjon dhe mospagese te taksave, ajo vazhdoi ti kundershtonte keto akuza.Ajo ishte dy here Kryeministre,humbi jeten gjate shkembimit te zjarrit ne nje sulm me bomba dhe te shtena ne vitin 2007 ne Ravalpindi. Ne kohen kur ajo po dilte nga nje park ku kishte mbajtur nje fjalim ne kuader te fushates elektorale.

47. Princesha Dajana (1961-1997)

E deshiruar nga te gjithe jo sepse Princi e zgjodhi si bashkeshorten e vet apo si humanitare e palodhur, ajo u quajt me titullin me te larte: ”Princesha e Popullit”, sic eshte quajtur nga anglezet, ajo do te mbetet ne mendjen e te gjitheve si njeriu i sinqerte, i drejte, e pranishme kudo tek populli I saj si per te mire e per te keq. Vdekja e saj tragjike trishtoi miliona njerez nga e gjithe bota, me jeten qe beri ajo i tregoi botes se cafre do te thote ti duash njerzit, tu qendrosh prane edhe nese kjo gje e beri familjen Mbreterore te vuaje.

48. Opra Uinfri (lindur me 1954-)

Lindur femije jashte martese, ritur ne nje familje te varfer, dhe mes nje dhune te rende fizike ne familje. Opra mbetet nje grua shembull per grate e tjera, e cila ne saje te punes dhe vullnetit te saj arriti qe endren e saj ta beje realitet. Kush mendonte atehere se talk- shou i saj do te arrinte te behej emisioni me i ndjekur ne historine e SHBA-se, ndersa vete ajo –ne nje miliardere mediatike dhe nje Madam me biznesin e saj privat.

49. Xhoan K. Rouling (lindur ne 1965-)

Ajo eshte shkrimtarja e librit te famshem per femije dhe adoleshente Harri Potes. Niveli i shitjeve ka qene kaq i larte sa qe u quajt si rilindje e deshires se femijeve per te lexuar. Librin e pare e shkruajti duke qene nje nene e vetme me shume probleme. Ndersa tani eshte gruaja shkrimtare e famshme per femijet.

50. Valentina Tereshkova (lindur ne 1937-)

Gjate vitit 1963 Valentina ishte gruaja e pare qe u hodh me parashute dhe gruaja e pare qe fluturoj drejt kozmosit. Ne moshen 26 vjecare ishte njeriu i pare qe doli jashte orbites tokesore. Kishte perfunduar studimet per inxhinieri dhe ushtronte ne menyre profesjonale sportin e parashutizmit