Nga porcelani, busulla e deri tek letra higjienike. Keto jane shpikjet ne Kinen e Lashte

Kina ka nje histori te lashte dhe te lavdishme, qe nga periudha feudale (200 vjet para Krishtit) deri ne epoken moderne. Qyteterimi shekullor kinez eshte njekohesisht edhe vatra e shume shpikjeve te mrekullueshme dhe te dobishme. Ne kete liste jane paraqitur shpikjet kineze, te cilat nuk ishin te njohura ose te miratuara nga bota perendimore per shume dekada dhe shekuj, edhe pse ishin te zakonshme ne Kine. Disa mund te jene te njohura per ne, te tjeret ndoshta me pak. Gjithashtu, keto shpikje jane te pershkruara ne dokumentet kineze rreth shekujve para eres sone./Tirana Observer/

1. Porcelani

Nje nga aspektet me mjeshterore ne traditen kineze eshte arti i porcelanit (nje material i veçante i qeramikes). Kinezet ishin specialiste te zote te qeramikes. Shpikur gjate Dinastise Sui (581-618 para eres sone, por ndoshta edhe me heret) dhe perfeksionuar gjate Dinastise Tang (618-906), porcelani kinez u çmua ne te gjithe boten. Disa punime te kallajit me xham dhe qeramike ishin te mbyllura me dekorime ose zbukurime (me rrathe te thjeshta, ose me nje fjale te gdhendur) ne ngjyre blu; ky lloj artikulli mendohet te jete inspirimi i pare per porcelanin bardhe e blu te Kines. Vazot, te cilat gati ishin pjekur, lyheshin me solucion metalik dhe me pas u behej nje ripjekjeje me zjarr te lehte, nga dilte nje model i shndritshem metalik me ngjyre gri, jeshile apo te kuqe, qe e transformonte vazon ne nje vazo prej ari. Kjo teknike eshte transmetuar ne te gjitha pjeset e civilizuara te Europes, te Afrikes se Veriut dhe ne Azi. Ne pergjithesi shihej ndikimi i porcelanit te bardhe dhe blu kinez, por poçet pikturoheshin me modele tipike turke me lule ne ngjyre bruzi (gur te çmuar te gjelber, te purpurt, kafe dhe te zinj. Edhe ketu, prodhimi i porcelanit shumengjyresh dhe me shkelqim vazhdoi edhe ne shekullin XVIII. Ne vitin 1708 fizikani gjerman Ehrenfried Tschirnhausen shpiku porcelanin europian, duke i dhene keshtu fund monopolit kinez. Fotoja e mesiperme eshte nje tas çaj me luster te zeze, ku eshte modeluar nje flete qe i perket periudhes se Dinastise Sung (1127-1279).

2. Busulla

Busulla ose kompasi eshte nje instrument qe sherben per t’u orientuar ne hapesire. Ne shekullin e katert para eres sone, kinezet kane ndertuar nje busull magneti per ta perdorur si tregues per orientim ne hapesiren e rruzullit tokesor. Ne keto busulla ishte lokalizuar ana e Jugut dhe ato jane perdorur kryesisht ne toke si mjet orientimi dhe si tregues te drejtperdrejte. Ne librin “Book of the Devil Valley Master”, shkruar gjate Dinastise T’ang (ne shekujt 7 dhe 8 para eres sone) eshte paraqitur se, “meqenese toka eshte magnet natyror, gjilpera magnetike merr gjithmone drejtimin Veri-Jug. Busulla eshte e perbere nga nje kuti e rrumbullaket ose katrore dhe pllaka mbi te cilen ndodhet gjilpera (shigjeta treguese e busulles) eshte prej bronzi. Materiali prej te cilit eshte perpunuar busulla duhet te kete cilesi jo magnetike. Gjilperat magnetike jane prodhuar qe nga viti 1040. Me vone, ne vitin 1600, teknologjia e termo-magnetikes (qe eshte akoma ne perdorim) eshte zhvilluar nga fizikani anglez William Gilbert (1544-1603).

3. Piketimi i parcelave

Kinezet filluan te mbillnin kulturat bujqesore ne parcela te ndara ne rreshta rreth shekullit te 6-te para eres sone. Kjo teknike i lejonte qe bimet te rriteshin shpejt dhe shendetshme. Piketimi i parcelave ne rreshta ishte shume efikas per mbjelljen, ujitjen dhe korrjen. Gjithashtu, sipas specialisteve te bujqesise, edhe era qe fyente mbi rreshtat e bimeve ishte me pak e demshme. Piketimi i parcelave ne rreshta nuk ka qene i praktikuar ne boten perendimore per me shume se 2200 vjet. Master Lu (1945), i cili eshte themeluesi dhe lideri spiritual i “True Budha School”, sekt i ri budist komentoi “The Spring and Autumn Annals”, (240 para eres sone) : “Nese bimet jane rritur ne radhe, ato do te piqen me shpejt, sepse ato nuk ngaterrohen me rrenjet e njera-tjetres. Rreshtat horizontale duhet te punohen mire. “The Spring and Autumn Annals” – “ Te Korrurat Vjetore te Pranveres dhe Vjeshtes” jane publikime qe jane bere nga viti 722, deri ne vitin 481 para eres sone gjate Dinastise Zhou (1046-256, para eres sone). Ne keto tekste paraqiten ngjarje te karaktereve te ndryshme politike, ekonomike, natyrale (si termete, eklipset solare) sipas rendit kronologjik.

4. Parmenda

Parmenda eshte nje vegel qe perdoret ne bujqesi per te leruar token dhe per te mbjelle kulturat bujqesore. Pa ndihmen e parmendes, farat hidheshin me dore, por kjo ishte nje praktike joefikase per shkak te shperndarjes jo te barabarte. Bujqit kineze filluan te perdornin parmenden ne fillimet e shekullit te dyte para eres sone. Ne shkalle europiane, parmenda e pare eshte perdorur nga Camillo Torello ne vitin 1566 dhe patentuar nga Senati Venecian ne vitin 1566. Ne Britanine e Madhe, parmenda eshte rikonstruktuar nga Jethro Tull (bujk) ne vitin 1701, gjate Revolucionit Anglez Bujqesor.

5. Plugu prej hekuri

Nje nga zhvillimet kryesore te bujqesise kineze ne lashtesi ishte edhe perdorimi i plugut prej hekurit. Plugjet e para jane perdorur gjate periudhes se Dinastise Han (206-220 para eres sone). Ne ate periudhe u perdornin dy tipa kryesore: plugu i malit, qe perdorej kryesisht ne tokat malore dhe plugu me vesheza, qe perdorej ne fusha dhe kodra. Dallimet midis tyre ishin te pakta dhe qendronin ne ndertimin e shtizes dhe dorezes dhe me shume perdorej tipi i dyte. Plugjet e para prej hekuri ne Europe jane futur ne shekullin e 17-te.

6. Timoni i anijes

Ne lashtesi, kinezet ishin lundertare mjaft te zote. Perdorimi i pare i timonit te anijes ne Europe shenohet ne vitin 1180, ndersa disa historiane pohojne se modelet e para te timoneve te anijes datojne ne shekullin e pare para eres sone. Lundertaret kineze perdornin anije me nje kapacitet prej tremije tonesh, dhjete here me te medha se anijet me te fuqishme qe dispononin europianet. Keta anije drejtoheshin nga kapitene plot eksperience, te pajisur me busulla teper te sofistikuara, anije me timone drejtues teper te fuqishem e efikas dhe dispononin harta lundruese precize deri ne detaj.

7. Shpimi i tokes

Nga shekulli i pare para eres sone, kinezet zhvilluan teknologjine per shpimin e puseve. Ata arriten te benin shpimin e puseve deri ne 1.5 kilometra thellesi. Ata perdornin nje skelet hekuri mbi nje burim vaji, ne menyre qe te ngrinte ose ulte tubat e shpimit. Gjithashtu, ata arriten te mbartin gaz natyror, qe e perdornin si lende djegese dhe te avullonin ujin e kripur per te prodhuar kripe. Nuk dihen ende se kur kane rezultuar shpimet e para ne toke nga europianet, ndersa ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes, shpimi i pare ne toke i dokumentuar dhe rezulton ne West Virginia ne vitin 1820.

8. Parzmorja e kalit

Parzmorja e kalit eshte nje pajisje qe lejon kalin te terheqe mjete te ndryshme transporti si karroce, qerre dhe slite. Keto pajisje shtrengohen ne qafen e kalit, duke kufizuar fuqine e plote te kafshes. Ne nje pikture qe i perket Dinastise Zhou (722-481, para eres sone) paraqitet nje kale me nje parzmore prej druri. Qe nga Dinastia Han (206-220, para eres sone), parzmorja eshte perdorur gjeresisht ne te gjithe vendin. Kjo shpikje eshte perhapur ne Europe rreth vitit 970 dhe u be shume e perhapur ne 200 vitet e tjera.

9. Letra higjienike

Mendohet se letra higjienike eshte shpikur ne Kinen e lashte dhe eshte perdorur per here te pare gjate Dinastise Sui ne vitin 589. Nga ditari i nje udhetari arab ne vitin 851, thuhet se gazetat kineze perdoreshin si letra higjienike. Duke filluar qe nga fundi i vitit 1300, prodhoheshin rreth 720.000 gazeta per çdo vit. Ne kohet e koloniale ne Amerike (ne fund te 1700-se), ishte ende e zakonshme perdorimi i levozhges se misrit si leter higjienike. Letra higjienike komerciale u vu ne treg ne vitin 1857.

10. Letra

Nder shpikjet e lashta kineze qe kane dhene kontribut te madh per progresin e botes eshte edhe letra. Letra mendohet te jete shpikur gjate periudhes te Dinastise Cai Lun (50-121, para Krishtit). Ne kete material mund te shkruhet, vizatohet dhe te shtypet. Ne vitin 868 eshte shtypur libri i pare i perbere nga faqe prej druri. Gjithashtu mbas shpikjes se letres, ne Kine u zhvillua edhe teknologjia e shtypjes me matrice druri. Njesoj si format e tjera te artit kinez, piktura sherbente per qellime te percaktuara dhe arti kinez ishte arti i ilustrimit te librit. Pikturat me te hershme qe kane mbijetuar jane miniatura qe ilustrojne doreshkrime te teksteve shkencore. Ilustrimet shkencore jane vizatime ne vija, te bazuara ne modele klasike dhe pikturat plot ngjyra shekullare qe pasqyrojne nje naivitet te kendshem. Ndikimi kinez ne detajet e tablove, shprehja e emocionit dhe kompleksiteti i kompozimit karakterizonin keto ilustrime. Artistet realizuan klasike te mrekullueshem, te ilustruar sipas artit te tyre personal dhe ne kunderpergjigje ndaj ndikimit evropian, e zgjeruan kufirin e tyre, duke perfshire vizatimin e figurave dhe portreteve.