Nga refugjate ne yje te futbollit. Ne mes tyre Lala dhe Tare

Çeshtja e azilit eshte bere thelbesore dhe tema me e prekur e aktualitetit. Bayern dhe Real Madrid ndihmuan emigrantet duke dhene per bamiresi nga 1 milion euro. Gjithashtu, edhe yjet e futbollit si Havi Martinez, Kristiano Ronaldo, Lionel Mesi, Tiago Alkantara u kane ardhur ne ndihme refugjateve ne vendet e zhvilluara te Europes, kryesisht ne Gjermani.

E njejta gje ka ndodhur edhe ne vitet ’90 ne lufterat ne Nigeri, Kongo, Kosove, Bosnje, Kroaci, Shqiperi, ku shume familje braktisen vendin e tyre. Disa prej femijeve te vegjel jane sot yje futbolli. Shume pak mund ta dinin qe disa prej yjeve te me- poshtem do te beheshin futbolliste fale emigrimit dhe kerkimit te azilit.

Altin Lala

Nentor 1991, Ofenbah, stadiumi “Bieber Berg”. Pas nje ndeshjeje te kombetares se moshave U-16 ikin ne drejtim te paditur 10 talente shqiptare, mes te cileve edhe Altin Lala. “Vetem vellai e dinte qe s’do kthehesha. Prinderit s’do te me kishin lene. Shoket e mi me thoshin: Mos u kthe! Babai me pati dhene 20 marka dhe 20 franga”, pati thene Lala per “Bild”. Humben 1-8 me Gjermani, pasaportat i mbante trajneri, por ata “avulluan”. Lala fjeti te nje shok ne Ofenbah, i cili kishte emigruar dy vjet para tij. Futbolli e ndihmoi. Ai nisi proven te moshat B te Hosenfeld se bashku me dy emigrante te tjere shqiptare. Me pas u zbulua nga trajneri i Fuldas. Si azilant, Lales nuk i lejohej arsimimi, por mund te punonte. Ai kete gje beri derisa mbushi 18 vjeç dhe nenshkroi kontraten e pare me Borusia Fulda. Perfitonte 1200 marka gjermane, ndersa bente edhe pune te dyte ne nje pike shumice me produkte gastronomike. Ne mars 1997, kur ne Shqiperi plasi lufta, Lala e kalonte naten ne disko. Ne janar 1998, Lala u kerkua nga Hanoveri, por Fulda refuzoi 60 mije markat e ofruara. Ne vere, ish-kapiteni i Kombetares shqiptare u be “i kuq”. Ishte kontrata e pare e nenshkruar si per Altin Lalen dhe presidentin e Hanoverit, Martin Kind. Per 14 vite te Hanoveri kthehet ne nje legjende dhe 39-vjeçari parashikon te kthehet nje dite tek ish-ekipi si drejtues.

Igli Tare

Ishte dimer 1992. Ne moshen 17-vjeçare, Igli Tare mori rrugen e mergimit, duke braktisur komunizmin shqiptar, regjim i cili sapo ishte rrezuar nga pluralizmi. Ai erdhi me kusheririn e tij ne Ludvigshafen. Pagoi 800 marka per te zbuluar rrugen neper pyje, male dhe mberritur ne Gjermani. Ai u regjistrua si azilant ne Beete. Ne zyren e socialit punonte edhe Valter Pradt, ish-portieri i Sv Valdhof Manhaim. Tare i tregonte se ishte vertet talent futbolli. Ne ate kohe, Pradt ishte trajner tek ekipi i moshave te Ludvigshafen dhe i dha nje shans Iglit 1.91 i gjate. Tare nuk ndihej mire, sepse nuk u prit mire si azilant. “Tre vitet e para ne Gjermani ishin me te keqijat ne jeten time”, ankohej Tare. Ne vitin 1995, Tare njohu nje biznesmen shqiptar, i cili i premtoi nje prove tek ekipi i Karlsruhes. Tomas Hesler beri ironi me te, por me pas i kerkoi falje. Me pas, ish-bomberi shqiptar ia doli te Fortuna Dyseldorf ne Ligen 2, kur shenoi 13 gola ne sezonin e pare dhe 11 tek i dyti. Ne vere 1999, ai u transferua te Kaizerslautern nen drejtimin e Oto Rehagel. Tare luante me Miroslav Klosen. Duke qene se ofensiva perbehej nga Olaf Marshall dhe Klose, Tare ne merkaton e dimrit te vitit 2002 u largua ne Itali te Breshia. Me pas kaloi te Bolonja dhe Lacio ku e mbylli karrieren ne vitin 2008 duke nisur punen si drejtor sportiv i Lacios, detyren te cilen e mban akoma.

Luka Modriç

(29/Real Madrid) Mesfushori kroat luan sot ne “katedralen” e futbollit europian. Ne vitin 1992, familja e tij emigroi dhe kerkoi azil pas pushtimit te trupave serbe, ndaj te cileve mbeti i vrare gjyshi i tij. Ai u rrit me prinderit e tij ne qytetit kroat Zadar. Ne moshen 8-vjeçare shkoi te Dinamo Zagreb. Ne 2008-en u transferua te Totenhemi dhe ne 4 vite me pas te Reali. Ne 2014-en fitoi Champions-in.

Kristian Benteke

Mesfushori belg u transferua per 46.5 milione euro nga Aston Vila te Liverpool. Ai ishte i vogel kur familja e tij u largua nga Konko. Ne ate kohe, Republika Demokratike e Kongos quhej Zaire. Babai i Bentekes ishte ushtar dhe gjeti rrugen te emigronte ne Belgjike, ne Liezh. Benteke u integrua ne akademine e Genkut dhe, me pas, u zbulua nga Standard Liezh.

Edin Dzeko

(29/AS Rom) Edin Dzeko perjetoi luften qe ne femije ne Bosnje. Ai nuk u largua para luftes, por qendroi ne Sarajeve. Ai luante futboll ne beton para shtepise mes granatave. Ne moshen 18-vjeçare, gjeti hapesira dhe emigroi ne Çeki, ku luajti me Fk Teplice. Ne 2007-en, ai u ble per 4 mln euro nga Volfsburgu. Kete sezon eshte huazuar te Roma.

Viktor Moses

Viktor Moses jetonte me babane, prift katolik dhe te emen ne Nigeri, ku grupimi terrorist Boko Haram terrorizoi vendin. Ne moshen 11- vjeçare, islamistet i vrane prinderit dhe ai brenda javes e braktisi Nigerine. Xhaxhai i tij e çoi ne Londer. Karrieren e nisi te Kristal Palas dhe ne 2012-en shkoi te Çelsi. Pas huazimit te Liverpuli dhe Stoku, Moses luan me Uest Hemin.

Xherdan Shaqiri

(23/Stok Siti) Shaqiri lindi ne Kosove ne vitin 1991. Nje vit me pas, familja Shaqiri se bashku me 4 femijet (3 djem, 1 vajze) emigruan ne Zvicer, ne qytezen e vogel Augst, afer Bazelit. Skautet e Bazelit e zbuluan talentin e tij ne moshen 8-vjeçare. Xherdani u maturua te Bazeli, ku ne vitin 2012 u be pjese e Bajernit. Pas nje viti shkoi tek Interi dhe tani te Stoku,

Hasan Salihamidzic

Boshnjaku ishte i vogel kur familja e tij u largua nga Sarajeva per ti shpetuar luftes. Ne Hamburg ai filloi te luante futboll dhe me pas ishte titullar ne ekipin e pare. Kulmi i karrieres se Salihamidzic erdhi me transferimin e tij te Bayern Munchen ku fitoi disa tituj kampion ne Gjermani, Kupa te Gjermanise si dhe Champions League ne vitin 2001. Me pas transferohet te Juventus dhe Wolfsburg.