Nga shteti social te shteti novator

PRINCETON – fantazme po perndjek ekonomine boterore – fantazma e teknologjise qe vret vende pune. Nga menyra se si do te perballemi me kete sfide do te percaktohet fati i ekonomive te tregut ne bote dhe politikave demokratike, pothuajse ne te njejten menyre me ate se si Europa iu pergjigj ngritjes se levizjes socialiste vone ne shekullin e nentembedhjete dhe ne fillim te shekullit te njezet, gje qe i dha forme historise qe pasoi.

Kur nje klase e re punetore industriale filloi te organizohet, qeverite e parandaluan kercenimin e revolucionit nga poshte te cilin Karl Marksi e pati profetizuar, duke zgjeruar te drejtat politike dhe shoqerore, duke rregulluar tregjet, duke ngritur shtetin social qe siguroi transferime te shumta dhe siguri shoqerore, si dhe duke zbutur ulje-ngritjet e makroekonomise. Ne praktike, ata e rikrijuan kapitalizmin per ta bere ate me gjitheperfshires dhe per t’i dhene punetoreve nje aksion ne sistem.

Revolucionet teknologjike te sotme bejne thirrje per nje rikrijim te ngjashem gjitheperfshires. Perfitimet potenciale te zbulimeve te aplikacioneve te reja ne robotike, bioteknologji, teknologjite dixhitale dhe fusha te tjera jane te gjitha perreth nesh dhe lehtesisht te dallueshme. Me te vertete, shume besojne se ekonomia boterore mund te jete ne prag te nje shperthimi tjeter teknologjish te reja.

Telashi eshte se pjesa me e madhe e ketyre teknologjive te reja kursejne vende pune. Ata nxisin zevendesimin e punetoreve te pakualifikuar apo gjysme te kualifikuar me makineri te drejtuara nga nje numer shume me i vogel punetoresh te kualifikuar.
Per te qene te sigurte, disa pune te pakualifikuara nuk mund te automatizohen me lehtesi. Pastruesit, psh, nuk mund te zevendesohen nga robote, se paku jo tani. Por pak vende pune jane me te vertete te mbrojtura nga novacioni teknologjik, Mendoni, per shembull, se do te kete me plehra te gjeneruara nga njeriu dhe rrjedhimisht me pak kerkese per pastrues – per shkak se mjediset e punes dixhitalizohen.

Nje bote ne te cilen robotet dhe makinerite bejne punet e njerezve nuk ka nevoje te jete nje bote me papunesi te larte. Por eshte me siguri nje bote ne te cilen pjesa me e madhe e produktivitetit perqendrohet dhe jep frute per pronaret e teknologjive te reja dhe makinerite qe i perkasin atyre. Pjesa me e madhe e forces punetore eshte e denuar ose me papunesi ose me paga te uleta.

Ne te vertete, diçka si kjo ka filluar te ndodhe ne vendet ne zhvillim prej se paku kater dekadash. Teknologjite te aftesite qe kane perdorim intensiv te kapitalit jane fajtori kryesor pas rritjes se pabarazise qe vone nga vitet 1970. Nga te gjitha treguesit, kjo tendence ka gjasa do te vijoje, duke prodhuar nivele te paprecedent ne histori sa i perket pabarazise dhe duke sjelle kercenimin per konflikt te gjitheperhapur shoqeror dhe politik.

Nuk ka nevoje qe te ndodhe keshtu. Me disa mendime kreative dhe inxhinjeri institucionale, ne mund ta shpetojme kapitalizmin nga vetja e vet – edhe nje here.

Çelesi eshte te pranohet qe teknologjite e reja perçarese prodhojne perfitime te medha shoqerore dhe humbje private njekohesisht. Keto fitime dhe humbje mund te rikonfigurohen ne nje menyre qe te perfitojne te gjithe. Njesoj si me rikrijimin e mehershem te kapitalizmit, shteti duhet te luaje nje rol te madh.

Mendoni se si zhvillohen teknologjite e reja. Çdo novator potencial perballet me nje perfitim te madh por edhe me nje shkalle te larte rreziku. Nese novacioni eshte i suksesshem, pionieri i novacionit realizon fitime te medha, siç ben edhe shoqeria ne teresi. Por nese ai deshton, novatori eshte pa fat. Mes shume ideve te reja qe ndiqen, vetem disa prej tyre behen sukses tregtar.

Keto rreziqe jane veçanerisht te larta ne lindje te epokes se re te novacionit. Te arrish nivelin e deshiruar nga shoqeria te perpjekjeve per novacion per rrjedhoje kerkon sipermarres te dalldisur – te cilet jane te gatshem te ndermarrin rreziqe te shumta – ose te kesh furnizim te mjaftueshem me kapital te rrezikuar.

Tregjet financiare ne ekonomite e zhvilluara ofrojne kapital te rrezikuar permes nje game te gjere marreveshjesh – fonde sprove (venture funds), aksione te treguara ne publik, kapital privat, etj. Por nuk ka arsye se pse shteti nuk duhet te luaje rolin e vet ne nje shkalle edhe me te madhe, duke lejuar jo vetem sasi me te medha novacioni teknologjik por edhe duke kanalizuar perfitimet drejtpersedrejti te shoqeria si e tere.

Siç veren edhe Mariana Mazzucato, shteti sakaq luan nje rol te rendesishem ne financimin e teknologjive te reja. Interneti dhe shume teknologji te tjera kyçe te perdorura ne iPhone jane rrjedhoje e programeve te kerkimit dhe zhvillimit te financuara nga qeverite si dhe nga projektet e Departamentit te Mbrojtjes se Shteteve te Bashkuara. Por zakonisht qeverite nuk marrin aksione ne komercializimin e teknologjive te tilla te suksesshme, duke i lene fitimet teresisht ne duart e investitoreve private.

Imagjinoni qe nje qeveri te themeloje nje numer fondesh sprovash, publike dhe te menaxhuara me profesionalizem, te cilat do te mund te blejne aksione dhe rrjedhimisht te investojne ne nje numer te madh teknologjish te reja, duke i ngritur fondet e nevojshme permes emetimit te bondeve ne tregjet financiare. Fonde te tilla mund te operojne ne parime tregu dhe duhet te sigurojne llogaridhenie periodike te autoritetet politike (veçanerisht ne rastet kur norma e tyre e pergjithshme e kthimit mbi investimin bie poshte nje niveli dysheme te caktuar), por ne teresi mund te jene autonome.

Krijimi i institucioneve te duhura per kapital sprove publik mund te jete nje proces i veshtire. Por bankat qendrore ofrojne nje model se si fonde te tilla mund te operojne ne menyre te pavarur nga presioni politik i perditshem.
Shoqeria, permes agjentit te vet – qeverine – duhet te funksionoje si bashkepronare e gjenerates se re te teknologjive dhe makinerive.

Pjesa e fitimeve qe i takon fondeve publike te sproves nga komercializimi i teknologjive te reja mund t’i kthehet keshtu qytetareve te zakonshem ne formen e “novacionit shoqeror” dividentit – dhe te ardhurave te qendrueshme te cilat do te mund te plotesojne te ardhurat e punetoreve nga tregu i punes. Nje gje e tille mund te lejoje reduktimin e oreve te fundit – duke iu afruar me ne fund Endrres se Marksit per nje shoqeri ne te cilen progresi teknologjik i lejon individet te “gjuajne ne mengjes, peshkojne ne mesdite, te kujdesen per bagetite ne darke dhe te kritikojne pas darkes.”

Shteti social qe novacioni i cili demokratizoi – dhe per rrjedhoje stabilizoi – kapitalizmin ne shekullin e njezete. Shekulli i njezet e nje kerkon nje ndryshim te ngjashem te “shteti novator.” Thembra e Akilit e shtetit social qe qe ai kerkonte nje nivel te larte taksimi pa stimuluar nje investim kompensues ne kapacitetet per novacione. Nje shtet novator, i themeluar sipas linjave te treguara me siper, do te mund te pajtoje kapitalin me incentivat qe kerkojne investime te tilla.

/Reporter.al