Jeta dhe vdekja dramatike e Penthesileas, Mbretereshes se Amazones. Penthesilea ishte Mbreteresha e Amazones, nje race legjendare femrash luftetare. Femrat e Amazones ishin aq te perkushtuara ndaj te qenit luftetare, sa qe ato hiqnin nje nga gjinjte e tyre per te qene me te lirshme gjate perdorimit te harqeve ne lufte. Teksa dilte per gjah nje dite, Penthesilea gabimisht vrau te motren e saj me shtize. Kjo e pikelloi tej mase Penthesilean sa qe donte te vdiste. Por si prej Amazone qe ishte, ajo duhet te vdiste me nder gjate luftes. Sundimi i Penthesileas si mbretereshes ishte gjate periudhes se Luftes Trojane. Kur Akili vrau princin rrojan Hektorin, Penthesilea vendosi te hyje ne lufte edhe pse nuk donte per te hequr pikellimin e se motres. Thuhet se ajo i sulmonte greket si shigjete e vertete. Donte te vriste Akilin per te marre hakun e Hektorit. Por edhe pse Penthesilea ishte luftetare e eger, jeta e saj mori fund ne duart e Akilit

Nga Teuta e Ilirise e deri te Nefertiti e Egjiptit. Grate me te fuqishme te Botes Antike

Ne shumicen e qyteterimeve te lashta, ishin burrat ato qe angazhoheshin ne biznesin e pergjakshem te luftes…por jo gjithmone. Gjate gjithe historise ka pasur shume gra te fuqishme qe kane udhehequr kombet dhe udhezuar ushtrite ne lufte, te njohura jo vetem si luftetare te frikshme, por edhe si stratege dinake e udheheqese frymezuese. Nga Teuta e Ilirise te Nefertiti, mbreteresha bukuroshe e Nilit