Nefertiti, mbreteresha e Nilit. Dy nga figurat me afashinante ne histori jane e bukura Nefertiti dhe bashkeshorti i saj, faraoni heretik Akhenaten. Ai hoqi dore nga Zotat e vjeter dhe ndertoi nje kryeqytet te ri, nje vend qe mund te adhurohej ne nje menyre te re, i njohur si Tell-el-Amama, midis Luxor dhe Deltes. Sipas Akhenaten-it, Zoti i plotfuqishem nuk ishte me Amun-i, por fuqia e jetes ishte Dielli. Ne El-Amarna, mbreti dhe Neferiti e pastruan kete vend nga shpirtrat e vjeter dhe e mbushen me nje fryme te re jetese. Ndoshta ky ishte nje nga eksperimentet e para te monoteizmit ne histori. Gjate periudhes 12-vjecare te mbreterimit, Nefertiti kishte fuqi te medha, sa aq faraoni. Nefertiti, cilesohet simbol i bukurise se rralle femerore. Pak vite me pas, mbreti dhe mbreteresha vdiqen, rendi i vjeter u rivendos, dhe qyteti i endrrave fetare u braktis pergjithmone. Nje shekull me pare, me 6 dhjetor 1912, arkeologu gjerman Ludeig Borchardt gjeti nje bust ne studion e skulptorit Thutmose. Shume shpejt ai kuptoi se ne fakt behej fjale per nje portret te mbretereshes Nefertiti. Qe nga viti 2009, Nefertitit iu kushtua nje dhome e veçante ne pjesen veriore te muzeut Neues ne Berlin. Busti eshte i siguruar ne vleren e 400 milione eurove (523 milione dollare). Borchardt shkroi se eshte e pamundur te pershkruash bukurine e kesaj skulpture. Me nje gjatesi prej afro 50 cm, busti eshte i bere nga gur gelqeror, mbuluar me allçi. Irisi i syrit te majte nuk ka humbur. Bukuria e Nefertitit, emri i se ciles do te thote “e bukura ka mberritur“, eshte i duhuri per statusin qe ajo mbajti ne krah te bashkeshortit, Akhenaten

Nga Teuta e Ilirise e deri te Nefertiti e Egjiptit. Grate me te fuqishme te Botes Antike

Ne shumicen e qyteterimeve te lashta, ishin burrat ato qe angazhoheshin ne biznesin e pergjakshem te luftes…por jo gjithmone. Gjate gjithe historise ka pasur shume gra te fuqishme qe kane udhehequr kombet dhe udhezuar ushtrite ne lufte, te njohura jo vetem si luftetare te frikshme, por edhe si stratege dinake e udheheqese frymezuese. Nga Teuta e Ilirise te Nefertiti, mbreteresha bukuroshe e Nilit