Nga veriu ne jug. Shqiperia shpalos oferten turistike per miqte gjermane

Bukurite mahnitese te alpeve ne veri dhe perlat ende te pazbuluara te rajonit bregdetar jugor, te gershetuara me trashegimine kulturore dhe historike, jane fokusi i nje turi promovues dhe familjarizues te nje grupi gazetaresh dhe operatoresh turistike gjermane qe ka nisur prej dates 4 qershor.

Turi organizohet nga Agjencia Kombetare e Turizmit me mbeshtetjen e projekeve te financuara nga Qeveria Gjermane dhe qe zbatohen ne Shqiperi nga ‘Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ) GmbH’, te cilat veprojne ne mbeshtetje te popullsise rurale per zhvillimin e nje ekonomie te qendrueshme me fokus ne turizmin natyror, kulturor dhe rural.

Te organizuar ne itinerare dhe intervale te ndryshme kohore, qe prej dates 4 qershor 22 gazetare dhe operatore turistike gjermane po vizitojne Shqiperine nga veriu ne jug dhe do te vijojne deri ne 16 qershor. Grupi i miqve nga Gjermania perfshin gazetare nga disa prej mediave te shkruara dhe televizive me prestigjioze gjermane, si Euronews, Huffington Post, Suddetsche zeitung, Franfurter Allgemanie, etj. AKT synon qe nepermjet ketij udhetimi ata te njihen me potencialin turistik te Shqiperise dhe me pas oferten e pasur turistike qe vendi ofron nga veriu ne jug t’ua bejne te njohur bashkekombesve te tyre ne Gjermani.

Pjese e grupit jane edhe tour-operatore gjermane, te cilet jane ftuar per t’u njohur me destinacione me pare te panjohura te Shqiperise dhe me larmishmerine e atraksioneve turistike ne to. Nga bukurite e bjeshkeve dhe parqeve ne veri te kombinimi i mahnitshem i maleve me bregdetin ne jug, grupi i miqve nga Gjermania do te njihen nga afer edhe me kulturen, historine dhe traditen e pasur te banoreve. Krahas shpalosjes se ofertes te plote turistike te Rajonit Bregdetar Jugor dhe Alpeve Shqiptare dhe promovimit te produkteve lokale, AKT synon qe nepermjet ketij udhetimi te vendoset bashkepunimi mes operatoreve turistike gjermane me operatoret shqiptare dhe ofruesit e sherbimeve turistike ne vend, si dhe te nxitet shkembimi i pervojave ndermjet dy vendeve.

Itineraret e ndryshme te udhetimit neper Shqiperi, bashkohen me 10 qershor ne Kalane e Ali Pashes, ne Porto Palermo, Himare, ku do te mbahet “Market Forum” me pjesemarrjen e perfaqesuesve te qeverisjes qendrore dhe vendore, eskperteve te turizmit, grupeve lokale te interesit, tour-operatore turistike, gazetare, etj.