Ngjela: Keshilli Mbikeqyres beri turp mesjetar me Fullanin; ta conte per shkarkim ne Kuvend

Aleati i Partise Socialiste, Spartak Ngjela, e cileson vjedhjen e Bankes se Shqiperise majen e ajsbergut ne abuzimet qe qeverite kane bere me kete banke. Ngjela e cileson qendrimin e Keshillit Mbikeqyres nje turp mesjetar, me perjashtim te Ermelinda Meksit, e cila ishte ajo qe kerkoi mbledhjet e ketij keshilli.

Sipas avokatit te njohur, Keshilli kishte te drejten ta pezullonte Guvernatorin dhe t’ia propozonte Kuvendit per shkarkim. Ai i kerkon qeverise ta monitoroje kete vjedhje dhe te kerkoje audit nderkombetar nga institucione ku Shqiperia ben pjese, madje dhe nga FBI-ja amerikane.

Ne Banken e Shqiperise jane vjedhur 713 milione leke nga nje punonjes i saj. Opinioni publik ka shqetesim, sepse kjo kishte qene nje gje e padegjuar me pare. Guvernatori Fullani tha se e ka denoncuar vete Banka kete rast dhe se ka marre masat qe te mos perseritet. Si e vleresoni zinxhirin e pergjegjesive per kete rast? Gjendja qe ka krijuar kjo ngjarje eshte nga me te rendat. Opinioni publik eshte shqetesuar me plot te drejte. Une jam shprehur disa here ne shtyp per kete çeshtje, madje kam kerkuar edhe doreheqjen e menjehershme te Guvernatorit. Por ende çeshtja nuk eshte pare ashtu siç duhej te shihej nga politika e larte. Jam shprehur se kjo vjedhje eshte maja e ajsbergut e nje abuzimi mbi dhjetevjeçar ne Banken e Shqiperise.

Çfare nenkuptoni kur thoni maja e ajsbergut, ngjarja mund te na jape surpriza?
Vjedhjen e Bankes se Shqiperise nuk duhet ta shihni si nje rast sporadik, apo ashtu siç thote i trembur Guvernatori i Bankes, se “e kemi denoncuar ne”. Absurde, denoncimi eshte bere pasi eshte kapur. Domethene pergjigjja e Guvernatorit te Bankes se Shqiperise eshte serish abuzive. Por, une them se kjo eshte maja e ajsbergut, sepse jane tre kryeministra, e sidomos i treti, Sali Berisha, qe duhet te kete qene pale ne abuzimin e BSH-se. Ketu kryeministrat kane vjedhur si ne pronen e tyre doganat dhe tatimet. Drejtore te doganave dhe tatimeve paguanin “haraçin”, dite per dite, apo jave per jave, me çanta me leke te kryeministrat. Saliut iu duk nje pakogje kjo dhe shkoi shume me tej ne abuzim: ai pervetesoi prona shteterore e private, mijera hektare, me rrethin e tij familjar, te gjitha te dokumentuara; shiti koncesione dhe territor kombetar, e natyrisht qe te gjitha keto, ka qene e pamundur qe te beheshin edhe pa mbeshtetjen e Bankes Kombetare: Guvernatorit dhe ministrit te Financave. Kjo eshte arsyeja qe flet si nje “statist” sot per ekuilibrin financiar, ne nje kohe kur i gjithe qellimi i tij tetevjeçar ka qene prishja me sa te mundte e ekuilibrit financiar te Shqiperise per te gjetur hapesire vjedhjeje. Dhe ja tani Banka rezulton e vjedhur; kurse Guvernatori me mendjelehtesine e nje injoranti te komanduar, qendron ende ne detyre, per t’i dhene te kuptuar opinionit publik se po rregullon letrat, por edhe te qetesoje emertesen e tij, bashkepunetoret e larte qe e kane emeruar Guvernator, se “po punon per zhdukjen e gjurmeve”. Injorant qe nuk e kupton te pakten as profesionalisht qe “ajsbergu do te zbulohet, sepse eshte pare maja”.

(Intervisten e plote te Spartak Ngjeles u botua nga gazeta Panorama)