Ngrohja globale "prek Skandinavine dhe Mesdheun"
Ngrohja globale ne Europe ne kete shekull do te preke kryesisht Skandinavine dhe zonen e Mesdheut, ka paralajmeruar Agjencia Europiane e Mjedisit.
 
“Ngrohja me e larte eshte projektuar mbi Skandinavine lindore si dhe ne Europen jugore dhe juglindore”, citon AFP ekspertet e agjencise.
 
Europa do te jete per 1.5 grade celsius me e ngrohte mes viteve 2021 dhe 2050 sesa qe ishte ne periudhen referuese 1960-1990, ka thene agjencia.
 
Sa do e vogel qe te duket kjo rritje, “eshte e rendesishme te theksohet se keto jane temperatura mesatare vjetore, qe potencialisht maskojne temperaturat ekstreme”, ka theksuar agjencia.
 
“Temperaturat e larta dhe pakesimi i reshjeve “do te kene efekte te rendesishme mbi bujqesine dhe industrine e turizmit, sidomos ne zonen e Mesdheut “, ka vene ne pah agjencia.