Ngrohja globale sjell me vete fatkeqesi natyrore
Ndryshimet globale te klimes ne dekadat e ardhshme do te cojne ne rritjen e metejshme te numrit te fatkeqesive natyrore masive, duke perfshire ketu zjarret pyjore, permbytjet, paralajmeron qendra “Antistihia” e Ministrise se Situatave te Jashtezakonshme (MSJ) te Rusise.
Ne kombinim me krizen permanente ekonomike dhe recesionin e ekonomise boterore, kjo dukuri kontribuon ne thellimin e rrezikut dhe permasave te humbjeve potenciale social-ekonomike, deklarojne ne MSJ.
 
Sipas shkencetareve, fenomeni i ngrohjes globale, po shkaktohet nga rritja e perqendrimit te dyoksidit te karbonit ne atmosfere, i cili bllokon rrezet e diellit qe reflektohen ne toke te dalin perseri ne hapesire, duke krijuar keshtu nje efekt sere qe sjell rritjen e temperatures dhe si rrjedhoje, ngrohjen globale. Ne kete menyre, efekti sere ose ngrohja globale po ngroh planetin ne nje menyre te vrullshme dhe po kercenon mjedisin ne toke.
 
Shpesh teksa ndodhesh perballe ketyre fakteve ku pothuajse ne cdo kronike televizive degjon per rritjen e temperaturave, per shkrirjen ne menyre te vazhdueshme te akullnajave, te ben te mendosh se cfare do te ndodhe me pas… Cilat do te jene pasojat, ose cilat jane shkaqet? 
 
Ndikimi me i madh dhe me i dukshem do te ishte se disa pjese te akullnajave te poleve do te shkeputeshin dhe do te shkrinin. Shkrirja e akullnajave do kishte nje ndikim shume negativ pasi niveli i ujerave detare boterore do te rritej dhe si per pasoje, do te shkaktonte deme te pariparueshme ekologjike, financiare dhe mbi te gjitha njerezore, ku nje pjese e mire e shteteve te cilat ndodhen prane deteve, oqeaneve do te zhdukeshin nga harta boterore.
 
Shume ishuj s’do ekzistonin, banoret e tyre do te ndodheshin ne nje rrezik te vazhdueshem nga permbytjet, nje pjese e tyre do te ishin te detyruar te evakuoheshin. Ngrohja globale do te sjelle ndryshim te ciklit te qarkullimit global ujor si dhe nuk perjashtohen ndryshime te menjehershme te klimes, qe do te demonstrohen me shfaqje te shpeshta te fenomeneve ekstreme te motit: ciklone, shira te fuqishme, permbytje, thatesira.