Nico Rosberg: “Duhet te kem kujdes. Cdo pike eshte e vlefshme per titullin”

Lidhur me artikullin:

Nico Rosberg duket se ka gjetur ritmin e duhur qe mund ta çoje drejt titullit te pare kampion ne Formula 1, duke pare tri fitoret e fundit, qe e kane rikthyer ne krye te renditjes se Boterorit. Ne pistat e Spa, Monza dhe Singaporit, ai korri 75 pike te plota, duke kaluar momentin e keq te veres, kur pa se si shoku i skuadres Lewis Hamilton permbysi gjithçka qe kishte ndertuar ne fillim te sezonit. Tashme piloti gjerman eshte rikthyer ne krye te renditjes dhe pret me i qete garen e Malajzise, aty ku do te garohet diten e diel.

“Singapori eshte nje piste qe e veshtire, aty bera nje gare te perkryer dhe arrita nje fitore te rendesishme. Por tani ajo garoi kaloi dhe para eshte gara e Malajzise, ku duhet serish nje gare e perkryer per te arritur te titulli. Vjet ne Malajzi nuk pata fat, ndaj kete vit dua te hakmerrem dhe te marr pike te rendesishme per titull. Çdo gare eshte e rendesishme, ndaj duhet kujdes”, u shpreh Nico Rosberg, qe ndodhet qe prej dites se sotme ne Malajzi, ku ka nisur te pergatitet per garen e radhes se Boterorit te Formula 1.