Nico Rosberg i dyti dhe shpallet kampion bote per here te pare

Nico Rosberg kampion Bote per here te pare ne karriere. Ne Abu Dhabi, gjermani i Mercedes-it kurorezoi endrren e tij per te fituar nje titull Boteror ne Formula 1, ashtu sic kishte bere babai i tij Keke Rosberg 34 vite me pare. Nje sukses i merituar ky per 31-vjecarin me orgjine finlandeze pasi ky kampionat nisi nen shenjen e Rosberg dhe perfundoi me festen e ligjshme te gjermanit, i cili me vendin e dyte ne pisten e Yas Marina la pas ne klasfikimin e pergjithshem shokun e skuadres Lewis Hamilton, per ta zbritur nga froni anglezin dhe per tu shpallur kampioni i ri i Botes. Pas Damon Hill, djalit te Graham, Formula 1 ka tashme nje tjeter pilot qe ndjek gjurmet e te atit dhe ai eshte Nico Rosberg qe realizoi endrren e jetes e tij duke arritur me Mercedesin te njejtin sukses qe realizoi babai i tij me Williamsin, ne vitin e larget 1982. Festa ishte e gjitha per Rosberg ne fund te gares se Abu Dhabit me gjermanin qe fitoi keshtu nje titull mese te merituar edhe pse Hamilton beri gjithcka per tia hequr nga duart por ne fund nuk ja doli dot.

Britaniku triumfoi i pashqetesuar ne garen e fundit ate te Cmimit te Madh te Emirateve te Bashkuara Arabe, por Rosberg te cilit i mjaftonte edhe vendi i trete per tu shpallur kampion beri detyren duke u pozicionuar i dyti per te shkruar emrin e tij ne librin e arte te Formula 1. Ishte nje gare spektakolare ajo e Abu Dhabit ne xhirot e fundit me Vettel qe arriti te parakalonte dy pilotet e Red Bullit, Daniel Ricciardon dhe Max Verstappen duke u ngjitur ne shkallen me te ulet te podiumit. Menjehere pas gjermanit te Ferrarit u renditen Ricciardo e Verstappen ndersa Raikkonen i penalizuar nga strategjia e Ferrarit u kenaq vetem me vendin e 6-shte. Me 5 pike me shume se Hamilton ne klasfikimin e pergjithshem, Rosberg fitoi nje kampionat te cilin e zhvilloi ne menyre perfekte, ndoshta britaniku vazhdon te mbetet piloti me i forte per momentin ne Formula 1, por gjermani nuk gaboi pothuajse asgje gjate gjithe 2016-tes dhe ne garat e fundit u mjaftua me disa vende te dyta rradhazi per te bere te tijin titullin Boteror.

Hamilton dominoi ne Abu Dhabi duke koleksionuar suksesin e 10-te sezonal, por anglezi e humbi kete kampionat sepse nuk shfaqi te njejtin rendiment gjate gjithe sezonit pasi perfundoi jashte piste ne disa gara. Me 9 fitore, 5 vende te dyta dhe 2 vende te treta per nje total prej 16 podiumesh Rosberg arriti ta fitonte kete titull edhe per faktin se ne vetem nje gare nga 21 gjithsej nuk arriti te merrte pike. Ai i vitit 2016 ishte nje tjeter sezon i dominuar nga Mercedes qe nuk kishte rivale si ne garen per pilote ashtu edhe ne ate per konstruktore. Paraqitje pozitive ajo e Red Bullit qe la pas Ferrarin duke fituar edhe dy gara ne kete kampionat, 1 me talentin premtues Max Verstappen ne debutimin e ketij te fundit ne Formula 1 dhe nje tjeter me Daniel Ricciardon. Zhgenjeu totalisht Ferrari qe e mbylli Boterorin e Formula 1 ne vendin e 3-te per konstruktore me Vettel e Raikkonen qe nuk arriten te fitonin asnje gare, ndersa me 76 pike te grumbulluara ne total, McLareni zhvilloi nje kampionatet me te dobet ne te gjithe historine e skuadres angleze.