Nico Rosberg rinovon me Mercedes per 2 vite

Lidhur me artikullin:

Buzeqeshja e Nico Rosberg qe hedh firmen e tij dhe me pas perkrah saj edhe firma e e Toto Wolf. Nje video e shkurter prej 16 sekondash e postuar ne profilin e tij ne Twitter bashke me lajmin qe pritej prej kohesh. Piloti gjerman ka rinovuar kontraten qe e lidh me Mercedes. Vertet interesante menyra e zyrtarizimit, nepermjet rrjeteve sociale. Ne video Nico Rosberg dhe Wolf firmosin buzeqeshin dhe perqafohen pa thene asgje. Mercedesi me pas specifikoi se kontrata eshte 2-vjecare, cka do te thote se Rosberg do te garoje me “Shigjetat e Argjendta” edhe ne Boteroret 2017 dhe 2018.

Kryesuesi aktal i klasifikimit te pergjithshem te piloteve ne Formula 1, eshte qe prej vitit 2010 te Mercedes , skuader me te cilen ka fituar 19 Cmime te Medha dhe ka arritur 25 pole position, tani mund te perqendrohet me me shume qetesi ne sfiden qe e shikon te impenjuar kunder shokut te tij te skuadres Lewis Hamilton, me britanikun shperthyes qe eshte treguar i afte qe ne 5 garat e fundit te rikuperoje gjithe disavantazhin qe kishte ne klasifikim, ku tani te dy i ndan vetem nje pike.