Nike lançon atletet HyperAdapt 1.0 qe mbathen automatikisht

Nike ka lançuar HyperAdapt 1.0, atletet e saj te para qe lidhen vete qe operojne me bateri.

Drejtuesja e Inovacionit Tiffany Beers e Nike ka shpjeguar se si lidheset high-tech lidhen vete. “Kur i vishni ne kembe, shputa juaj do te shtype nje sensor dhe sistemi do te shtrengohet automatikisht,” ka thene ajo ne nje deklarate ne eebite-in e Nike. “Dhe me pas ndodh 2 butona anash per t’i shtrenguar ose liruar. Ju mund ta pershtasni me kemben tuaj derisa t’ju rrije mire.”

Personalizimi ne “maje te gishtave” ne kembet tuaja.

Ideja eshte t’i japim perdoruesit me shume kontroll mbi masen e kepuces ne kemben e tij, ka thene dizenjuesi i Nike Tinker Hatfield.

Vitin e kaluar, Hatfield i dha Michael J. Fox kepucet origjinale te Marty McFly nga Back to the Future, nje pale kepuce te cilat mund te mbatheshin vete.

Aktori ikone provon kepucet e edicionit te limituar qe nuk doli ne shitje, te cilat jane fiks per masen e tij me 21 tetor 2015. Kjo eshte pikerisht data kur ai udheton ne Back to the Future Part II, ku ai mbath nje pale kepuce magjike te cilat kane fuqine te mbathen automatikisht.

Nike Hyper Adapt 1.0 do te jene te vlefshme per shitje per sezonin e pushimeve per psonisje. Ndersa nuk ka ende dijeni rreth çmimit te ketyre atlete, beni me mire te filloni te kurseni. Nuk mund te imagjinojme te jene te lira.

Jo gjithkush mund t’i bleje ato ne fakt. Ne nje manover shume te zgjuar marketing, Nike thote se duhet te jesh nje perdorues i regjistruar ne Nike+, aplikacionin e fitnesit te vete kompanise. Nese jeni te interesuar per te blere nje pale atlete Nike Hyper Adapt 1.0, ju mund te regjistroheni per te marre azhornime me email nga Nike.

/Ky artikull u publikua me pare te Business Magazine Albania.