Nis Java e Filmit Kosovar

Nisi dje ne Tirane java e filmit kosovar, i cili zhvillohet ne kuader te kalendarit te perbashket Shqiperi-Kosove, nenshkruar ne muajin shkurt 2014 ne Tirane mes Ministrise se Kultures se Shqiperise dhe Ministrise se Kultures Rinise dhe Sportit te Kosoves. Aktiviteti organizohet nga Arkivi Qendror Shteteror i Filmit ne ambientet e Muzeut Historik Kombetar dhe sallen e kinemase se AQSHF-se, Tirane.

Te ftuar ne ceremonine e hapjes regjisori kosovar Ekrem Kryeziu, nje nga regjisoret e pare te Kosovafilmit qe perfaqeson kinemane kosovare te dy epokave, edhe te Kosovafilmit por edhe aktualen, si dhe aktori i shume filmave kosovare, serish i dy epokave, Çun Lajçi.
Ne kete jave te filmit kosovar priten edhe regjisoret e rinj dhe te suksesshem te kinemase kosovare Ujkan Hysaj dhe More Raça si dhe aktori i filmave te tyre, Sunai Raça.

PROGRAMI

E Hene, 12 MAJ 2014, ORA 19.00
Tek salla Audiovizuale e Muzeut Historik Kombetar
“Kodi i Jetes” Ekrem Kryeziu, 2012, 115’
19.00 Hapja e aktivitetit nga Drejtoresha Elvira Diamanti; dhenia e fjales zonjes Ministre Mirela Kumbaro dhe me pas te ftuarve, regjisorit kosovar Ekrem Kryeziu dhe aktorit kosovar Ҫun Lajçi.
19.30 Shfaqja e filmit

E Marte, 13 MAJ, ORA 12.00
Tek salla e kinemase ne Arkivin e Filmit
“Rojet e Mjegulles” Isa Qosja, 1988, 88’
Kinemaja e retrospektives vjen me shfaqjen e filmit te prodhuar nga Kosovafilm ne vitin 1988.
Regjisori Piro Milkani, eshte ftuar t’i flase publikut per kinemane kosovare te viteve ’80, tematikat dhe sa percillej ajo tek publiku shqiptar.

E Merkure, 14 MAJ, ORA 12.00
Tek salla e kinemase ne Arkivin e Filmit
Filma me metrazh te shkurter.
“Muri”, Gazmend Nela, 2010, 22’
“Gjakmarrja”, Luan Kryeziu, 2008
“Suxhuk Open”, Burbuqe Berisha, 2008, 25’

E Enjte, 15 MAJ, ORA 12.00
Tek salla e kinemase ne Arkivin e Filmit
“Lepuri me pese kembe” Ismail Ymeri, 1982, 80’
Kinemaja e retrospektives vjen me shfaqjen e filmit te prodhuar nga Kosovafilm ne vitin 1982.
Regjisori Piro Milkani, eshte ftuar t’i flase publikut per kinemane kosovare te viteve ’80, tematikat dhe sa percillej ajo tek publiku shqiptar.

E Premte, 16 MAJ, ORA 19.00
Tek salla Audiovizuale e Muzeut Historik Kombetar
“Kolona”, Ujkan Hysaj, 2012, 22’
“Amel”, More Raca, 2013, 23’
19.00 Te ftuar regjisoret Ujkan Hysaj dhe More Raça per te prezantuar filmat e tyre para publikut shqiptar. Regjisoret e rinj dhe te suksesshem perfaqesojne vazhdimesine e kinemase kosovare me punen dhe dedikimin e tyre ne kete art te bukur.
19.00. Shfaqje e 2 filmave me metrazh te shkurter.