Nis RIO 2016. Spektakel ne Maracana.

Ceremonia e hapjes ne stadiumin mitik “Maracana” te Brazilit, nisi zyrtarisht Lojerat Olimpike Rio 2016. Starti i Olimpiades se pare ne histori ne Ameriken e Jugut ishte nje spektakel i dominuar nga muzika, ngjyrat e festa, por edhe nga reflektimi per te ardhmen e planetit. Pjesa e pare e spektaklit u realizua nga qindra aktore ne mes te impiantit, dhe pas tyre himni brazilian ne versionin akustik te Paulinho da Viola.

Show vazhdoi me molusket gjigande mekanike qe ne menyre kompjuterike u paraqiten ne fushe per te nisur ciklin e jetes, duke krijuar pyllin e Amazones. Nje rikujtim i historise, nga indigjenet, per te vazhduar me anijet qe transportonin skllever nga Afrika dhe konkuistadoret.

Pas kolonizimit, spektakli u spostua te Brazili i diteve te sotme, me pallatet qe pushtuan hapesiren e fushes. Fluturimi i pare sipas brazilianeve nga pionieri i aviacionit, Alberto Santos Dumont, qe nepermjet imazheve video doli nga Maracana per ti prezantuar botes Rio de Janeiro.

Show u kthye ne stadium me Gisele Bundchen qe prezantoi pjesen muzikore, kulmi i se ciles ishte “Pais Tropical” i kenduar nga Elza Soares dhe Jorge Ben Jor. Me pas, ceremonia vijoi me pjesen qe lidhet me ambientin: emetimet e gazrave qe po demtojne planetin, shkrirja e akullnajave dhe rritja e nivelit te detit, qe rrezikojne mushkrine e gjelber te botes, me nje pyll te ri qe u mboll ne stadium ne menyre simbolike nga filizi i nje femije.

Brazili dukej sikur i bente thirrje 207 vendeve pjesemarrese: Te shpetojme planetin. Ne ceremonine qe zgjati afro 4 ore, zerat e njerezve nga lagjet famekeqe, “favelas”, i lane vendin parakalimit te 11 mije sportisteve dhe delegacioneve nga 207 te vende pjesemarrese. Ne oren 1.50 shqiptare nisi parakalimi i ekipeve, me surprizen ku çdo atlet mbante nje filiz, i cili do te mbillet per te krijuar zonen e re te gjelbert te Rios.

Greqia, simboli i lindjes se Lojerave, parakaloi e para. Shqiperia e katerta, e udhehequr nga nenkampionia e Europes ne atletike, Luiza Gega, pas Afganistanit dhe Afrikes se Jugut. Publiku nuk i kurseu vershellimat per rivalet argjentinas dhe duartrokitjet per ruset, qe ne nje fare menyre i mbijetoi perjashtimit nga Anti-Dopingu. Ne parakalim kishte edhe atlete te pavarur, por ky nuk ishte rasti i Kosoves.

Me Majlinda Kelmendin si flamurmbajtese, shteti me i ri Europian parakaloi i 107-ti ne liste, ne ate qe eshte pjesemarrja e pare historike ne Lojerat Olimpike.

Pas sfilates se gjate, u shpalos nje tjeter mesazh i gjelbert, me rrathet olimpike ne qender te fushes, qe krijoheshin nga pemet e mbira aty ku me pare atletet kishin mbjelle filizet. Mesazhet insitucionale u shoqeruan me dorezimin e titullit te pare Laurel te Olimpiades per legjenden keniane, Kipchoge Keino, ndersa mes fershellimave presidenti i perkoheshem i Brazilit, hapi zyrtarisht Lojerat Olimpike.

Pak perpara ores 5 te mengjesit te kesaj te shtune, u ndez edhe flaka olimpike me pishtarin qe kaloi ne duart e disa prej emrave me te medhenj te sportit brazilian.

Ne Maracana i pari me flaken hyri ish-tenisti Gustavo Kuerten, qe ia kaloi pishtarin basketbollistes Hortencia Marcari, ndersa ne mungese te legjendes Pele, qe u dorezua perballe problemeve shendetesore, flaka olimpike u ndez nga nje tjeter legjende, Vanderlei de Lima.

Nje flake e vogel, per te mos ndotur ambientin, qe perhapet fale reflektimit te pasqyrave. Olimpiada ne Rio nisi. Edicioni i 31-te ne histori kerkon te tregoje se edhe pas Lojerave ka jete. Nje jete per te cilen duhet te kujdesemi, ashtu siç na mesoi Brazili.