Nishani: Ushtria merret me trafik droge? Nuk kam pasur dijeni, po mbledh informacione

Presidenti i Republikes Bujar Nishani ka mohuar te kete pasur informacion mbi perdorimin e infrastruktures ushtarke per trafik droge deri ne momentin e denoncimit ne parlament nga ish-Ministri i Mbrojtjes Arben Imami.

Keshtu deklaroi kreu i shtetit ne nje interviste per emisionin “Debati ne Channel One” me gazetarin Roland Qafoku, ndersa theksoi se eshte ne fazen e mbledhjes se informacioneve mbi kete çeshtje nga disa institucione te shtetit. Ai eshte shprehur gjithashtu mbi sistemin e dretesise ne vend dhe ka perseriturqendrimin e tij kritik, mbi letrat publike ne drejtim te tij nga Ministri i Brendshem, qe ne bindjen e tij jane ne shkelje te kodit te etikes.

Cilat kane qene momentet me te rendesishme ne keto 2 vjet, si President i vendit?

Per fatin shume te mire fillimi i detyres perkoi me 100 vjetorin e pavaresise se vendit dhe ishte moment, i cili krahas reflektimeve , angazhimeve, ishte moment qe te jepte satisfaksion te madh.

Po momenti me i veshtire?

Nuk besoj qe ka pasur ndonje moment te veshtire, por kompleksi me te cilin perballet kreu i shtetit kane veshtiresite e tyre. Por duke shmangur retoriken e panevojshme qe te vjen ne menyre te pamerituar besoj se punet shkojne normalisht.

Ka pasur ndonje gje qe nuk keni bere?

Nuk mund te konstatoj ndonje çeshtje qe ta konsideroj ende si mision te pamundur kur dhe ushtrimi i funksionit te detyres eshte ende perpara.

Ushtrimi i detyres suaj ne raport me institucionet e tjera nuk eshte se ka qene gjithmone det i qete.

Nuk i kam bere pjese te ngarkeses dhe detyrave qe kam, keto qendrime.Ne rastet kur keto raste duhet te sqaroheshin, jam munduar t’i sqaroj per opinionin.

Ju personalisht çfare keni bere ndryshe nga paraardhesit tuaj?

Kjo mbetet te vleresohet nga opinioni, nga media. eshte ende heret per nje President qe nuk ka konsumuar gjysmen e mandatit ne detyre qe te pretendoje se ka bere diçka ndryshe.Duke ruajtur vleresimin per secilin prej tyre, per rrethanat e kohes dhe kontekstin e çeshtjeve qe kane pasur per tu zgjidhur, gjithmone do ta konsideroj si angazhim me ate qe konsideron Kushtetuta e vendit dhe ajo qe pret populli im.

Qetesia dhe maturia juaj eshte shume e veçante..

E kam konsideruar maturine dhe qetesine si nje domosdoshmeri per te qene i suksesshem ne pergjegjesine e pushtetit qe ushtron. Keto jane te lidhur dhe me karakterin e individit.

Per çfare ndiheni krenar ne gjithe deklaratat tuaja?

Mund te rendit disa, por qendrimi i Shqiperise ne aspektin kombetar ne samitin e Ohrit ku u tentua te perjashtohej Kosova, ishte nje qendrim qe reflektoi menjehere pasi pas pak kohesh ne samitin e Bratislaves Kosova jo vetem u ftua, por dhe u perfaqesua ne menyre dinjitoze nga Presidentja Jahjaga. Mbrojtja e çeshtjes kombetare eshte detyre kryesore.

Akuzat e mazhorances per seline e PD?

Ka nje kohe te gjate qe autoret e akuzave kane te gjithe mekanizmat e kontrollit dhe ka kaluar nje kohe e gjate dhe nese nuk qendrojne ato akuza, te pakten duhet te kerkojne ndjese. Duhet futur si kulture, une kam pasur raste te kerkimit ndjese me bashkepunetoret e mi.

eshte rast i rralle qe te koincidoje qe nje President te punoje me dy Kryeministra, Berishen dhe Ramen. Si ka qene dhe eshte te punosh me ta?

Besoj qe institucioni i Presidentit nuk eshte me i pershtatshmi per te bere nje vleresim te tille. Por ne aspektin insititucional nuk mund te kete dallime te medha. Secili prej tyre ka profilin dhe karakteristikat e veçanta, por ne raportet shteterore, qe jane dhe ato qe duhet te prevalojne, une kam gjetur tek te dy te njejten pergjegjshmeri dhe korrektese.

Rama nuk mendon te njeten gje per ju? Ju akuzojne se mbeshesni politikisht zotin.Berisha dhe PD.

Une po shpreh ate qe kam vleresuar dhe konstatoj.Une nuk ngaterroj asnjehere qendrimin politik me ate institucional.Kjo ka qene alibi per te justifikuar qendrimet politike te padrejta ndaj Presidentit, qofte dhe vendimet qe nga heqja e fotos se Presidentit, rrezimi i dektreteve. Pra, per te justifikuar keto, eshte perpjekur te percillet fryma e mazhorances se Presidenti eshte politik. Pra eshte alibi.

Ne keto 24 vjet thirrjet nga populli kane qene qe Nano dhe Berisha duhet te largohen se sjellin konflikt ne Shqiperi. Sot nuk i kemi aktive dhe jane zevendesuar me nje brez politikanesh te rinj, Rama, ju, Basha etj. Si ka mundesi qe dhe pse eshte nderruar nje brez politikanesh, kemi te njejten politike konfliktuale?

Une nuk jam nga ata qe besoj tek pergjegjesite individuale. Sistemi yne eshte sistem vlerash. Kultura eshte kulture shoqerore, por nuk e shoh gjysmen e gotes bosh. Parja e gotes gjysem plot te ndihmon te ecesh perpara. Po te shikojme 23 vitet e fundit, shoqeria shqiptare ka evoluar shume dhe gjithe aktoret e tjere kane evoluar. Ne kerkojme prefeksionin gjithmone, ne u referohemi standardeve europiane dhe kete duhet te bejme per t’i arritur. Por edhe politikanet qe ju permendet, qe kane karriere me te gjate, ka ende vend qe me prononcime te ndryshme te japin kontribut. Eksperienca e tyre mbetet gjithmone jo vetem pjeses e fondit te madh te kontributit politik, por ka momente delikate kur eshte e nevojshme eksperienca, ashtu siç eshte e domosdoshme dinamika e brezit te ri. Jam i kenaqur qe ka mjaft fytyra te reja te angazhuara.

Ne analizen e pak diteve me pare qe i drejtohej Ministrit te Brendshem dukeshit shume i nxehur, sikur nuk ishit ju.

Kur shkruaj une, jam shume here me i qete se kur flas. Shkrimet qe publikoj, i shkruaj vete dhe marr gjithe pergjegjesine. Çdo president ka keshilltare dhe une kam keshilltare qe shkruajne fjalime, por çeshtje te tilla qe kane reflektime personale, jane te tilla. Ne thelb ishte reagim pas disa agresimeve –te njepasnjeshme, jo thjesht te izoluara ndaj Presidentit. Nuk jam kunder qe te komunikohet mes Qeverise dhe Presidences, por po aq e domsdoshme eshte kodi i menyres se komunikimit. Kryetari i shtetit eshte perfaqesues i nje simboli qe jemi te detyruar ta respektojme ne kontekstin kushtetues. Shteti nuk eshte çeshtje qe individualizohet, personalizohet. Sot flasim per figura te rendesishme qe kane marre persiper permes sakrificave te ndertojne portretin e shtetit shqiptar, ne nuk jemi ne nivelin e atyre, por kemi detyre qe kete shtet qe kemi ta mbrojme me dinjitet dhe te bejme maksimumin per ta permiresuar. Kodi eshte pjese e seriozitetit te shtetit, tregues i nivelit te kultures politike, te civilizimit te shoqerise dhe individit,tregues i pergjegjshmerise.

Cili ishte gabimi i zotit Tahiri?

Une i kam shprehur qarte te gjitha arsyet. Nuk eshte Presidenti gjykatesi apo prokurori i gjyqtareve, nuk mund te vendose kush duhet te denohet dhe kush jo. Nuk mundet qe nje Minister te gjykoje se cili eshte vendimi i drejte dhe i padrejte. Ne kemi zgjedhur sistemin ku vendimet e gjykatave mund te gjykohen dhe vleresohen vetem nga nje gjykate superiore. Ne rast te kundert mund te kalonim ne nje kaos. Se treti, shteti funksionon mbi bazen e disa shinave, ne te kundert do kalonim ne nje kaos ku me i zoti eshte ai qe bertet me shume, akuzon me shume, del me shume para kamerave. Kjo ka qene arsyeja dhe qellimi im qe me eshte dashur t’i drejtohem opinionit qe vazhdonte te injektohej nga nje propagande false, spekulative.

A je keni thene kete Berishes kur ishit ne PD, kur i tha Presidentit Topi horr bulevardi?

Une nuk justifikoj asnje qendrim qe del nga parimet qe thashe. Nese do kishim pas debat per kete çeshtje, patjeter qe do ia kisha thene. Me zotin Berisha, kam qene vartes i tij si Minsiter i Brendshem dhe i Drejtesise, kam pasur marredhenie shume korrekte. Une nuk jam kurre per standarde te dyfishta. Jam per standarde, per kodin dhe nivelin e kesaj qe fola.

Ky gjyqesori yne del kaq i pavarur sa zyrtari me i larte, i denuari i fundit eshte Fatos Nano si Kryeminister dhe ai mori demshperblim per pafajesi 70 mln leke te vjetra. Gjyqtaret funksionojne si korporate, sfida me e madhe eshte drejtesia.

Askush nuk duhet te pretendoje dhe as te kerkoje qe drejtesia te jete e pavarur nga ligji, por politika, pushtetet e tjera dhe grupet e interesit. Kemi dy gjera te ndryshme. Duhet te jete krejtesisht e varur dhe monitoruar nga ligji dhe rregulli dhe e pavarur nga elementet e tjere. Ne momentin qe shoh se kerkohet varesia nga politika, nuk bie dakord dhe nuk dua ta pranoj. Nga mesi i 2013 deri me sot, perfshire dhe rastin e fundit ne Pogradec, jane 4-5 gjyqtare qe jane shkarkuar dhe ne ndjekje penale. Nuk mbroj faktin se nuk jane denuar, por jam me modelin e nje shteti qe duhet te garantoje mekanizimin brenda. Nese kalojme ne anen tjeter qe per hir te nje propagande fallco te leme mekanizmat te funksionojne ne menyre te çorientuar dhe vetem goditese, viktima me e madhe do jete qytetari i thjeshte.Prandaj bota ka vendosur keto mekanizma strikte. Kam konstatuar gjate kohes qe isha Minister i Drejtesise ne procesin qe mendoja se duhet t’i jepim nje puls kodit te legjislacionit, konstatova se ne teresine e ligjeve qe prodhojme te kemi parasysh faktin sesi duhet t’i presim rrugen abuzimit. Puna me ka bere te kontaktoj mjaft gjyqtare, jetojne ne Tirane dhe sherbejne ne rrethe afer Tiranes dhe shkojne ne pune edne me mjete publike. Kemi gjyqtare qe se kane te veshtire te blejne nje makine, po s’e kane prioritet te tyre. Ka nga ata qe kane standarde te pajustifikuara. Ne duhet te mesohemi qe mekanizmat qe shteti ka percaktuar per kotrollin dhe verifikimin te funksionojne, te mos ua lene aktoreve qe se kane per detyre. Shoqeria ka te gjithe aktoret dhe mekanizmat qe duhet te funksionojne. Une jam kunder perdorimit per qellime politike ne menyre spekulative. U akuza Presidenti i Republikes per nje prone qe s’kishte fare lidhje.

Jeni ne dijeni mbi akuzat per perdorje te infrastruktures ushtrake ne trafik droge?

Deri para deklarates qe eshte bere ne parlament, nuk kam qene ne dijeni. Kam kerkuar dhe po mbledh informacione nga disa institucione te shtetit shqiptar. Nuk e di çfare informacionesh ka PD. Deri diten qe u bene deklaratat ne parlament, nuk kam pasur informacion.

Nese kjo eshte e vertete, do ishte nje nga skandalet me te medha, po nese nuk eshte e vertete, çfare do ndodhe?

Une nuk bej as prokurorin as gjykatesin, kjo çeshtje eshte serioze. Por perfitoj nga rasti per te nenvizuar nje gje qe eshte shume e rendesishme. FA jane nder ata aktore te shtetit, te cilet kane arritur standarde te jashtezakonshme, jane kontributore te rendesishem te nje imazhi pozitiz te Shqiperise dhe shqiptareve. FA ishin kontributoret kryesore edhe ne arritjen e anetaresimit ne NATO. Ne vijimesi duhet te ecim me hapat e vleresimit te punes dhe arritjes se bere. Nese ka pergjegjesi dhe shkelje, ato jane individuale, s’duhet te njollosim standardet e FA. eshte shume e redesishme te konstatoj edhe nga politika qe kane te njejtin vleresim. Sa i takon çeshtjeve qe mund te perbejne shkelje te ligjit, shteti ka mekanizma me te cilet duhet te funksionoje verifimi i tyre.

Do i qendroni deklarates suaj se nuk do te jeni me aktiv ne politike pas largimit nga Presidenca?

Nuk kam deklaruar kurre qe nuk do merrem me politike, per faktin se nuk kam me çfare merrem tjeter, se dyti nuk jam prane moshes se pensionit. Te merresh me politike, nuk do te thote detyrimisht te jesh pjese e nje partie, ka dhe menyra te tjera per te qene aktiv ne politike.