Nisma “THURJE” prezanton para eksperteve studimin mbi ndryshimet ne ligjin e procedurave tatimore

Nisma “THURJE”, organizata e pavarur e qytetareve te lire, themeluar ne Tetor te 2013-s, ka prezantuar dje ne ambjentet e Hotel “Tirana International” studimin shkencor per kundershtimin e gjobave falimentuese, pas protestave te tregtareve ne tetor. Fill pas ligjit te procedurave tatimore ne shtator, ishin mbi 3000 tregtare te cilet dolen per te protestuar pro ndryshimeve ligjore, por si rrjedhoje e presionit dhe procesit gjyqesor te hapur ne Gjykaten Kushtetuese kjo e fundit vendosi anullimin e ndryshimeve ligjore me argumentin se shkelnin parimin e proporcionalitetit dhe nuk ishin bazuar ne studime shkencore.

Nisur nga reaksioni i bizneseve dhe protestave perpara Kryeministrise, organizata “Thurje” per dy muaj, ka analizuar me eksperte historikun e ndryshimeve ligjore, ka krahasuar rajonin me vendet e BE, ka pyetur ne grupe te fokusuara mbi 120 biznese te vogla, te mesme e te medha, intervistuar vendimmarres dhe ish-vendimmarres, analiste ekonomike dhe eksperte per korrelimin e te dhenave.

Prezantimi i gjetjeve te studimit, i cili u mbeshtet nga Perform dhe Sindikata e te Vetepunesuarve, u be dje para eksperteve te pavarur dhe perfaqesuesve politike te fushes si Arben Malaj, Olti Rrumbullaku, Reila Bozdo, Mateo Spaho, Bardh Sejdarasi, Enkeljeda Shehaj, Ornela Liperi etj.

Gjetjet e studimit rekomandojne qe ka nje nevoje imediate per rregullimin e dyanshem si ne kuader te politikave fiskale dhe ate te administrimit fiskal.

Me konkretisht:

• Niveli i gjobave aktuale eshte tejet i larte dhe duhet ulur ne proporcion me demin;
• Ulja e numrit te kontrolleve tatimore;
• Paralajmerimi ne rast te çdo kontrolli;
• Aplikimi i gjobes keshilluese per shkeljet e heres se pare;
• Heqja e konceptit te rivleresimit tatimor si nje akt antikushtetues;
• Heqja e detyrimit te pageses si kusht per apelimin ne gjykate;
• Ndeshkimi i inspektoreve tatimore ne rast se vendimet e gjykates hedhin poshte vendimet e tyre dy here;
• Njohja e nje periudhe prove per punonjesit e rinj;
• Informimi i hollesishem i biznesit per ndryshimet ligjore;
• Zgjerimi i fashes ndarese biznes i vogel/biznes i madh;
• Cilesia e kontrolleve tatimore duhet rritur nepermjet rritjes se profesionalizmit.

Studimi perfundimtar do t’i dergohet Ministrise se Financave dhe deputeteve te Kuvendit se bashku me kerkesat e bazuara ne dokumentin shkencor qe te reflektohen ne ndryshimet ligjore qe po pergatit qeveria. Nese kjo nuk ndodh, se bashku me Sindikaten e te Vetepunesuarve, nisma “Thurje” do te vijoje presionin deri edhe ne organizimin e protestave.

/Ky artikull u publikua me pare te Business Mag Albania