Nisme nderkombëtare per shendetin

 

Nje nisme nderkombetare e shoqerise civile pjese e te ciles eshte bere edhe Shqiperia, synon te ndikoje tek qeverite per te rritur vemendjen e kujdesit te sherbimeve shendetesore ne ate qe eshte quajtur “cilesia e sherbimit seksual” dhe qe synon me shume vemendje per kategorite e varfera te shoqerise.

“Te rritet aksesi i varferve ndaj sherbimeve seksuale dhe riprodhuese njelloj me te pasurit , te ulet vdekshmeria ametare, te konsiderohet shendeti seksual dhe riprodhues si objektiv paresor i zhvillimit”.

Kjo eshte kartolina me 10 prioritete ne shendetin riprodhues qe ne emer te Federates Nderkombetare planifikimit familjar u dergohet qeverive te shume vendeve dhe asaj shqiptare per t’i dhene prioritet zgjidhjes se problemeve qe lidhen me shendetin riprodhues, eleminimin e diskriminmit te grave dhe vajzave edukimit te te rinjeve etj. Shqiperia ndonese eshte nje vend me prevalence te ulet te Hiv/Aids ka nje numer te larte te femijeve qe lindin te infektuar nga nena, per shkak te mosfunksionimit te programeve parandaluese.

“Vitin e kaluar Shqiperia ka patur numrin me te madh te rasteve te diagnostikuara. Vetem ne vitin e kaluar ishin gjashte raste, qe do te thote qe tek ne akoma nuk funksionon programi i parandalimit te transmetimit vertikal nga nena tek femija i Hiv-it. Nje test i thjeshte per Hiv gjate shtatezenise do te parandaloje qe te kemi pasardhes te infektuar ne te ardhmen”, thote Olimbi Hoxhaj nga Shoqata e Pacienteve me Hiv/Aids.

Ne Shqiperi ekzistojne ligje dhe strategji te mira qe mbrojne shendetin e nenes dhe foshnjes, por ne fakt ende raportohet per vdekshmeri te larte foshnjore, pasi ato nuk zbatohen ne praktike ose behen strategji dhe nuk shoqerohen me nje buxhet per t’i zbatuar.

“Ligjet qe mbrojne shendetin e nenes dhe te femijes kemi edhe ne Kushtetute, por perseri kemi probleme ne kete drejtim sepse vdekshmeria foshnjore ne Shqiperi mbetet akoma e larte. Ligji per nderprerjen e shtatzenise ka mangesi. Akoma nuk eshte percaktuar se si do te jete ky sherbim ne sektorin privat apo ofrimi i ketyre sherbimeve ne abortin me tableta, pasi ne menyre ilegale realizohet, por kjo mund te sjelle pasoja te rrezikshme”, deklaroi Lida Grabova nga Qendra Shqiptare per Popullsine dhe Zhvillimin.

Qendra Shqiptare per Popullsine dhe Zhvillimin si dhe organizata te tjera te shoqerise civile i bashkohen fushates “Vizion 2020 – Une vendos” per t’i bere thirrje aktoreve politike dhe qeverise qe te perfshijne shendetin seksual e riprodhues dhe te drejtat e barazise gjinore ne qender te programeve te tyre.

Nenkryetarja e Komisionit te Shendetesise, Klodiana Spahiu kerkoi bashkepunim me ta per te bere te mundur permiresimin e ligjeve.

Top Channel