Nje aventure shteterore me spiune
Tre zyrtare te larte te shtetit shqiptar, dy nga te cilet anetare te komisionit per ndarjen e detit jane vene ne sherbim te agjenturave te huaja, konfirmon nje burim i rezervuar per JAVA. Shqiperia nje vend i pabesueshem, zyrtaret e saj “shesin” sekrete inkandeshente: nje vit me pare, edhe per kete shkak, vendi rrezikoi pezullimin nga NATO.
 
Nga Lorenc Vangjeli, JAVA

Per te pakten dy nga ish-anetaret e komisionit shteteror per ndarjen e detit me Greqine, dyshohet se jane bashkepunetore te sherbimeve te huaja sekrete. Nje burim i rezervuar konfirmon per revisten JAVA kete skandal te jashtezakonshem. Por kufijte e skandalit nuk shenjohen ketu, jo vetem ketu dhe jo vetem ne fatin personal te ketyre dy individeve. Ai thellohet dhe behet shteteror duke perfshire shumekend nga cfare ndodhi me pas. Per veprimtarine e tyre, kane dijeni te bazuar ne prova dhe fakte konkrete drejtuesit me te larte te shtetit shqiptar te dhjete viteve te fundit.
 
Te dy keta zyrtare, pak kohe mbas firmosjes se marreveshjes dhe rrezimit te saj nga Gjykata Kushtetuese e Republikes se Shqiperise, kane pasur nje fat te pabesueshem personal dhe profesional; ndersa ligjerisht do te duhej te ishin subjekt i ndjekjes penale nga Prokuroria per krime kunder rendit kushtetues, dorezim te territorit dhe marreveshje per dorezim territori, ata kane lene detyrat e vjetra dhe jane ngritur ne hierarki. Aktualisht, te dy funksionaret ndodhen  jashte shtetit, si pjese te rendesishme e strukturave te sherbimit diplomatik. Veprimtaria e tyre ilegale dhe antikushtetuese, edhe pse e njohur per shtetin dhe institucione te caktuara te inteligjences, nuk i ka penguar firmedhenesit qe te hedhin firmen nen emrin e tyre per ngritje ne hierarki, qofte edhe pse ju mungoi ndjekja penale.
I pari, funksionari i pare, qe ka sherbyer ne qeverine e Nanos dhe te Berishes, ish-anetar i komisionit per ndarjen e detit, eshte verifikuar se i sherbente nje sherbimi te nje vendi fqinje me Shqiperine, ne momentin qe emri i tij u dergua per dekret ne zyren e ish-presidentit Moisiu ne vitin 2004. Atehere ka pasur nje debat te forte ne zyren presidenciale per fatin e tij, mes Moisiut dhe ministrit propozues, por ne rrethana ende te panjohura, ai individ ka marre detyren e larte ne nje sektor nga me te rendesishmit e delikate te shtetit, duke u bere, si te thuash, nje nga “kater gradat” me te larta te atij sektori.
 
I dyti, funksionari i dyte, ish-anetar i komisionit per ndarjen e detit, e ka pasur edhe me te nderlikuar situaten. Me shtetesi te dyfishte, shqiptare dhe te nje vendi perendimor, ky person qe ka sherbyer gjithashtu nen te dy ngjyrat e qeverisjes se vendit, te majte e te djathte, eshte vene ne sherbim te dyfishte, ndaj nje vendi fqinje dhe nje vendi tjeter perendimor. Rekrutimi i tij eshte bere ne baze te lidhjeve familjare. Edhe nje njeri shume i afert i familjes se tij, ka qene ne sherbim te fqinjit te Shqiperise. Se fundmi, ngritjen e tij ne detyre e ka firmosur ish-presidenti Topi.
Nje tjeter zyrtar i larte i shtetit shqiptar, i dorehequr muajt e fundit nga detyra, qe gjithashtu mbante nje detyre mjaft delikate, ka qene edhe objekt, edhe subjekt i dy sherbimeve sekrete, ne lindje dhe perendim. Madje, sherbimi perendimor, faktoi dhe nje veprimtari te paligjshme ne drejtorine ku ai ishte titullar dhe duke e komunikuar nje gje te tille ne Tirane.
 
Kush i konfirmon keto fakte? JAVA sfidon per te kunderten, gjithkend qe do te donte ta pergenjeshtronte kete skandal te jashtezakonshem dhe jo te shkeputur e rastesor ne strukturat me te larta te shtetit shqiptar. Nje skandal per te cilin jane ne dijeni politikanet me te larte te vendit, te majte dhe te djathte. Skandali nuk fillon me keta te tre dhe nuk mbaron me keta te tre, por nuk dihet madje, edhe se deri ku shkon. Ai eshte rrjedhoje sa e amatorizmit proverbial te qeverisjeve ne vend, po aq dhe veprimtarive te qellimshme te segmenteve te caktuara te tyre. Thjeshtesisht dhe ngushtesisht antishqiptare. “Nese nje dite do te hapen arkivat sekrete, sidomos te fqinjeve, shqiptaret do te shohin tmerr me sy. Shume nga patriotet e deklaruar si te tille, do te shfaqen sic jane, tradhtare”! Kjo eshte nje aksiome qe mbetet per t’u vertetuar, por edhe deri ne kete moment, vertetimi i saj eshte bere brenda Shqiperise: per veprimtarine e tyre te denueshme penalisht, ka prova te mjaftueshme nga institucionet vendase dhe sidomos, mjaft deshmitare. Nje dite, kur shteti te behet i pergjegjshem, ka megjithate nje shans qe per ta dhe shume e shume kolege te tyre te te njejtit zanat, nuk do te kete me “promovime personale dhe profesionale”. Atehere, mund te marrin shpjegim tjeter dhe histori te erreta qe kane ndodhur ne Tirane.
 
Kercenimi nga NATO
Historite me sekrete ne Tirane nuk jane te lavdishme. Pakkush e di, por per publikun ka mbetur ende i fshehte fakti qe Shqiperia, fiks nje vit me pare eshte kercenuar me pezullim te anetaresise se saj nga aleanca me e fuqishme politiko-ushtarake e NATO-s. Per dy arsye. Njera nga to, per rrjedhje ne te pakten tre raste te informacioneve te klasifikuara. Anetaresimi ne NATO, i pare nga politika lokale kryesisht si nje arsye per t’i rene daulles se entuziazmit, ka detyrimet e saj te rrepta. Qe nuk kane te bejne vetem me pjesemarrjen ne misione ushtarake. Dhe nje nga detyrimet e paplotesuara eshte dhe ruajtja e informacionit te klasifikuar. Gje qe Shqiperia nuk e ka bere. Rrjeta qe duhet te pengoje te ligen, eshte e care keqas ne kete pike. Zyrtare te larte shqiptare, te cilet vihen ne dijeni per materiale te klasifikuara, certifikohen nga DSIK, nje institucion ne varesi te Keshillit te Ministrave. Sipas procedures se Veting-ut, sic quhet procedura e verifikimit te pastertise. Edhe nese ky proces, fillimisht zhvillohet normalisht, hallkat pasuese jane te shkermoqura. Per shembull, zyrtari i certifikuar rekruton ne sherbim te zyres se tij nje sekretare qe sapo ka mbaruar universitetin dhe vetem 22 vjec. Ose nje zyrtar tjeter, i jep detyren e drejtorit te kabinetit, dikujt qe nuk e ka kete certifikate. Humor i zi: perkitjet me zyrtare konkret nuk jane aspak te rastit.
Gati dy vjet me pare, ne rrethana nga me te paimagjinueshmet ne misionin shqiptar te OKB-se ne New York humbi nje Lap Top, qe sherbente per komunikimin e shifruar me Tiranen. Askush nuk eshte ndeshkuar per kete akt, edhe mbasi ai u be publik. Ajo cfare nuk eshte thene atehere, ka te beje me faktin se sipas rregullores, celesi i shifres duhet te ndryshohet nje here ne gjashte muaj, gje qe nuk behet per shkak te mungeses se fondeve.
 
Nuk ka me spiune klasike
Koha e “spiunit” klasik ka perfunduar me kohe. Nuk eshte me ne plan te pare, personazhi i dikurshem i filmave, me aparat fotografik me mikrofilma ne te cilat fiksonte pozicione strategjike, pajisje ushtarake e gjera te tilla. Sot, eshte ndryshe. Per shembull, spiunazhi industrial. Ose spiunazhi “politik”. Dhe cilat jane informacionet e nxehta, nga kjo pikepamje qe Shqiperia sot duhet te ruaje dhe nuk e ben? Fjala vjen, i tille do te quhej pozicioni qe do te mbante Shqiperia ne grindjen shumevjecare mes dy fqinjeve te saj, Greqise dhe FYROM, per ceshtjen e emrit te kesaj te fundit. Cili do te ishte roli, ndikimi dhe mjetet per te ushtruar ndikim ne fqinjin tjeter, Malin e Zi? Apo cilat jane perpjekjet e Shqiperise per te garantuar pavaresi dhe diversitet te rrugeve te sigurimit te burimeve te energjise, ne vend apo nga importi? Dhe celesa te tjere te tille te cilet e bejne dhe Shqiperine, per aq sa eshte, nje aktor rajonal ne nje zone te trazuar dhe ku status quo-ja ende nuk eshte vendosur perfundimisht. Po keshtu, edhe kryqezimi i interesave me sherbime te tjera te huaja, me vende historikisht jo miqesore me Shqiperine, lufta kunder trafikut te droges, te armeve, te qenieve njerezore dhe ne pergjithesi, lufta kunder krimit te organizuar dhe terrorizmit. Fjala vjen, nje fuqi e madhe e huaj, larg Shqiperise, ka qene shume e interesuar per fatin e zgjedhjeve lokale ne vitin e kaluar, ne nje qytet jugor vetem me disa dhjetra mijera banore. Ambasada e kesaj fuqie ne Tirane, ne vitet e fundit ka shtuar ne menyre mbreselenese fondet e saj dhe personelin qe sherben ne Tirane, gje e cila pasqyron ne forme deklaratat zyrtare per marredhenie te mira mes dy vendeve, por ne thelb, shkon ndesh me objektivat strategjike e gjeopolitike te orientimit te Shqiperise.
 
Ku fle mekati?
Ne kapercyell te nderrimit te sistemeve ne Shqiperi, ne vitet 90’, ushtarake madhore, deri dhe ish-ministri i fundit i mbrojtjes ne regjimin komunist, zyrtare te larte te sigurimit famekeq te shtetit, lane vendin dhe emigruan kryesisht ne vendet fqinje.
Se cfare kane bere konkretisht andej, kjo eshte nje gje pothuaj e pamundur te verifikohet, por logjikisht, ne kushtet e jeteses per mbijetese, ata me te gjitha gjasat kane ciceruar ne kembim te bukes. Per aq sa dinin dhe per aq sa ju kerkonin. Dhe shume nga ta nuk dinin pak. Eshte fakt se strukturat e kunderzbulimit te trasheguara nga komunizmi u shkaterruan edhe per kete arsye, edhe per arsyen e naivitetit – per te perdorur fjalen me te bute te mundshme – qe konsideronte si negative ne demokraci  gjithcka te derivuar nga e shkuara komuniste.
Ne vitin 1997, shefi i SHIK-ut, Gazidede u largua jashte shtetit me gjithe cfare ai dinte.
Pese vjet me pas, Klosi, drejtor i SHISH u lincua publikisht per arsye thellesisht politike dhe u la ne rruge. “Askend nuk duhet ta genjeje mendja se punet e erresires mbeten pa u marre vesh. Shpesh ato mund te jete te fshehta ne Shqiperi, por per partneret nderkombetare, eshte teper i njohur sistemi i mekateve qe eshte ngritur ne sistem ne Shqiperi. Nga kushdo qofte, i te majteve dje apo te djathteve sot. Te huajt i kane skanuar te gjithe politikanet shqiptare dhe ato te dhena, te mbledhura nga sherbimet e tyre sekrete, jane ne dispozicion dhe te kancelarive te tyre politike”, deklaronte kohe me pare Klosi.
 
E njejta histori dhe me drejtorin e fundit te SHISH, Bahri Shaqiri, shkarkuar ne menyre rrufe nga kryeministri dhe presidenti Nishani. Shaqiri, i konsideruar gjeresisht si njeriu i amerikaneve dhe partneri i besueshem i tyre ne Tirane, ka qene praktikisht prej dhjete vjetesh drejtues i sherbimit sekret. Fillimisht drejtor kabineti dhe me pas, drejtor i sherbimit per shume vjet, Shaqiri sot eshte nje qytetar i lire dhe shteti zyrtar, ndoshta e konsideron edhe si nje barre ne kembe. Duhet te jete teresisht e kunderta. Edhe heshtja e tij – dhe ai ka zgjedhur te heshte, pavaresisht shumeckaje qe di – ka nje cmim detyrues per shtetin. Njerez si ai nuk mund te lihen ne rruge. Edhe pse viti 2012 eshte teresisht i ndryshem nga cfare ishte Shqiperia 20 vjet me pare. Sot gabimi nuk mund te kete si alibi naivitetin e viteve 90’, sot mekate te tilla mund te kryhen vetem me vetedije.
Emerimi i Visho Ajazit ne krye te SHISH-it, gjithashtu ka shume pikepyetje. Sidomos me besueshmerine qe kerkon te kete statusi i institucionit qe ai drejton. Me dy shtetesi, Ajazi eshte certifikuar per pozicionin e djeshem politik qe ka mbajtur si zevendesminister, por qe eshte i pamjaftueshem per postin e tij te ri. Ne karrieren e tij ka nje zone erresire: dhjete vjet qe ai ka kaluar ne emigracion ne Kanada jane praktikisht te padeshifrueshem.
Ky eshte nje sinjal alarmi per politiken shqiptare qe duhet te reagoje. Ne te kundert, do te vazhdojne te qendrojne ne zyra, njerez qe paguhen me leke taksapaguesish shqiptare dhe u sherbejne te tjereve. Bota nuk eshte duarshtrengimi i politikaneve ne takime zyrtare; ata jane sherbetoret e publikut, por ne Shqiperi, kane zgjedhur te mbeten padrone. Edhe atehere kur perbetohen per patriotizem dhe hane buken e shqiptareve dhe bejne “duane e turkut”.
 
Si duhet te funksionoje
DSIK-ja, eshte nje institucion prane Keshillit te Ministrave, si Autoritet i Sigurise Kombetare ne fushen e informacionit te klasifikuar. Shqiperia ka nenshkruar marreveshje me 10 vende anetare te NATO-s per shkembimin dhe mbrojtjen e informacionit te klasifikuar. Shqiperia, ne keto marreveshje ka marre persiper qe informacionet e shkembyera ne baze te marreveshjeve, nuk do t’i perdoret per qellime te tjera. Ai informacion do te njihet vetem nga personat te cilet duhet te njihen me te, qe kane akses per ushtrimin e detyres si dhe qe jane te certifikuar sipas procedurave te brendshme te shteteve. Ne themel te kesaj eshte dhe parimi “nevoje per njohje”, nje parim baze i perfshire ne doktrinen e politikes se sigurise se NATO-s. por qe percaktohet edhe ne kete marreveshje.
Jane kater nivele te informacionit per shtetin shqiptar, sipas ndjeshmerise qe ka informacioni. Fillon nga niveli me i ulet, “i kufizuar”, shkon ne “konfidencial”, ne “sekret” dhe perfundon ne “teper sekret”.(Tema)