Nje dite e zeze per ekonomine

Lidhur me artikullin:

Opinion nga Klodian Tomorri.

Ka nje arsye te forte se pse Italia eshte nje vend me dy realitete te kunderta; e pasur dhe e zhvilluar ne Veri, por e varfer dhe e prapambetur ne Jug. Ajo eshte Mafia. Ne gjysmen e poshtme te “Çizmes”, bizneset perballen me nje dileme te perhershme, te paguajne para tek Lordet e Krimit ose te falimentojne. Ne nje ambient te tille, askush nuk do te investoje.

Rasti me tipik i pasojave shkaterruese qe krimi ka lene ne ekonomine italiane eshte Kalabria. Dikur ne zemer te perandorise Romake dhe asaj Greke, Kalabria eshte nje thesar jo vetem natyror, por edhe historik. Ajo ka mbi 500 kilometer plazhe te virgjera, nje klime shume te favorshme per bujqesi dhe potenciale te jashtezakonshme ekonomike. Por pavaresisht kesaj, ne terma monetare, Kalabria eshte rajoni me i varfer i Italise.

Impaktet e krimit ne ekonomi mund te jene te tmerrshme. Kalabria eshte shembulli i gjalle, qe rrezikon te pasohet nga nje tjeter, pak me shume se 500 kilometer ne verilindje.

Ne Tirane, Omnix Group nje kompani e fuqishme nderkombetare njoftoi terheqjen nga te gjitha investimet ne Shqiperi per shkak se presidenti i deges lokale, biznesmeni, Fadi Mitri u dhunua barbarisht dhe u kercenua me jete. Deklarata, e cila perben nje ngjarje te paprecedente shenon nje triumf shkaterrues te botes se krimit mbi shtetin ligjor.

Largimi i Omnix i heq ekonomise 450 milione euro. Me detyrimin per ta larguar kete kompani, Mafia gllaberoi automatikisht 4.5 per qind te Prodhimit Kombetar. Ne çdo sens qe ka vlere, kjo eshte nje kosto dramatike. Por demi real eshte disa here me i madh. Ne nje vend ku mafia mund te dhunoje, perzere apo asgjesoje investitoret strategjike, kapitali eshte denuar sakaq me vdekje.

Larry Summers, nje nga ekonomistet me autoritare te botees, thote se besimi eshte forma me e lire dhe efikase e stimulit ekonomik. E anasjellta po ashtu eshte e vertete. Pasiguria eshte rruga me e shpejte drejt mjerimit.

Sot eshte nje dite e zeze per ekonomine.