Nje gjerman per Shqiperine dhe nje hungarez per Kosoven

Publikohen emrat e arbitrave qe do te drejtojne ndeshjet eliminatore te Shqiperise dhe Kosoves. Sfida qe do te luhet ne “Elbasan Arena” mes Shqiperise dhe Izraelit do te drejtohet nga kryesori gjerman Deniz Aytekin, ndersa ndihmes te tij do te jene Guido Kleve dhe Markus Häcker.

38-vjeçari Aytekin me profesion menaxher biznesi eshte liçensuar nga Federata Gjermane ne vitin 2004, ndersa 4 vjet me pas drejtoi ndeshjen e pare ne Bundesliga. Ai eshte pjese e FIFA-s qe prej vitit 2011. Ai ka drejtuar kryesisht ndeshje te fazes se grueve te Champions League por edhe te Europa League. Ne karrieren e tij, arbitri gjerman nuk ka drejtuar asnje ndeshje te Kombetares Shqiptare.

Nderkohe, ne Turqi do te vendose drejtesi arbitri hungarez, Tamás Bognar me ndihmes te tij po nga Hungaria, Zsolt Varga dhe Balázs Buzás. 37-vjeçari ka nje eksperience te gjate ne kampionatin hungarez, ndersa ka arritur te marre stemen e FIFA-s qe ne vitin 2009. Ndeshja e fundit e drejtuar ne arenen nderkombetare ishte ajo mes Steauas se Bukureshtit dhe Zyrihut e mbyllur ne barazim 1-1, por ai eshte nje emer i njohur per shqiptaret pasi vendosi drejtesi ne sfiden eliminatore te Shqiperise ne Lihtenshtejn te fituar 2-0 nga Kombetarja Shqiptare.