Nje gjuajtje e Falcaos i kushtoi Man. Utd 600 mije euro

Lidhur me artikullin:

Kreret e Manchester Unitedit dite me pare konfirmuan se nuk do te blejne kartonin e sulmuesit kolumbian Radamel Falcao dhe kjo nuk ishte nje gje e papritur.

Falcao iu bashku Manchester Unitedit ne diten e fundit te afatit kalimtar nga Monaco ne forme huazimi. Kalimi i tij ne stadiumin “Old Trafford” gezoi pa mase tifozet e Manchester Unitedit. Skuadra angleze negocioi me Monacon sa i perket huazimit te Falcaos.

Monacos i pagoi nje demshperblim prej 8.5 milione eurosh dhe po ashtu mori persiper pagen javore prej 350 mije eurosh te Falcaos.

Manchesteri po ashtu pati opsionin per ta blere kartonin e kolumbianit per 55 milione euro ne fund te edicionit 2014/15, opsion te cilin vendosi te mos e shfrytezoj. Keshtu do te kthehet te Monaco pasi me te ka kontrate deri ne veren e vitit 2018.

Per nje shume te tille te parave, Manchesteri priste gjera te medha nga Falcao. Mirepo kolumbiani ne asnje ndeshje te vetme gjate edicionit te fundit nuk e arsyetoi çmimin e larte qe u pagua per sherbimet e tij.

Kur te kthehet Falcao te Monaco, skuadra angleze per kolumbianin do t’i kete shpenzuar hiç me pak 22.5 milione euro per te (transferimi dhe pagat).

Sulmuesi 29-vjeçar gjate tere edicionit ne Premier League ka pasur ne total 37 gjuajtje qe do te thote se Manchesterit nje gjuajtje e Falcaos i ka kushtuar hiç me pak se 600 mije euro.

Burimi: Koha.net