Nje histori e shkurter mbi filantropine

Filantropi, kjo fjale me origjine greke, do te thote “dashuri ndaj njerezimit” ne kuptimin e te treguarit kujdes, te te ushqyerit, zhvillimit dhe forcimit te shprehjes “Çfare do te thote te jesh njerezor” si nga ana e mireberesve ashtu edhe nga ajo e perfituesve.

Perkufizimi me konvencional modern i filantropise eshte “iniciativat private per te mira publike duke u perqendruar tek cilesia e jetes.” Kjo kombinon aspektin social shkencor, te zhvilluar ne shekullin e 20te, me traditen origjinale humaniste, dhe sherben per te krahasuar filantropine me biznesin (iniciativat private per te arritur te mira private duke u perqendruar tek prosperiteti material) dhe me qeverine (iniciativa publike per te arritur te mira publike qe perqendrohen tek ligji dhe rregulli.)

Raste te filantropise mbivendosen me rastet e bamiresise, megjithese jo te gjitha rastet e bamiresise jane filantropi dhe e kunderta.

Ndryshimi midis filantropise dhe bamiresise qendron ne faktin se bamiresia lehteson dhimbjet e problemeve sociale ndersa filantropia perpiqet te zgjidhe problemet sociale duke pasur parasysh shkaqet e tyre ne zemer. Ndryshe ky ndryshim mund te shpjegohet me krahasimin kur nje te urituri i jep nje peshk per te shuar urine (kjo eshte bamiresi) ndersa i meson si te gjuaje peshk (kjo eshte filantropi.) Personi qe e praktikon filantropine quhet filantropist.

Etimologjia e fjales “filantropi”

Fjala u perdor se pari nga dramaturgu Aeschylus (Eskili) ne Prometheus Bound (shekulli i 5-te BC) per te pershkruar karakterin e Prometeut su “dashurues i njerezimit” (philanthropos tropos). Ai i dha njerezve, te cilet nuk kishin kulture, zjarr (qe simbolizonte civilizimin teknologjik) dhe “shprese te verber” (optimizem). Se bashku, ato do te perdoreshin per te permiresuar kushtet njerezore dhe per te shpetuar njerezimin nga shkaterrimi. Keshtu, njerezit ndryshonin nga te gjitha kafshet e tjera duke u civilizuar me fuqine e edukimit dhe kultures (e shprehur ne te mira nga te cilat perfitojne te tjeret.)

Filantropia klasike dhe moderne

Pikepamja antike greke e filantropise – se ‘dashuria qe duhet te jete njerezore” eshte natyra kyce dhe qellimi i njerezimit, kultures dhe civilizimit – ishte ne thelb filozofike duke perfshire metafiziken dhe etiken brenda saj. Filantropia filloje te arrije formen e saj moderne ne Epoken e Iluminizmit – pas Lufterave te Fese ne Europen e shekullit te 17-te. Alternativat laike si empirizmi i llogjikshem dhe shkenca, i beri filozofet te perqafojne tendencen drejt nje pikepamje me progresive te historise. Kjo tendence arriti nje shprehje te paste ne Ilumizmin Skocez sidomos ne veprat e Anthony Ashley-Cooper, Konti i 3-te i Shaftesbury dhe Francis Hutcheson i cili propozoi se filantropia eshte elementi kyc i lumturise njerezore te perceptuar si nje lloj “fitness”, nje lloj jetese ne harmoni me natyren dhe ndergjegjjen.

Vete-zhvillimi, i demonstruar ne akte apo gjeste te mira kundrejt te tjereve, ishte rruga me e sigurte per te jetuar nje jete te kenaqshme, te plotesuar dhe te kenaqshme si edhe per te ndihmuar ne ngritjen e nje komuniteti te perbashket.
Ndikuar nga keto ide, shoqata vullnetare dhe mireberes te pasur perqafuan aktivitete bamirese dhe filantropike. Shoqata dhe klube zoterinjsh filluan te dalin ne pah ne Angli. Klasa e larte filloi te adaptonte nje qendrim filantropik kundrejt te paprivilegjuarve. Ky aktivizem i ri social u kanalizua ne krijimin e organizatave bamirese. Moda e klases se larte per te bere akte miresie çoi ne krijimin e organizatave te para bamirese. Kapiteni, Thomas Coram, i tmerruar nga numri i madh i femijeve te braktisur qe jetonin ne rruget e Londres, ngriti nje spital (Founding Hospital) ne vitin 1741 per tu kujdesur per keto jetime.

The Founding Hospital

Kjo ishte bamiresia e pare ne bote qe sherbeu si nje precedent per krijimin e shoqatave te tjera bamirese kudo.

Filantropiste, si kampioni kunder skllaverise, William Wilberforce, filloi te adaptonte role ne drejtimin e fushatave aktive ku lobohej per nje çeshtje dhe per qeverine per te bere ndryshime legjislative.

Ne vitin 1863, biznesmeni svicerian, Henry Dunant perdori pasurine e tij per te themeluar Geneva Society for Public Welfare i cili u be Komiteti Nderkombetar i Kryqit te Kuq. Gjate Luftes Franko-Prusiane ne vitin 1870, Dunant drejtoi personalisht delegacionet e Kryqit te Kuq qe u kujdesen per ushtaret. Ai mori Çmimin e Pare Nobel per Paqen ne vitin 1901.

Henry_Dunant-young-1024x1024-300x300

Henry Dunant

 

 

Filantropia u be shume ne mode midis klasave te mesme ne Britani dhe Amerike. Octavia Hill dheJohn Ruskin ishin nje force e madhe prapa zhvillimit te shtrehimit social ndersa Andrew Carnegie u be shembulli i filantropise ne shkalle te gjere ne nje Amerike te industrializuar. Ne librin e tij, “Gospel of wealth” – 1898 – Carnegie shkruan per pergjegjesite e pasurise se madhe dhe rendesine e drejtesise sociale. Ai krijoi librari publike ne te gjitha vendet ku flitej gjuha angleze. Ai gjithashtu dha shuma te medha parash per shkollat dhe universitetet. Filantrope te medhenje te tjere amerikane te shekullit 20-te ishin John D. Rockefeller dhe Henry Ford.

Ne dekadat e fundit, krijuesit e pasurise ne sektorin e teknologjise kane krijuar karriera te dyta ne fushen e filantropise. Ata kane krijuar fondacione te medha.

 

Filantropia individuale filloi te ishte ‘shik” per yjet dhe VIPA-t. Filmat dhe televizionet e adaptuan kete ide. Shume iniciativa jane ndermarre nga individe te pasur si Bill Gates dhe earren Buffett. Megjithate, sipas studimeve te The Chronicle of Philantrophy, te pasurit, (ata qe bejne $100,000 ne vit) japin nje pjese shume me te votgel – mesatarisht 4.2 % per bamiresi se sa grupi tjeter i me pak te pasurve (midis $50,000 dhe $75,000 ne vit) te cilet japin 7.6 % per bamiresi.

 

spitali

Nje histori e shkurter mbi filantropine – Materiali i perzgjedhur per kete artikull u mundesua nga Partneret Shqiperi. Artikulli u realizua per numrin 6 te Revistes Online te Biznesit. LEXOJENI KETU!