Nje model i ri i 4 inç iPhone mund te vije ne fillim te 2016-es

Shitjet rekord te modeleve 4.7 inç iPhone 6S dhe 5.5 inç iPhone 6S Plus kane thyer tabute e Steve Jobs qe thoshte se askush nuk do te pelqente nje iPhone me ekran te madh.

Megjithate Apple akoma shet nje model me ekran 4 inç, iPhone 5S, i cili tashme i ka mbushur dy vite. Raportohet se ne muajt e pare te 2016-tes Apple ka planfikuar te nxjerre ne shitje nje version te permiresuar te iPhone 5S sipas analistit te KGI Securities, Ming Chi Kuo.

Sipas hulumtimit te analistit ne fjale, modeli i ri iPhone me ekran 4 inç do te karakterizohet nga dizajn prej metali dhe mundesisht i disponueshem ne 2 ose 3 ngjyra. Ky telefon do te kete proçesorin me te fundit te Apple A9 prezent ne iPhone 6S dhe 6S Plus.

Kamera raportohet te ngelen po te njejtat. E pasme 8 megapiksel dhe frontale 2 megapiksel. Por me interesant eshte çmimi i parashikuar nga analisti i cili thote se do te kushtoje diku mes 400-500 Euro. Ky eshte çmim i ulet per nje iPhone dhe heren e fundit qe kompania shiti nje telefon me kosto te tille ishte iPhone 5C por qe nuk pati sukses per shkak te harduerit medioker qe permbante. iPhone 5C u largua nga shitja ne shtator.

/PC World Albanian/