Një oaz qetësimi Shpirtëror, larg e pranë qytetërimit

*Andi Bica, Beti Kumi

Agroturizmi në arealin e Durrësit ka një stacion të pëlqyer nga shumica e vizitorëve të huaj, të rinj emigrantë të kthyer, familjarëve e të dashuruarve. Rrugës drejt plazhit të Gjirit të Lalëzit ndalesa në Radë e Manzë tek Ferma Natyrale e familjes Huqi të fton në një zbulesë.

Liqeni mes kodrave, i përshtatur me resortin ku gatuhet mishi në pus sipas traditës osmane është një thirrje për t’u argëtuar dhe shijuar si tryezën, shëtitjen mbi varkat me pedale po aq edhe dritën e diellit.

Realizuesi i Agroturizmit, Gëzim Huqi së bashku me bashkudhëtaren e tij, na prezantojnë të rejat e sezonit 2018, ku në krahun tjetër të liqenit kanë realizuar shtëpiza të drunjta si dhoma fjetje për pushuesit.

Pikniku në modelin shqiptaro amerikan, me zgara buzë ujërave të kodrave të Durrësit, ka një shtrirje më të mirë e të begatuar nga të zotët e shtëpisë pritëse. Thuhet se aty ngrohtësia e mjedisit, ushqimi me kualitet, verërat nga disa prej kantinave kombëtare dhe pamja mahnitëse thërrasin në një qetësim Shpirtëror.

Trëndafilat e bardhë e vishnje të shartesës simpatike, krijuar nga botansiti Hamdi Shahini, me emrin “Abra kadabra”, mjelmat shëtitëse mbi ujë, harqet e reja të veshura me bimë kacavjerrëse mbi tryezat në formë çadrash të zgjojnë nga gjumi me ajrin e pranverës romantike, larg kryeqendrës së ndotur nga kaosi e zhurma.

Premiera e Agriturizëm Huqit kurorëzohet në 29 Prill, duke prezantuar dashamirësit e eskursionit në shije e natyrë me një oaz sa larg e pranë qytetërimit.