Nje shpulle mbi fytyren e Rames

Nga Andi Bushati.

Pasi i ka dale boja per vjedhjen galopante, per tenderat dhe koncesionet, per deshtimin ne ekonomi, largimin e shqiptareve nga vendi, per rritjen e borxhit dhe mungesen katastrofale te investimeve te huaja, Edi Rames dhe idhtareve te tij u kishte mbetur te kapeshin si i mbyturi pas nje fije floku, tek toleranca dhe te mosqenit te dhunshem.

Mire, mire- thoshin mbrojtesit publike te Rames- ju mund ta fshikulloni per gjithçka, por ai nuk eshte i dhunshem si Berisha.
Ai eshte njeriu qe i hoqi gardhin Kryeministrise dhe “mbolli kerpudha”. Ai eshte njeriu qe duroi protestuesit kunder armeve kimike, me dite te tera para godines.

Pra ai eshte demokrat dhe tolerant ndryshe nga paraardhesi i tij brutal.

Por, e gjithe kjo propagande bajate eshte krisur sot sot ndjeshem pasi nje polic (jo nga ata barkderret) i Rilindjes goditi ne fytyre nje grua te moshuar, profesioniste te zonjen, qe kish dale te protestonte se i kishin thene se ky eshte nje vend demokratik, njesoj si perendimi ku ajo jetonte prej vitesh.

Ajo grua e nderuar u perdhunua publikisht. Dhe pergjegjes per kete eshte pushteti i Edi Rames. Jo vetem per faktin aksiomatik qe kemi mesuar prej kohesh se nje pushtet qe fillon te vjedhe dhe te abuzoje do degjeneroje drejt dhunes, por edhe per nje refren qe e kemi perseritur shpesh gjate kohes se Berishes: Nuk ka polic qe godet mbi qytetaret nese ai nuk eshte frymezuar apo urdheruar nga pushtetaret.
Mjaftojne keto dy fakte per ta akuzuar sot Edi Ramen per dhune.
Po kunder kujt dha urdher te qellohej ai?

Pse kishin dale te protestonin ata njerez?

Ata ishin aty, sepse nje kryetar bashkie qe u soll si dordolec ne fushate, duke marre votat me premtimin zero ndertime, sot eshte kthyer ne nje idhtar te betonizimit.

Atij i ka dale boja sepse nuk po e ndalon dot bosin e tij, te jape leje ndertimi qè nga dhunuesit e Gerdecit e deri tek pronaret e mediave. Ai po qesharakezohet duke planifikuar ndertime ne te gjitha anet e Parkut Kombetar, duke shkaterruar hyrjen e tij nga sheshi Nene Tereza, duke shkaterruar Parkun Rinia, e tani se fundi duke nderhyre edhe vete brenda parkut tè liqenit.

Ata qytetare ishin aty sepse nuk e kuptojne se pse betonizohet edhe aq pak gjelberim sa ka mbetur, kur nese kishte nevoje per nje kend lojrash, ai mund te behej andej nga Rama u ka dhene klienteve te tij, parkun olimpik. Keshtu shtohej zona rekreative dhe nuk mpakej ajo.
Ata qytetare ishin aty sepse nuk e pranojne dot mashtrimin qe votat u merren me slloganin “nje qytet pa makina” dhe pastaj miratohen projekte mostruoze qe makinat i ftojne ne zemer te qytetit.

Ata qytetare, qe e meritojne plotesisht kete emer, ishin aty dhe ne vendin tone, te te gjitheve ne qe u perhumbem ne kenaqesite e vogla te nje fundjave, duke neglizhuar edhe nje dite me shume te ardhmen e femijeve tane, qe po e vjedhin ata qe parate i bejne na qender te Tiranes dhe vete jane shperngulur te jetojne larg saj.

Ne kete kuptim e vetmja keqardhje ishte se ata ishin shume pak ne raport me kete vrasje te shumfishte qe po i behet qytetit.

Por dhe aq sa qene, klika e hajduteve cinike vendosi t’i rrahe dhe godase. Policet e Rilindjes mbrojten hunjte dhe gardhin dhe qelluan mbi njerezit.

Goditen me shpulle edhe ate qytetaren ne moshe, qe pandehte se mund te protestonte lirisht ne nje vend demokratik. Qe ndoshta i kishin thene ne vendin ku jetonte se gjerat kishin ndryshuar, se Edi Rama nuk ishte si ai i pari, se Shqiperia tani qe me demokratike.
E kishin genjyer. Ashtu siç genjyen shumekend, kur i thane se kishte ardhur fundi i betonit mbi Tirane dhe mbi parqe.

Ashtu siç genjyen 1 milione shqiptare qe denuan dy vite e ca me pare nje pushtet policor dhe te dhunshem.

Edhe ne kete pike Rilindja po ecen ne te njejten rruge si Berisha.

Ne kete kuptim shpulla policore mbi ate grua 60 vjeçare eshte nje shpulle mbi fytyren e Edi Rames. Sepse me aktin e sotem, ai po zhvishet edhe nga justifikimi i fundit qe i kishte mbetur: se ai eshte me demokrat sesa paraardhesi.