Nje Shqipetare e suksesshme ne Amerike

Pikerisht ne kohen kur Vana Chupp, 36 vjeçe, u be nene, ajo perjetoi edhe nje tjeter lloj “lindjeje” – idene per kompanine e saj te dizanjnit, Le Papier Studio. Nga nje zakon personal i dokumentimit te rritjes se djemve te saj nepermjet portretizimit, arti i Vanes u shnderrua ne nje dyqan te suksesshem dhe me pas ne nje liber a dy!.
Por me pare se te arrinte suksesin si nje grua biznesmene, gjithshka nisi me nje Master ne Arkitekture. Me diplomen ne dore, Vana filloi te punonte ne nje firme arkitekture dhe me pas ju dha plotesisht pasionit te saj te brendshem per dizenjime te bukura. Tani, si pronare dhe drejtoreshe krijuese e kompanise se saj, Vana vertet ka prekur me te mirat e ketyre dy boteve – nje biznes i lulezuar ku dora dhe aftesia e saj ndihen ne cdo hap te procesit te dizajnit ndersa familja qendron ne vend te pare per te.
Megjithese kerkesat e biznesit te Vanes shpesh kerkojne mbremje pune deri ne oret e vona, ajo e konsideron mundesine per te ndare pasionin e saj me boten me shume se nje shperblim. 
Me keshilla te mira dhe nje perspektive te cilen dizenjatoret e rinj shpresojne ti ndajne nje dite, historia e Vanes tregon se dashuria dhe familja mund te frymezojne art te bukur dhe nje trashegimi te gjate dhe frutedhenese.

Pika e saj e fillimit

– Le te shkojme mbrapa ne kohe dhe pikerisht ne filimet tuaja. A mund te na thoni dicka per punen tuaj te pare? Cfare mesuat per veten tuaj dhe ku shkuat me pas?
Fillova te punoj ne nje firme arkitekture menjehere sapo mbarova kolegjin. Me pelqente shume detaji i cdo vizatimi. Projektet mbi te cilat ne punuam ishin rezidenca shume te shtrenjta dhe cilesore, keshtu klientet kishin pritshmeri te caktuara. Shpejt zbulova dashurine time per procesin e dizanjnit, dicka qe ende e kesaj dite e mbaj me vete.

Si i ka dhene forme punes tende si dizinjatore trajnimi dhe diploma juaj ne arkitekture?
Trajnimi ne degen e arkitektures me zhvilloi ndjenjen e vleresimit te madh per dizanjnin e mire dhe nje kuptim mbi faktin se si ajo ndikon ne jete (timen dhe te atyre rreth meje.) Gjithmone kam qene e terhequr ndaj arkitektures qe i reziston kohes, keshtu ishte e natyrshme qe e bera artin klasik te siluetave pjese te punes sime.

Cfare te terhoqi tek ideja e hapjes se biznesit tuaj te siluetave – Le Papier Studio? Si ishte kalimi tek ky biznes nga puna juaj si arkitekte?
Isha nje nene e re qe punoja si freelance ne arkitekture dhe kisha nje nevoje te deshperuar per te pasur nje burim krijues. Ideja e siluetave me erdhi pasi linda djalin tim te pare, Nikolas. Perdora siluetat per te dokumentuar momentet e tij me te rendesishme te jetes duke fiksuar personalitetin dhe pikat kyce. Vizatoja silueten e tij cdo muaj te vitit te tij te pare te jetes. Shume shpejt hapa nje dyqan dhe fillova te ofroj sherbimet e mia ne vizatimin e siluetave. Zbulova se njerezit i dashuronin siluetat aq shume sa edhe une. Ne fakt eshte arti perfekt per te fiksuar momentet e vecanta dhe per te kujtuar te dashurit. Ne kete pike, isha kaq e zene me La Papier Studio sa qe mu desh ta lija arktekturen dhe te fokusohesha tek puna me ore te plota. Kjo me bente te lumtur.

Suksesi i saj i madh

– Si ishte procesi i fillimit te biznesit tuaj? Si arritet te merreshit me aspekte si marketingu, produksioni, PR ne fillimet e biznesit tuaj? A kane ndryshuar keto gjera qe nga krijimi i kompanise ne 2008?
– Hapa nje dyqan brenda nje kohe shume te shkurter dhe fillova ta shes artin tim. Pata fat qe ne fillim. Disa blogje te njohura nxoren ne pah koleksionin tim dhe menjehere pata me shume kerkesa se sa mund tja dilja vetem. Keshtu punesova disa vete si dhe bashkeshorti im dhe familja do te me ndihmonin ne periudha te pikut te punes.

Fillimisht studio ime ishe ne nje cep te dhomes se pritjes. Ndersa biznesi po zhvillohej, e zhvendosa studion jashte shtepise. Ky ishte vendimi me i mire ne ate johe. Nuk harxhoja shume kohe per ti bere marketing punes sime pervec perdorimit te blogjeve dhe medias sociale. Ishte 2010 kur fillova te punoj me nje kompani PR. Ishte taman koha kur doli libri im i pare.

-Nje nga sfidat e karrieres krijuese eshte te jesh i frymezuar. Ku e gjen kete frymezim?
– Une marr frymezim nga cdo gje rreth meje – e kaluara ime si arkitekte, djemte e mi, vendet qe kemi vizituar, tendencat dhe moda. Bashkeshorti dhe une pelqejme gjera te njejta, keshtu e di qe gjithmone mund te mbeshtetem tek ai per frymezim. Gjithmone eshte Pinterest dhe Paris – eshte e sigurte te thuash se jam pak e varur ndaj te dyjave. 

– Pasi keni nje ide per koleksionin tuaj, cfare ndodh me pas?
– Filloj te flas me bashkeshortin tim. Dicka se si mund ti jap ze vizionit tim. Kjo e ben ate te vertete dhe te prekshme. Pastaj vazhdoj ti vizatoj idete e mia ne disa flete letre. Entuziazmi tek sheh se idete po marrin jete eshte nje force shtytese mbrapa punes sime. Pastaj marr mendimet dhe reagimet e fansave dhe klienteve te mi. I perfshij ata qe ne hapat e para te procesit me qellim qe ata te behen pjese e tij. Me pas vjen fotokopimi, fotografimi dhe formulimi i historise mbrapa punimit te caktuar apo koleksionit. Te tregosh historine se si nje punim apo koleksion erdhi ne jete eshte nje pjese e madhe e procesit te planifikimit. Dua qe njerezit ta kuptojne dhe te dine “perse-te” ne cdo punim qe paraqis. Lancimi eshte elementi me i tmerrshem por edhe me shperblyes i tere procesit. Kurre nuk e di me siguri se si do te pritet puna ime por ne kete pike nuk ka kthim mbrapa. Por edhe mund te ulem dhe te kenaqem!

Perspektiva

Le Papier Studio (LPS) eshte tani nje marke e lulezuar me nje boom prezence ne internet, e permendur shume here nga shtypi dhe me nje klientele besnike. Kush eshte hapi tjeter per LPS?
Deshira ime eshte te vazhdoj te sjell produkte unike e kuptimplote klienteve te mi. Ne jemi ne procesin e modernizimit te koleksioneve tona – te heqim ate cka nuk funksionon me aspektet estetike te markes sone. Ajo cka eshte me e rendesishme per mua me shume se sa zhvillimi aktual i biznesit eshte gezimi qe ndjej duke bere ate qe dua.

Cfare keshille do ti jepje femrave qe shpresojne te fillojne biznesin e tyre te dizanjnit? Cfare aftesish jane te domosdoshme dhe a mendoni se te keni nje industri nic si nje avantazh?
Do ti keshilloja ato te benin nje kerkim te tregut para se te hidheshin ne nje nderrmarje te tille. Dhe nese ajo qe ato shpresojne te ofrojne tashme ekziston ne te njejten forme, keshilla eshte ta beni me mire. Dhe me fjalen “me mire” do te thote ta beni nga perspektiva juaj.