Nje shqiptar ne radhet e Hamburg. 18 vjecari Feka kontrate profesionistesh

Lidhur me artikullin:

Nje shqiptar ne radhet e Hamburgut. Mesfushori 18-vjeçar, Dren Feka nenshkroi kontraten si profesionist me klubin e Bundesliges, duke finalizuar me sukses rrugetimin e nisur 7 vjet me pare ne radhet e te rinjve te kesaj skuadre.

Lajmin e ben te ditur vete klubi i Hamburgut ne nje komunikate zyrtare ku konfirmon firmen e hedhur ne kontrate qe do ta lidhe te riun me origjine shqiptare me skuadren deri ne vitin 2018. Gjate vitit te shkuar, Feka u shpall lojtari i vitit ne akademine e te rinjve te Hamburgut dhe ne kete menyre, drejtuesit menduan t’i ofronin nje kontrate profesionisti çka do te thote se ai mund te debutoje gjate pjeses se dyte te sezonit ne Bundeslige.

Edhe vete 18-vjeçari ka bere nje postim te shkurter ne Facebook ku shkruan: “Gjithçka eshte zyrtare. Firmosa nje kontrate profesionisti. Pas nje pune te gjate dhe te veshtire u shperbleva. Kam hedhur nje hap te madh duke bere krenare edhe familjen time”. Nderkohe, drejtori sportiv, Peter Knabel theksoi: “eshte nje aset i rendesishem i klubit, dhe duam te tregojme se ai ka nje perspektive te rendesishme ketu. Jemi te bindur ne cilesite e tij. Shpresojme qe te vazhdoje te permiresohet edhe me shume”. Talenti me origjine shqiptare ka shtetesi te dyfishte, gjermane dhe shqiptare por aktualisht ai eshte pjese e Kombetares U-19 te Gjermanise.