Nje vjetori i ndarjes nga jeta e Dr. Florit, bashkeshortja rrefen dhimbjen

Ka kaluar një vit që kur Dr. Flori u nda nga jeta por dhimbja që ka lënë pas nuk mund të shuhet lehtë te njerëzit që e njohën dhe sidomos te familja e tij, bashkëshortja Blerina dhe dy fëmijët. Në një dedikim të shkruar sot në rrjetin social Instagram, Blerina ka rrëfyer dhimbjen e saj dhe sesa i mungon bashkëshorti asaj dhe babai dy fëmijëve të vegjël.

“Sot u bë një vit i plot pa ty, pa gjenë me të çmuar të jetës sime, kam mbetur ende tek 17 nëntori i një viti më parë ku nuk mund të besoja se tashmë do të më duhej të ecja e vetme në udhëtimin që nisëm bashkë.

Flori na ka marrë malli të gjithëve për ty. Kaltrina përpiqet të jetë e përmbajtur se ka hallin tim , përpiqet të fsheh gjithçka që ndodh brenda saj, por ka ditë që shpërthen në lot dhe unë e le të qajë dhe i bashkohem fshehurazi lotëve të saj.

Ishte shumë e vogël për të pasur një mungesë kaq të madhe Flori.

Por ndihet krenare kur flitet për ty .

Danieli të përqafon. Po ,po , merr fotografinë tënde dhe i flet asaj .Po përpiqem ta dëshifroj dhe me duket sikur të pyet …pse…pse…pse…

Pse s’mund të luajmë bashkë , pse nuk ece dhe pak kohë mbi tokë dhe unë do të isha një arsye më shumë për të vazhduar udhëtimin bashkë me mamin.. Flori ,

Ti thjesht mungon fizikisht sepse unë sërish flas me ty thuajse gjithë ditën dhe kur flenë fëmijët jam sërish me ty sepse ti je endrra ime e çdo natë, pastaj zgjohem me ty dhe kështu përseritet çdo ditë. Ndryshimi i vetëm është se fëmijet po rriten dhe bashkë me to mungesa jote.

Flori ju mungon të gjithëve, mamit , babit , Albanit, Idës të gjithëve.”

/Anabel/